PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

4 deshira per 4 gra Evropiane

Dëshira e parë

 
Gruaja britaneze, e ka shkruar këtë dëshirë para njeqind vite.Ka thënë shkrimtarja e njohur  Ati Rud në një artikull që është përhapur në vitin 1901: “Te punojnë grate tona si shërbëtore nëpër shtëpitë e tyre është më mirë dhe sprovë më e leht për to, se sa të punojnë në puntori. Ah sikur vendet tona të jenë sikur vendet e muslimanve, ku në ato vende gjenë thjeshtësi, ruajtje të nderit dhe pastërti.C’është puna  e jonë që nuk shkojmë pas asaj që e bënë gruan të punojë me atë që i përshtatet natyrshmërisë së saj që ajo të qëndrojë në shtëpi.

 

 
Dëshira e dytë

 
Gruaja gjermane thotë: “Unë kam dëshirë të qëndrojë në shtëpin time, por pasiqë cudirat e ekonomisë në Gjermani nuk përfshijnë çdo shtresë të popullit qëndrimi im në shtëpi është bë i pamundur. Ah sa keq është një gjë e tillë. (Këtë e ka cekë gazeta javore Gjermane)

 

 
Dëshira e tretë

 
Gruaja italiane në momentet kur bisedonte me Dr. Mustafa Sibain (Allahu e mëshiroftë): “Unë ja kam lakmi gruas muslimane. Kisha pasur dëshirë që të isha e lindur në vendet e juaja”.

 

 deshira e katert

 

gruaja franceze

Më ka treguar për dëshirën e kësaj gruaje një mjek musliman i cili qëndron në Francë. Një gjë të tillë më ka treguar në muajin Ramazan, vitin 1421h, pasi që një mjeke franceze krishtere e cila punonte me të e pyeti mjekun musliman për gjendjen e gruas së tij të mbuluar, se si ajo kalon  kohën e saj në shtëpi dhe cili është programi i saj ditor, ai iu përgjigj:  “Kur zgjohet në mëngjes rregullon atë që kanë nevojë fëmijët për shkollë, pastaj flen deri në ora 9 apo 10, pastaj ngritet që të rendit dhe të pastrojë shtëpinë, pastaj kujdeset për obligimet e shtëpisë si pregatitja e ushqimit etj”.Mjekja e pyeti: E kush shpenzon për të kur ajo dihet që nuk punon. Mjeku tha: “Unë.” Mjekja me një  huti dhe e mahnitur e pyeti prapë: “Ti i blen asaj çdo gjë që ajo dëshiron?! Ai tha: “Po” Mjekja tha: “Dmth që blenë për gruan tënde edhe arin?” Mjeku tha: “Po” Mjekja tha: “Gruja e jote qenka mbretëresh!” Tregon mjeku pastaj se kjo grua kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj që ta shkurorzojë me kusht që mjeku ta martojë atë, dhe pastaj kjo grua ta lë profesionin e punës, të ulet në shtëpi sikur që ulet gruja muslimane. Jo vetëm kaq, por ajo është e kënaqur që të jetë gruja e dytë për një burrë muslimanë vetëm me kusht që të qëndrojë në shtëpinë e saj. 

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an)