PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Ajo nuk ia demaskon sekretet e tij

Gruaja e ndershme nuk i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj dhe i tregon askujt për atë që e flet me bashkëshortin e saj.

 

 

Ajo asnjëherë nuk do të kishte rënë në nivelin e atyre grave që të tregojnë gjithçka që flasin me bashkëshortët e tyre. Ajo gjithashtu asnjëherë nuk do të kishte pranuar që të jetë në mesin e atyre grave që pejgamberi s.a.v.s. i ka përmendur në hadithin e tij: "Njerëzit më të keqë në Ditën e Gjykimit janë ata që njerëz që..., ai mashkull që i zbulon sekretet e bashkëshortes së tij dhe ajo femër që i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj." (49).

 

Janë disa sekrete, demaskimi i të cilëve nuk prish shumë punë, mirëpo prapëseprapë të demaskuarit e tyre është i keq dhe i papranueshëm. Të mbajturit e sekreteve ashtu si janë (të patreguara) është një punë shumë e vlefshme, ndërkaq të demaskuarit e tyre është një gabim trashanik, gabim ky prej të cilit nuk mundet shumëkush nuk mundet të jetë imun. Përjashtim është rasti i pejgamberit s.a.v.s. kur ai ia pat besuar një sekret Hafsës, e kjo ia tregoi Aishes, e ky (demaskim) çoi deri në një haos në shtëpinë e pejgamberit s.a.v.s., kështuqë ai s.a.v.s. u largua prej grave të tij për një muaj meqë ishte shumë i hidhëruar prej tyre. (50).

 

Gjithashtu në lidhje me këtë çështje ishte shpallur ky ajet: "(Përkujto) kur pejgamberi njërës prej grave të veta ia kumtoi një lajm fshehurazi një lajm, e kur ajo e tregoi atë (lajm), e All-llahu ia tregoi (pejgamberit të Tij) për (zbulimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri asaj me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë ( gruan) me atë që atë (që i kishte treguar), ajo tha: E kush ta tregoi ty këtë? Ai tha: Më tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave!" (ET TAHRIM, 3)

Një nga bekimet më të mëdha që All-llahu i Lartësuar ia ka dhuruar muslimanëve në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi është se Ai jetën e pejgamberit s.a.v.s. e ka bërë si libër të hapur, në të cilin (libër) mund të mësohet besimi i tij dhe aplikimi i tij në jetën praktike. Asgjë nuk është sekrete as e fshehur. Çështjet dhe ndodhitë që njerëzit i mbajnë sekret, në Kur’an dhe Sunet janë të sqaruara, madje edhe dobësitë njerëzore që nuk mund të shmangen. Të gjitha këto (çështje) janë të sqaruara me qëllim që njerëzit ta shohin dritën prej errësirës dhe të drejtën prej jo të drejtës.

 

Shokët e pejgamberit s.a.v.s., All-llahu qoftë i kënaqur me gjithë ata, e kuptonin se jeta e pejgamberit s.a.v.s. ishte plotësisht e përkushtuar ndaj All-llahut të Lartësuar dhe mesazhit të Tij, kështuqë pse ata të mbajnë diçka fshehtë prej jetës së tij? Tregimet që janë rrëfyer rreth jetës së tij, shtëpisë së tij dhe grave të tij paraqesin aplikim praktik të fjalëve të thëna nga ai prej më parë dhe për këtë arsye, shokët e tij e transmetonin jetën e tij në detaje. Këtu vlen të thuhet se atyre nuk u shpëtonte asnjë aspekt prej jetës së tij pa u analizuar dhe transmetuar, qoftë nëse ai (aspekt) ishte i madh apo i vogël. Kjo njëherit është një mënyrë që All-llahu i Lartësuar e bëri me qëllim që jeta e të dërguarit të Tij të jetë regjistrohet dhe të memorizohet, duke përfshirë detaje të sakta.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free