PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Disa rregulla për një martesë më të lumtur

1. I thoni njëri-tjetrit se e doni.
2. Asnjëherë mos u hidhëroni në të njëjtën kohë
3. Nëse e keni patjetër të kritikoni, bëjeni atë me dashuri.
4. Asnjëherë mos i përmendni gabimet e vjetra.
5. Asnjëherë mos shkoni të fleni pa zgjidhur problemin.
6. Më mirë të leni krejt dynjallëkun se sa njëri-tjetrin.
7. Falni namaz (vullnetar) së bashku të paktën një herë në ditë.
8. Dijeni se pas çdo bashkëshorti të suksesshëm qëndron partneri i tij i stërlodhur.
9. Dijeni se për grindje duhen dy vetë.
10. Kur të gaboni, pranojeni gabimin.
11. Së paku njëherë në ditë i thoni partnerit diçka të mirë apo i bëni ndonjë kompliment.
12. Mos shkoni në krevat më vonë se dhjetë minuta pas partnerit tuaj.
13. Dëgjojeni kur partneri juaj flet.
14. Mbajeni mend se shoku juaj bashkëshortor është më i rëndësishëm se televizori, lojrat, videot etj.
15. Vini re kostumin e ri apo frizurën e re të partnerit tuaj.
16. Mbani mend përvjetoret.
17. Falënderoni partnerin tuaj për dhuratat që ua bën apo për mundin që jep për ju.
18. Kush çohet i fundit, rregullon krevatin.
19.Vini re kur shoku juaj bashkëshortor është i lodhur dhe bëni diçka në lidhje me këtë gjë.
20. Asnjëherë mos e dorëzoni partnerin tuaj, as mos e kri­tikoni publikisht.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free