PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

E dua nje vajze,familja se pranon.C'te bej ?

Allahu subhanehu ue teala, t'a lehtesofte gjendjen vella.

 

Fillimisht vella, te keshilloj qe me butesi, te mundohesh t'i keshillosh familjaret e t'u se vajza ne fjale, eshte vajze e ndershme, besimtare e devotshme (nese eshte e tille), me shprese qe ata do te mirekuptojne kete gje dhe do te pajtohen me lidhjen tuaj per martese.

 

Me tutje, rreth nje ceshtje te ngjashme, Shejh Salih El-Munexhid, Allahu e ruajte, eshte pyetur se cfare duhet te veproje nje djale i pamartuar, nese deshiron te martohet me nje vajze, mirepo babai i tij, nuk e pranon martesen e tij me ate vajze, pasiqe konsideron se ajo nuk eshte rast i mire per kete djale, shkaku problemeve qe kane ne familjen e tyre, dhe sepse vajza ishte kerkuar edhe nga te tjeret per martese, por i kishte refuzuar te tjeret, per arsye se ata ose nuk kishin arsimim te larte, ose kishin dallim ne vite.

 

Shejhu ne fjale, pergjigjet duke thene se Shejh Abdullah Ibn Humejdit, Allahu e meshirofte, i eshte parashtruar pyetja ne lidhje me martesen pa pajtimin e familjes dhe ai ka thene se nuk ka asgje te keqe nese behet martesa pa lejen e tyre, nese vajza eshte ne rrugen e drejte, eshte besimtare, e ndershme dhe eshte perafersisht me prejardhje te njejte sikurse edhe djali.

 

Nese prinderit kundershtojne pa arsye, atehere djalit i lejohet te mos i rrespekton ata ne lidhje me kete ceshtje. Do te thote, nese prinderit pa asnje arsye nuk e deshirojne vajzen e cila eshte e devotshme ne fe, qe ka sjellje modeste dhe rrjedh prej nje familje te ndershme, atehere s'ka asnje mekat qe ajo te martohet.

 

Domethene, nuk konsiderohet mosrrespektim i prinderve nese behet martesa me vajzen qe ata nuk e duan pa ndonje arsye, por si rezultat i tekave apo ndjenjave personale.

 

E nese ata nuk pajtohen me martesen per ndonje arsye te vlefshme, atehere nuk i lejohet martesa e ketij djalit me ate vajze. Allahu e di me se miri.''

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an)