PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Kjo eshte Dashuria

Kjo pra është dashuria, fillon e vogël dhe rritet bashkë me ne herë pas here.

 
Një plakë ishte pyetur për dashurinë dhe kuptimin e saj. Ajo ishte përgjigjur:Kur për herë të parë pata dëgjuar fjalën dashuri, isha fëmijë, e vogël dhe ma kishte thënë babai imi, i cili më përqafoi dhe më tha se të dua. Atëherë thash dashuria qenka mallëngjim, siguri, përkujdesje e ngrohtësi


Kur arrita moshën e pjekurisë, e gjeta një letër nën derën e shtëpisë, ma kishte dërguar një djalë nga fqinjët tanë, e cila për adresë përmbante emrin tim, kurse përmbajtja e saj ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka guxim dhe çmenduri.

 

 

Kur u fejova për atë djalin e komshiut dhe u njoftova me të, fjalën e parë që ma tha ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka ambicie, veprim, qëllim dhe vullnet.

 

U martova dhe të dytën ditë pas martesës, më përqafoi burri im dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka përmallim, pasion e gëzim.  

 

Kaloi një vit dhe linda fëmijën e parë. Isha e lodhur shumë, e ngjitur për krevati, më erdhi burri, ma kapi dorën dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka falënderim, mirënjohje, përkujdesje dhe interesim

.  

 

Me kalimin e viteve, mu thinjën flokët, u martuan fëmijët dhe burri duke i shikuar flokët e mija të thinjura, me buzëqeshje më tha: “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka mëshirë dhe solidarizim.  

 

U zgjat jeta dhe u mplakëm. Çdo herë burri im i respektuar më thotë “të dua” dhe them se dashuria është besnikëri, sinqeritet, përkushtim dhe dhuratë

.  

 

Kjo pra është dashuria, fillon e vogël dhe rritet bashkë me ne herë pas here.Kjo është dashuria, që sa më shumë që ecim në moshë, aq më tepër zbulojmë sekretet e saj.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free