PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

LUMTURIA BASHKËSHORTORE SHKAK PËR RUAJTJEN NGA SËMUNDJET

Lumturia bashkëshortore nuk është kusht vetëm për ndërtimin e një familje të fortë, porse ajo është e rëndësishme për ruajtjen nga sëmundjet.

Kështu që bashkëshortët që jetojnë të lumtur janë më rezistentë ndaj sëmundjeve. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë shumë universitete, në studimet e tyre rreth kësaj çështjeje.

Në universitetin “Arizona” është zbuluar në një studim, të cilin e ka publikuar një revistë amerikane e specifikuar për sëmundjet e zemrës, se: Kush jeton në ambiente të mbushura me harmoni dhe lumturi bashkëshortore, në përgjithësi jetojnë më gjatë se çiftet që kanë probleme, sikurse ka zbuluar gjithashtu se: Lumturia bashkëshortore ndihmon në rezistencën ndaj sëmundjeve të zemrës.

Pas mbikëqyrjes shtatë vjeçare që i kanë bërë 200 grave, të cilat kanë qenë të prekura nga sëmundjet e zemrës, kanë dalë në rezultate të qarta se: Inkurajimi që kanë dhënë bashkëshortët për bashkëshortet e tyre të sëmura, ka çuar në zëvendësimin e forcës së humbur në zemrat e tyre, gjë e cila ka çuar më pas në pakësimin e influencës së sëmundjes së zemrës te këto gra.
Në po të njëjtin universitet, një studim tjetër ka dalë në përfundimin se: Bashkëbisedimi i suksesshëm midis dy bashkëshortëve, dhe ndjenjat pozitive që ka bashkëshorti ndaj bashkëshortes së tij të prekur nga sëmundjet e zemrës dhe anasjelltas, ndihmojnë në rezistencën e sëmundjes dhe vonimin e pasojave të saj.

 

 
Ndërsa, në universitetin “Carnegie Mejlon” një studim mjekësor ka zbuluar se: Lumturia bashkëshortore luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e rrufës, pezmatimin e fytit, si dhe ligështimin që vjen prej saj, sepse ajo rrit mundësitë e aparatit të pathyeshmërisë në trup dhe i mundëson njeriut që ta kapërcejë rrufën dhe pezmatimin e fytit.

Imam Shafi'u në një nga poemat e tij ka thënë:

Fol ç'të duash, me sharje në çështjen time.

Sepse heshtja ndaj të ligut është përgjigje.

Jo se më mungon përgjigja ndaj teje.

Por s’besoj se luani i jep qenit përgjigje.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free