PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Llojet e burrave

Llojet e burrave:

Artikull i cili i tregon llojet e burrave, dallimet mes tyre dhe cilësitë e secilit grup. Jasir Abdut-Tevvab

 

1- Burrë shembullor Ky burrë i ngjanë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili ka qenë i butë me gratë e tija dhe ka thënë: “Ju porosis që të silleni me gratë mirë. Sepse gruaja është krijuar nga briu, kurse pjesa me shtrembërt në bri është maja: nëse dëshiron ta drejtosh, mundet ta thejsh, e nëse e le të tillë, mbetet e shtrembër. Ju porosis të kujdeseni ndaj grave”. E mëshironte dobësinë e tyre, i nderonte, sepse në nderimin e tyre fshehet edhe nderimi i vetvetes, duronte dëmet që i përjetonte nga shkaku i tyre, sepse siç ka thënë: “Nëse ia urren një sjellje, të pëlqen tjetra”. (Muslimi). U jep përparësi etj. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Besimtarët me besim më të plotë, janë ata që kanë moral më të mirë. Kurse më të zgjedhurit e juaj janë ata që më së miri sillen me gratë e tyre”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu).

 

Ky lloj i burrave e di se dunjaja është kënaqësi, kurse kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë, andaj i ndihmon në ibadet. Para se të martohet kërkon të martohet me grua besimtare të vërtetë, e nëse martohet me grua të tillë, sillet me te ashtu siç meriton. Mirëpo kjo nuk e ndalon nga këshillimi dhe udhëzimi, nga urdhërimi dhe ndalimi, nga mësimi dhe edukimi. I ngjanë në tërë këtë sjelljes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Është pronar i epërsisë, të cilën e ka fituar me serizotet duke u mbështetur në sherijat. Është njeri me xhelozi të lavdëruar, e cila e largon sprovën nga shtëpia e vet duke mos e lënë pas dore këtë punë dhe duke mos pasur mendim të keq për askend.

 

 

2- Burrë i realtë. Burrë i cili ia jep hakun gruas së vet dhe kërkon hakun e vet. Edhe ky lloj i burrave nuk akuzohet, mirëpo lloji i parë është më i mirë dhe më fisnik. Muavije ibn Hajda [radijall-llahu anhu] thotë: i thashë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Cilat janë detyrat tona ndaj grave tona? Tha: “Ta ushqesh kur edhe ti ha, ta veshish kur edhe ti veshesh, mos ti biesh në fytyrë, mos ta ofendosh dhe mos të largohesh nga shtëpia”. Nëse vjen puna, mundet ta rrahish, mirëpo sipas përkufizimeve të sherijatit dhe mos ta rrahish në fytyrë.

 

Ijas ibn Abdull-llah ibn Ebi Dhijabi thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Mos i rrehni robëreshat e All-llahu”. Erdhi Omeri [radijall-llahu anhu] te Pejgamberi [alejhis-selam] dhe i tha: gratë u trimëruan mbi burrat e tyre, atëhere Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lejoi rrahjen e tyre. Erdhën shumë gra që të ankohen te gratë e Pejgamberit [alejhis-selam], atëhere Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kanë ardhur shumë gra duke u ankuar për burrat e tyre te gratë e mija, le ta dinë ata burra se nuk janë më të mirët”. (hadithi sahih, transmeton Ebu Davudi).

 

 

3- Burrë që dyshon shumë Nuk kemi për qëllim burrin i cili posedon xhelozi të lavdëruar dhe të kontrolluar me sherijat, mirëpo kemi për qëllim atë burrë i cili dyshon pa nevojë dhe pa shkak dhe ia ngushton jetën gruas, kështu tensionohet atmosfera në shtëpi pa nevojë. E qortojmë atë burrë, i cili është vetjak dhe kërkon nga gruaja e tij që vetëm për te të kujdeset, është xheloz edhe ndaj fëmijëve. Kur të hyjë në shtëpi të gjith duhet të heshtin dhe mbarë shikimet duhet drejtuar drejt tij. Ky burrë përcjellë gjërat intime të gruasë, ka mendim të keq për te, e spiunon. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar përcjelljen e gjërave intime të gruas ose befasimi i sajë gjatë kthimit nga rruga. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur u kthye në Medine nga një udhëtim tha: “ “Mos u hyni grave natën”. Në transmetimin tjetër qëndron: “derisa të largon gjërat e panevojshme dhe të krehet”. Dy njerëz e kundërshtuan këtë urdhër dhe gjetën në shtëpi gjëra të cilat nuk i kënaqën. (Buhariu).

 

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka dalluar xhelozinë duke thënë:“Një lloj xhelozie e urren All-llahu, [subhanehu ve teala], e ajo është xhelozia e burrit ndaj gruas pa shkak të dyshimit”. (Muslimi). Xhelozi e lavdëruar është kur të dyshon me shkas, kur nuk dakorohet burri me veshmbathjen e gruas, etj, gjëra me të cilat e mbron shtëpinë nga mëkatet të cilat i sjellin mediat e ndryshme.

 

4- Burrë dejuz (pa turp) Ky njeri i cili nuk xhelozon aspak, i cili nuk posedon as xhelozi të lavdëruar e as të urrejtur. Nuk interesohet se kush hy në shtëpinë e tij, nuk interesohet se me kënd shoqërohet gruaja e tij. Lejon që në shtëpinë e tij të hyjnë burra të huaj, kur nuk është i pranishëm ai. Lejon që gruaja e tij të shfaqë atë që ia ka ndaluar All-llahu që ta shfaq, duke dalur nga shtëpia lakuriq ose e parfymosur. Ky lloj burri, i cili dakordohet që të ndodhin marëzira me gruan e tij, nuk e sheh xhennetin e as që do ta nuhas erën e tij. Ky është tradhëtar i emanetit të cilin ia ka dhënë All-llahu, pasiqë burri është bari në shtëpinë e vet dhe do të jap llogari për tufën e tij. Andaj festimet dhe kremtimet e përziera mes burrave dhe grave, vetmimi i grave me burra të huaj, krejt kjo është e ndaluar dhe e meriton këtë denim.

 

 

5- Burri i pakujdesshëm Ky lloj i burrave është përhapur me të madhe ditëve të fundit. Nuk kujdeset për tufën e vet, nuk kujdeset as për gruan e as për fëmijët e vet, duke u angazhuar ose me epshet e veta ose duke menduar se është i zënë me punë, që i sjellin të mira të gjithëve. Ai mendon se pasiqë u ka siguruar vendbanim të gjërë, mjet transporti komod, ushqim të mirë, se me këtë i ka kryer detyrat që i ka ndaj familjes. Pa dyshim se këto të mira shkaktojnë lumturi, mirëpo shkaku kryesor i jetës së lumtur familjare është përkujdesi psiqik i burrit ndaj gruasë dhe fëmijëve të vet. Çfarë fitojnë nga këto të mira, nëse fëmijët ndiejnë boshllëk emocional dhe mosudhëzim nga prindërit. Çka i bën dobi ajo shtëpi e madhe dhe e bukur, nëse gruaja ndihet e vetmuar, rrallë herë e sheh burrin e sajë, kurse All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:“O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara”. (Tahrim: 6).

 

Andaj, çfarë përkujdesi i jep familjes së vet ky lloji i burrave, çfarë mburoje nga zjari u jep ky njeri i cili rrallë takohet dhe rri me to.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free