PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Martesa,gjysma e fese

Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje( mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)”. Kur’an,Dharijat (51:49)     Kështu që, ju po martoheni? Ju përgëzojmë! Zoti ju begatoftë juve dhe të zgjedhurin tuaj me jetë të gjatë dhe të lumtur!

Të lëshë vajzërinë pas vete dhe të bëhesh bashkëshorte nëse kemi parasysh Islamin është hapi më i rëndësishëm të cilin krijesa njerëzore do ta kishte bërë në interes të të mirave dhe lumturisë personale.  Martesa është aq hap i rëndësishëm saqë i dërguari ynë Fisnik, sal-all-llahu alejhi ve selem, e ka cilësuar si “gjysma e fesë”:  “Ai që është martuar, ka plotësuar gjysmën e fesë (imanit) së tij, andaj le të ketë frikë Allahun, subhanehu ve teala, për pjesën tjetër të mbetur” (Bejhakiu).Nevojitet vetëm të hapni sytë dhe veshët dhe të mendoni mbi martesat e njerëzve të cilët i njihni në rrethinën e familjes  suaj, miqve dhe të njohurve, që të përfundoni se me të vërtetë është ashtu.Nëse martesa juaj është e lumtur dhe e sukseshme, atëherë pa marrë parasysh shqetësimet që mund t’ju gjejnë, pa marrë parasysh vështirësitë në të cilat do të hasni në rrugën tuaj të jetës, pa marrë parasysh sëmundjet dhe rrethanat e padëshiruara, çdoherë do t’i prisni ata sikur të keni pas shpine një fortesë të sigurtë dhe në brendësinë e së cilës do të mund edhe për pak kohë të leni anash të gjitha streset dhe frikën dhe të jeni e dashur nga dikush. Por martesa është vendi ,më i kërkuar i testimit të fesë. I dërguari Fisnik, sal-lall-llahu alejhi ve selem, nuk ka pohuar kot se martesa është “gjysma e besimit”. Kur dy vetë me vetëdije të pastër tentojnë që martesën dhe familjen e tyre t’i udhëzojnë sipas dëshirës së Zotit, ata me të vërtetë kanë filluar rrugën për në Xhennet. Ngase ajo që nxit-bënë martesën është dashuria, jo lloji naivo-sentimental i ëndërrave romantike, por, ai lloj i dashurisë që përvjel krahët dhe përballet me problemet, dashuri e cila qëndron pas teje edhe kur të gjithë janë kundër teje dhe fillojnë të flasin keq për ty, ndërsa ti beson se partneri yt (që të njeh më mirë se tjerët do të arsyetojë dhe do të dalë në mbrojten tënde.            Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë? Ju që jeni rritur në rrethana fatkeqe, në familje të tronditura nga frustracionet dhe depresioni, ku të moshuarit kanë qenë të zemëruar, cinikë dhe tepër autoritar, ndoshta jeni pyetur a është e mundur të keni një lidhje aq të lumtur dashurie me një qenie tjetër njerëzore.            Me mëshirën e Zotit është e mundur, dhe kjo është ajo që Allahu dëshiron për ju kur kërkon të praktikoni Islamin i cili don të thotë t’i dorëzohesh mëshirës së Tij.Por, martesa e lumtur thjeshtë nuk është formuar në Qiell. Ajo nuk bëhet rastësisht. Kur hyni në një kopsht të bukur dhe kur të ju mahnisë bollëku dhe bukuria e luleve, rregullimi konciz i gardheve dhe sipërfaqes së barit, mungesa e insekteve sulmuese... në asnjë mënyrë nuk ju shkon ndërmend (as për momentin) se e tërë është bërë rastësisht.Menjëherë kuptoni se këtë kopsht e ka rregulluar person ose persona që e duan kopshtarinë dhe të cilët kanë qenë të vendosur që pa marrë parasysh  problemet që do të paraqiten, të bëjnë diçka jashtëzakonisht të bukur dhe ngazëlluese.   Duhet të jeni në gjendje që në kokën tuaj ta imagjinoni llojin e kopshtit-martesës të cilin do ta kishit dëshiruar kur veçmë do të ishit të gatshëm të punonit në këtë drejtim. Nëse gjërat rrjedhin paksa më ndryshe nga ajo që keni pritur, kjo nuk do të ishte e rëndësisë së madhe, ngase e keni planin kornizë i cili ju çon në drejtimin  e drejtë, dhe çdo send i parashikuar do të vihet në shërbim të realizimit të qëllimit të caktuar.Të vazhdojmë me pamjen e kopshtit. Duhet të jeni në gjendje të njihni farën që po e mbillni dhe të largoni farat e bimëve që nuk i doni, përpara se ato të fillojnë të bëjnë probleme. Le të zhvillohet fara në lule të këndshme, sepse barishtat e tjera të dëmshme, për shembull mushllinxa, hardhia, kacavjerrin anembanë dhe ngulfat gjithçka derisa kopshti nuk shkatërrohet.Duhet të jeni të kujdesshëm që kopshtin tuaj mos ta sulmojnë insekte të cilat edhepse pohojnë  se kanë të drejtë jetese, jetojnë në llogari tuajën dhe shkatërrojnë atë që ju keni mbjellur. Duhet të kujdeseni për motin dhe kur nuk do të ketë shi të mjaftueshëm duhet vetë të siguroni ujë për ujitjen e kopshtit që të pengoni tharjen e tij. Gjatë thatësirave të mëdha mundesh të shndërrohesh në rob të  vërtetë, por ju e dini se pa atë mund kopshti juaj do të thahet dhe do të vdesë. Juve ju mbetet që zgjedhni se a do ta mirëmbani në jetë.Të gjithë muslimanët e devotshëm duhet ta kenë këtë në mendje në rast se mendojnë se Zoti ua ka dhënë martesën si diçka ku ata do të mund të rrinë duarkryq vetëm të “shikojnë se si rriten lulet”. Zoti njerëzve asnjëherë nuk ua jep atë privilegj. Nëse dëshiron të kënaqet duhet të punojë për atë, duhet të meritojë dhe të vlerësojë të drejtën që u takon.                                     

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free