PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Metoda praktike për ta fituar dashurinë e gruas

1- Të zbukurohesh për gruan ashtu siç dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.

 

2- Të zgjedhësh metodën më të mirë për qortim, dhe ajo të jetë vetëm me arsye.

 

3- T'i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron të bisedojë apo qajë hallet me ty.

 

4- Ta thërrasësh me emra apo pseudonime më të bukura .

 

5- Të sillesh butë dhe të mahitesh (të bësh shaka) me të.

 

6- T'i shmangësh ngatërresave të cilat ndikojnë në dëshpërimin e saj shpirtëror.

 

7- Të vërejë te ti sinqeritetin dhe besnikërinë që ke ndaj saj, apo në një mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi apo mashtrimi i saj.

 

8- Shumë janë të dobishme surprizat apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.

 

9- Kur të hysh në shtëpi të jesh përgëzues dhe i buzëqeshur.

 

10- Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të duke i matur fjalët që të mos e ofendosh me diç.

 

11- Të flasësh për gjërat të cilat atë e gëzojnë.

 

12- Ta lavdërosh atë në prezencën e familjes tënde dhe të saj.

 

13- T’ia zbukurosh gjërat para saj me fjalë edhe nëse nuk janë realitet.

 

14- Të zhduket monotonia e përditshme qoftë ajo me ndonjë shëtitje apo me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë shoku të ri, etj.

 

15- T’ia mbulosh të metat e saja qofshin fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej mangësinë e saj para teje.

 

16- Duhet të kesh kujdes që problemet e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend djallit që ato t'i zmadhojë e t'i bënë të pazgjidhura dhe për shkak të tyre të pasojë shkurorëzimi.

 

17- Ta ndihmosh në punët e shtëpisë e sidomos kur ka nevojë për ndihmë.

 

18- Të respektosh mendimin e saj e jo vetëm ti të vendosësh për çdo çështje.

 

19- Të kesh mendim të mirë ndaj saj dhe të mos merresh me paragjykime.

 

20- Duhet ta lavdërosh atë aq shumë saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.

 

21- Duhet të kesh në konsideratë trupin e saj që të mos e mundosh shumë me punë kur ajo është në ciklin mujor apo shtatzënë.

 

22- Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e fëmijëve.

 

23- Të respektosh familjen e saj dhe mos e ndalo nga vizita e tyre.

 

24- Duhet ta shoqërosh gjatë ngrënies së ushqimit duke u ulur së bashku në një tryezë.

 

25- Ruaj fshehtësitë e saja të cilat i bisedoni mes vete.

 

26- Mos ia ceno të drejtat e saja që ia lejon feja.

 

27- Të jesh i drejtë në mes grave nëse ke më shumë se një.

 

28- Të ndihmoheni mes vete në devotshmëri ndaj Allahut, p.sh.: t'i mësosh gruas faljen e namazit, nëse nuk falet, apo diç tjetër.

 

29- Të mos largohesh nga shtëpia duke u vonuar nga kthimi për kohë të gjatë, me ditë, muaj e vite.

 

30- Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.

 

31- Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare apo në problemet tuaja bashkëshortore.

 

32- Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin e saj kur ajo keqësohet.

 

33- Ta shoqërosh atë në gëzimet e saj edhe nëse nuk është shumë me rëndësi për ty.

 

34- Të jesh në kontakt me të kur të udhëton për në ndonjë vend të largët.

 

35- Të jesh i qartë në shprehje kur kërkon diç nga ajo, në mënyrë që të mos keqkuptoheni.

 

36- Duhet që me gjakftohtësi të pasohen parimet Islame, sidomos në rast ngatërresash, ashtu siç thotë Allahu Fuqiplotë në Kur’anin famëlartë <span>“...E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati (e në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi”</span> (S. Nisa, 34)

 

37- Mos llogarit gjithmonë se vetëm ti e thua të vërtetën apo vetëm ti ke të drejtë.

 

38- Të praktikosh parimet Islame në përgjithësi, po edhe gjatë marrëdhënieve intime në veçanti, për të cilën ndër tjerash Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, thotë:”Kur ndonjëri prej jush i ofrohet gruas (për marrëdhënie) le të thotë: <span>“O Zot na largo nga ne djallin dhe nga pasardhësit tanë nëse na furnizon”. E nëse furnizohen me ndonjë fëmijë (në ato marrëdhënie) do të jetë i mbrojtur nga djalli”.</span>

 

39- Ta kesh frikë Allahun që të mos bësh marrëdhënie në anus apo gjatë ciklit të saj mujor.

 

40- Duhet që t'i jepen ca të holla vullnetarisht në mënyrë që ta ndijë vetveten të pa nënçmuar.

 

41- Dhe në fund duhet ta dimë të gjithë se ne jemi njerëz, dhe si çdo krijesë tjetër edhe ne jemi të mangët dhe gabojmë, sepse vetëm Allahu i Lartësuar është pa të meta dhe i pa gabim, andaj të mos presim nga gratë që të ndodh ndonjë mrekulli e të jetë e përkryer, e pa gabim, e pa nevrikosur etj., por ta falënderojmë Allahun për të mirat që i kanë e të bëjmë durim për të metat e saj dhe ta lusim Allahun për udhëzimin tonë dhe të tyre .

 

E lusim Allahun e Lartësuar që të na shtojë dashurinë ndaj Tij, ndaj Pejgamberit të Tij, ndaj prindërve, grave dhe fëmijëve tanë si dhe atyre ndaj nesh. AMIN!

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free