PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Obligimet e burrit ndaj gruas

Ajete:“Ato (gratë) kanë të drejta sikurse edhe obligime të njohura, të arsyeshme (bil-maruf) në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre.” (El-Bekare, 228)

 

Se për çfarë përparësie është fjala, All-llahu na bën me dije këtë në vargun kur’anor: “Burrat janë përgjegjës, udhëheqës, mbrojtës dhe mbajtës të grave (kavvamune alen-nisa), ngase All-llahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën dhe sepse ata shpenzojnë nga mjetet e tyre të jetesës (për t’i mbajtur ato).” (En-Nisa, 34) (Nga Advaul-bejan, Esh-Shenkiti)

 

Komentimi i këtij vargu të kaptinës En-Nisa: “Burrat janë përgjegjësit e grave…” d.m.th. janë përgjegjës për t’i detyruar ato të respektojnë obligimet ndaj All-llahut dhe t’u largohen të këqijave, dhe së dyti përgjegjës për të furnizuar ato me ushqim , veshmbathje dhe vendbanim.

 

Pastaj përmenet shkaku që i bën burrat përgjegjës për gratë: “…Ngase All-llahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën dhe sepse ata shpenzojnë (për to) nga mjetet e tyre të jetesës.” Pra, për shkak se Zoti i ka shquar burrat mbi gratë. Kjo shquarësi mund të shikohet nga disa aspekte: të gjithë pejgamberët kanë qenë burra, shumë forma të adhurimeve janë të veçanta për ta, si xhihadi, namazi i xhumasë etj., më tutje, Zoti i ka veçuar ata me logjikë, vetëpërmbajtje, qëndresë, durim, vetëkontroll që nuk gjindet te gratë, si dhe ata i sigurojnë familjes nevojat jetësore. Nga kjo kuptohet se burri është si përgjegjës dhe zotëri për gruan e tij, ndërsa ajo si rob. Prandaj funksioni i tij është të kryejë atë detyrë që All-llahu ia la amanet. Ndërsa funksioni i gruas është të respektojë dhe t’i bindet Zotit dhe burrit të saj. (Nga Tefsirus-sadi)

 

 

Një vërejtje në lidhje me interpretimin e shprehjes "bil-maruf" që përmendet në ajetin e lartëcituar:

 

Burri ka të drejta dhe obligime ndaj gruas ashtu siç ajo ka të drejta dhe obligime ndaj burrit. Këto obligime dhe të drejta i përcakton adeti aktual në vendin dhe kohën përkatëse. Do të thotë se ato ndryshojnë varësisht nga koha, vendi, rrethanat, personat dhe tradita. Nga kjo kuptohet se furnizimi me nevojat jetësore, ushqim, veshje, vendbanim etj., si dhe marrëdhëniet seksuale janë bil-maruf, të obliguara në martesë pakushtimisht, ndërsa kushtet rreth të cilave biejnë në ujdi bashkëshortët janë gjithashtu të obliguara të përmbushen, përveç atyre që janë të kundërshtueshme me Sheriatin (ato që e legjitimojnë haramin, apo e ndalojnë hallallin). (Nga Tefsirus-Sadijj, El-Bekare, 228)

 

“?oni jetë të mirë me to! Në qoftë se keni ndjenja mospëlqimi ndaj tyre (duroni), se mund të ndodhë që ju të mos pëlqeni ndonjë gjë, ndërsa All-llahu nëpërmjet saj sjell të mira të shumta.” (En-Nisa, 19)

 

Hadithe

 

Një njeri pyeti Pejgamberin (paqa e All-llahut qoftë mbi të): “O i Dërguar i All-llahut! Cili është obligimi ynë ndaj grave tona?” Ai iu përgjigj: “Ta ushqesh kur të ushqehesh; ta veshësh kur të vishesh; mos ta goditësh në fytyrë; mos t’ia shashë fytyrën dhe mos ta braktisësh jashtë shtëpisë.” (Ahmedi në Musned, Ebu Davud, Ibën Maxhe, Hasen)

 

“…Mos ta goditësh në fytyrë…”, sepse në të janë të vendosura shumica e shqisave, si dëgjimi, shikimi e tjerat dhe mund të dëmtohen, dhe së dyti sepse është simboli i bukurisë dhe i dinjitetit të njeriut.

 

“…Mos t’ia shashë fytyrën…” Pra, mos iu drejto me fjalë ofenduese, si për shëmbull: Zoti të shëmtoftë; Ta nxiftë fytyrën, e të ngjashme. Mos e shaj dhe mos i thuaj çfarë nuk i pëlqen të dëgjojë.

 

Nga këto udhëzime të Pejgamberit mësojmë se personaliteti i gruas duhet të nderohet dhe mos të poshtërohet duke iu drejtuar me fjalë fyese. Pejgamberi (paqa e All-llahut qoftë mbi të) ishte shembull i burrit të mirë dhe shembull se si nderohet gruaja, si respektohet mendimi i saj dhe si durohen gabimet e saja. Duhet ta dimë se poshtërimi i gruas sjell rezultate negative. Një autore shkruan: “Nderimi i gruas është nga qështjet më të rëndësishme. Gruaja e cila ndjen se është e dobët dhe e poshtëruar mëson turli gjëra të këqia të cilat mund t’i praktikojë, si rrenën, tradhëtinë, dyftyrësinë e të tjera.” Në anën tjetër, poqë se nderojmë personalitetin e saj, e ruajmë dinjitetin e saj, me këtë ne e forcojmë personalitetin e saj dhe e bëjmë fuqi energjike të përballojë vështirësitë në rrugën e saj. Falë nderimit që ia ka siguruar burri, ajo mposht dobësinë e saj, prandaj nuk mashtrohet dhe nuk rrëshqet në humnerat e liga dhe të gabuara.

 

“…Mos ta braktisësh jashtë shtëpisë…” Do të thotë në praktikimin e fjalës së All-llahut: “…Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të gabuar, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to…” (En-Nisa, 34) nuk duhet të braktisen duke u larguar nga shtëpia, bile as nga dhoma, por nga vargu i cituar kuptohet se fjala është të braktisen marrëdhëniet seksuale me të. Në këtë fshehen urtësi të shumta, prandaj mendo mbi këtë.

 

“Të drejtët në Ditën ringjalljes do të jenë në vendqëndrime të larta të ndritshme në të djathtë të Dorës së Bamirësit të përgjithshëm (Err-RRahman). Ata janë të cilët janë të drejtë në udhëheqje, të drejtë me gratë e tyre dhe në gjithçka iu është lënë në përgjegjësi.” (Muslimi dhe të tjerët)

 

Ibën Abbasi ka thënë: “Unë dëshiroj të zbukurohem për gruan, ashtu siç dëshiroj që ajo të zbukurohet për mua.”

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free