PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Pesëdhjetë këshilla për jetë të lumtur bashkëshortore

"Çoni jetë të lumtur me to! Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodhë që All-llahu xh.sh. të japë ose dhuroi shumë të mira në një send që ju e urreni!" (En-nisa:19).

 
Jeta bashkëshortore është oazë në të cilën gjejnë qetësinë dhe lumturinë shpirtërore bashkëshorti dhe bashkëshortja (burri dhe gruaja), ndaj është e domosdoshme që të përpiqemi maksimalisht që kjo oazë bashkëshortore të mbrohet dhe të ruhet, lidhur me këtë bashkëshortëve do t'u ndihmonin edhe këshillat e disa psikologëve dhe njerëzve të cilët janë sprovuar në ujërat e martesës.

 

All-llahu xh.sh. thotë: "Çoni jetë të lumtur me to! Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodhë që All-llahu xh.sh. të japë ose dhuroi shumë të mira në një send që ju e urreni!" (En-nisa:19).

 

1. Mosprania ose mungesa në kohë të shkurtër nga bashkëshortja forcon lidhjen bashkëshortore, gjersa mosprania ose mungesa e gjatë e shkatërron atë lidhje.

 

2. Bashkëshorti duhet t'i njoh vetit e bashkëshortes së tij në mënyrë që ta kuptoj drejtë dhe që të sillet ndaj saj me korrektësi.

 

3. Nuk duhet lejuar që grindja dhe divergjenca në mendime në mes bashkëshortëve të zgjasin gjer të nesërmen.

 

4. Nuk duhet përkujtuar përvojat nga martesat e mëparshme, të cilat kanë të bëjnë me bashkëshortin ose bashkëshorten e mëparshëm-e.

 

5.Largoju imagjinatës për jetë bashkëshortore ideale, por jeto në mënyrën - stilin tënd dhe mos prit nga martesa mrekullira të mbinatyrshme.

 

6. Shfrytëzo çdo rast që t'i tregosh bashkëshortes tënde se e dashuron.

 

7. Gjithnjë rri i buzëqeshur dhe fytyrë të kthjellur dhe lufto mos të ngadhënjejnë problemet dhe pikëllimi.

 

8. Ruaju nga komentimi i vazhdueshëm i veprimeve të bashkëshortes, qofshin të vogla ato apo të mëdha .

 

9. Gjithnjë polemizoni për numrin sa më të vogël të problemeve dhe mos lejoni që ato të zmadhohen, orvatu që ta zgjidhësh problemin para se të dalë nga kontrolli.

 

10. Ndaj xhelozisë, dyshimeve dhe kurtheve të armikut sillu me urtësi dhe me mençuri, pa kurrfarë paragjykimesh dhe akuzash.

 

11. Rrënjose sigurinë në jetën tënde dhe në jetën e partnerit tënd, ke besim në të dhe dëshmoja se je i/e kënaqur me të.

 

12. Nuk mjafton që të martohesh me personin e përshtatshëm dhe të kesh jetë bashkëshortore të lumtur, por edhe ti duhet të jesh person i përshtatshëm.

 

13. Pastërtia është gjysma e imanit - besimit dhe ajo është argument i dashurisë.

 

14. Hiq dorë nga disa gjëra të cilat janë pjesë përbërëse e personalitetit, në mënyrë që gjatë jetës t'i shijosh vetit të cilat i dëshiron te partneri yt.

 

15. Kujdesu për jetën e personit të dashuruar, ashtu siç kujdesesh për vetën dhe dëshiroja atë që ia dëshiron vetvetes.

 

16. Shkëmbimi i dyanshëm i dhuratave ... mos u bëj person i cili shumë kërkon shumë dhe pak jep ose të gjitha i merr e asgjë nuk jep.

 

17. Bashkëshorti dëshiron që bashkëshortja e tij të jetë e veçantë, e që sillet mirë në çdo situatë, shfaq dashurinë, ruan dhe e ngushëllon,kurse bashkëshortja dëshiron që bashkëshorti i saj të jetë personalitet me ndikim, në të cilin do të mbështetet, i cili është në gjendje t'ia plotëson kërkesat e saj dhe të jetë i sigurt se ajo është bashkëshortja e fundit në jetën e tij.

 

18. Në jetë mos e akuzo personin e dashuruar për çdo problem cili ndodhë ose për çdo imtësi...

 

19. Jeto ditën tënde dhe mos mendo për problemet e së nesërmes të cilat ende nuk kanë ndodhur dhe jeto në harmoni - përkrah mundësive tuaja.

 

20. Nga ti, o njeri varet që të kuptosh vlerat e jetës bashkëshortore, e ajo është besë e fortë, kështu mendo me mija herë para se të marrësh ndonjë vendim, ku më pas pendimi i njeriut nuk do të ketë dobi... por, atëherë do të jetë shumë vonë dhe pendimi nuk do të ketë efekt.

 

21. Në martesë mos u mbështet vetëm në dashuri, e cila është faktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ruajtjen e jetës bashkëshortore.

 

22. Në jetë bëhu shembull i personit të dashuruar, lejo që veprimet tua të dëshmojnë për personalitetin tënd.

 

23. Assesi mos lejo që të afërmit dhe fqinj ët të ndërhyjnë në jetën tënde bashkëshortore, por tento që çdo problem ta zgjidhësh vet, përkrah aftësive tua.

 

25. Mos nxito në përmirësimin e gabimeve të partnerit tënd sepse ekzistojnë tipare, për ndryshimin e të cilave nevojitet kohë e gjatë.

 

25. Martesën duhet pranuar me të gjitha përgjegjegjësitë të cilat i bartë me vete, tërësisht me zemër të qetë dhe me kënaqësi shpirtërore.

 

26. Mundohu t'i largosh të gjitha ato gjëra të cilat që të çojnë kah ndarja në jetën bashkëshortore.

 

27. Ndihmoje bashkëshorten tënde në të gjitha punët e përditshme, ashtu do të ofroheni edhe më shumë.

 

28. Ofroi bashkëshortes rastin që lirshëm t'i shprehë ndjenjat e saja, dhe mos i përçmo aftësitë e saj.

 

29. Të drejtat materiale-financiare duhet të respektohen sepse ato janë shkaku kryesor për ndarje në mes bashkëshortëve.

 

30. Ke kujdes nga shoqet të cilat ndërhyjnë në jetën tuaj private nën ombrellën e konsultimit dhe të drejtimit.

 

31. Dëshmoi bashkëshortit se ai është personi i vërtetë, trego që mburresh me të dhe që je e kënaqshëm me personalitetin e tij

 

32. Parashtroja vetes pyetjet e mëposhtme në mënyrë që t'i kuptosh vlerat e bashkëshortit/es tënd/e kështu me sukses ti zgjidhni problemet tuaja:

 

Ç'është ajo që i ndezë zemrat e secilit nga bashkëshortët? Cilat janë ato aktivitete në të cilat ndieni kënaqësi të vërtetë? Çfarë vepron secili nga ju, për ti tërhequr vëmendjen bashkëshortit të tij/saj? Çka pret nga personi i dashuruar që të ndiesh se ai me të vërtetë të dashuron? Cilat janë ëndrrat tuaja të përbashkëta për ardhmërinë? 33. Në rast të grindjeve ne mes veti, ruaju të mos përdoresh fjalë të cilat do ta hidhërojnë - zemërojnë bashkëshortin tënd.

 

34. Shkëmbeni dhuratat..... do të dashuroheni..... le të jetë kjo moto e jetës në të gjitha rastet e volitshme (gëzimit dhe haresë).

 

35. E mençur është ajo bashkëshorte që zgjedhë kohën e përshtatshme që të kërkoj nga bashkëshorti i saj atë që i nevojitet asaj dhe fëmijëve të saj, gjithashtu duhet zgjedhur momentin e përshtatshëm kur bashkëshorti i saj bënë lëshime ose tolerancë, por në të shumtën e rasteve kjo nuk është kohë e përshtatshme ... ndaj, mendohu disa herë.

 

36. Mos e lë pas dore bashkëshorten/in, marrëveshja është shumë e rëndësishme në jetën bashkëshortore, secili bashkëshort duhet ta ndiejë që është i domosdoshëm në planifikimin e jetës dhe nuk është i lënë pas dore.

 

37. Mos u largo nga shtëpia kur të paraqiten problemet, sepse ikja nga problemi nuk është zgjidhje, nuk pengon që njeriu të qetësohet pak dhe më pas t'i kthehet zgjidhjes së problemit.

 

38. Nuk duhet ngulfatur bashkëshortin tënd me pyetje të shumta të cilat nuk kanë të bëjnë me ty dhe mos tento t'ia zbulosh fshehtësitë e tij, të cilat nuk dëshiron t'i zbuloi në atë rast bashkëshorti do të dal nga shtëpia dhe do të shkojë në ndonjë vend tjetër në mënyrë që të pushoj.

 

39. Nëse je nga ato bashkëshorte të cilat janë të punësuara, mos harro se shtëpia për ty është obligimi më i madhi, ndaj përpiqu që t'i harmonizosh obligimet e familjes dhe të punës.

 

40. Mos u shqetëso kur të vizitojnë familja e burrit, por gostiti mirë sepse nëse vepron ashtu bashkëshorti do ta vërejë dhe do të çmojë angazhimin tënd.

 

41. Sillu mirë me vjehrrën dhe thirre me emrat me të bukur që ajo i dëshiron, në përputhshmëri me adetet she mos u konfronto me të, ne prezencën e sajë përmende burrin dhe fol për të vetëm fjalë të mira.

 

42. Divergjenca e vazhdueshme në mendime shpien kah ndarja e zemrës, nganjëherë përkrahe bashkëshortin tënd edhe nëse nuk pajtohesh me të ...... nënshtroju bashkëshortit në atë që është e mirë.

 

43. Qetësinë që i nevojitet bashkëshortit në shtëpi do ta arrish duke i qetësuar fëmijët, duke iu ofruar lodra dhe lojëra të ndryshme...

 

44. Fëmijët janë dhuratë e madhe për ty, ndaj, për atë mos i bëjë të pa lumtur duke mos i edukuar, ata le të jenë mbi të gjitha

 

45. Bëhu ndihmëse e bashkëshortit tënd në adhurim... kërko botën tjetër ashtu siç e kërkon këtë botë.

 

46. Shpenzimet e tepruara e shkatërrojnë jetën bashkëshortore, zhdukë dhuratat e Allahut xh.sh. e Allahu xh.sh. nuk i do mastrafxhinjtë.

 

47. Të kesh martesë të lumtur nuk do të thotë të kesh jetë pa probleme, përkundrazi kjo do të thotë aftësi për zgjidhjen e atyre problemeve, që të mos ndikojnë në lidhjen në mes teje dhe bashkëshortit tënd.

 

48. Ki kujdes që të mos konfrontohesh me bashkëshortin në prezencën e fëmijëve, mos e ngrit zërin kur janë ata aty, sepse fëmijët së pari mësojnë nga sjelljet e prindërve e pastaj i nguliten në kujtesën e tyre, gjë që do të ketë pasoja për fëmiun.

 

49. Lexo për zhvillimin dhe marrëdhëniet ndaj fëmijëve, në mënyrë që ndaj tyre të sillesh sa më mirë, duke u larguar nga ajo që mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre.

 

50. Mos lejo, kujt do qoftë, që të përzihet në jetën tënde bashkëshortore... mos ia trego fshehtësitë tua familjes e as miqve.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free