PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Shembulli i Muhamedit a.s

Shumë nga lexuesit mund të jenë të martuar ose së paku të kenë parë situatën e martesave në ditët e sotit, posaçërisht tek prindërit, familja dhe shokët. Si duket, fjala “lumturi martesore” në ditët tona ngelet vetëm pjesë e përallave dhe e tregimeve të kohërave të të parëve tanë. Është fakt që ne kemi shkatëruar jetërat tona me materializmin e kësaj bote, duke haruar plotësisht fenë, civilizimin islam dhe mësimet nga Profeti Muhammed [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Kemi harruar dashurinë ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. Sytë tonë nuk lotojnë dhe zemrat tona nuk dridhen për All-llahun as për një çast, dhe harrojmë plotësisht se All-llahu na vëzhgon tërë kohën.

 

 

Por, çfarë duhet të bëjmë që lumturia të kthehet në jetën martesore tonën?

 

 

Ka vetëm një mënyrë që kjo të ndodhë, e ajo është mënyra e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo do ta bënte secilin të lumtur me partnerin e vet në jetën martesore, dhe do shfaqte domethënien e lumturisë martesore të cilën All-llahu Fuqiplotë e përmend në Kur’an. Shembulli më i mirë nga i cili mund të meret mësim është morali i Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] me gratë e tij, i cili reflektohet nëpërmjet shoqërimit të mirë, lumturisë, shakave me familjen e tij, të qeshurit me gratë e tij, butësisë dhe zemërgjerësisë së tij. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem], ishte kryefamiljari më i mirë. Menaxhimi i më shumë grave me lehtësi, duke qenë i dashuri i zemrave të tyre, mësues i mendjeve të tyre, edukator i shpirtrave të tyre, nuk rezultoi me neglizhencën e punëve të Ummetit, e as që kompromitoi detyrat e tij. Ashtu siç edhe vetë ka deklaruar: “Me të mirët nga jush janë ata që janë të mirë me familjet e tyre, dhe me i mirë ndër jush në sjelljen me familjen jam unë”. Ndaj edhe konsiderohet si shembulli më i mirë i njerëzimit, si në çdo çështje tjetër, ashtu edhe në marrëdhëniet me gratë.

 

 

Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] personifikon rolet më të ngritura të babait dhe bashkëshortit perfekt. Ai ishte aq i sjellshëm dhe tolerant ndaj grave të tij, sa që ato nuk mund të paramendonin jetën pa të, e as që donin të jetonin larg tij. Rasti i Sevdasë paraqet lidhjen që gratë kishin me bashkëshortin e tyre perfekt, Muhammedin [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Pas një kohe të martesës, i Dërguari i All-llahut deshi të shkurorëzohet nga ajo për ca shkaqe. Kur i dëgjoi këto lajme, Sevda, All-llahu qoftë i kënaqur me të, u mërzit shumë dhe përgjëroi Profetin [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “O Profet i All-llahut, nuk kërkoj nga ti asgjë nga kjo botë. Do të sakrifikoj kohën që më takon nëse nuk don të më vizitosh, por të lutem mos më privo nga të qenurit gruaja jote. Dua to shkoj në botën tjetër si gruaja jote. Nuk mërzitem për asgjë tjetër”. (Muslimi) Profeti [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] nuk e shkurorëzoi, e as që i ndali vizitat e tij tek ajo.

 

 

Vlen të përmendet se secila grua, si rjedhoje e mirësjelljes dhe zemërgjerësisë së tij, mendonte se ishte më e dashura tek Profeti [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Ideja që një njeri mund të shfaq barabarësi dhe drejtësi komplete në marrëdhëniet me të gjitha gratë e tij mund të duket e pamundur. Për këtë arsye, Profeti i All-llahut kërkonte falje nga All-llahu për çdo anim të paqëllimshëm ndaj ndonjërës nga gratë e tij. Ai lutej duke thënë: “Ndoshta kam shfaqur padashje më shumë dashuri ndaj njërës nga ato, dhe kjo do të ishte padrejtësi. Pra, O Zot, kërkoj strehim në Madhëstinë Tënde për ato gjëra që janë jashtë fuqive të mia.” (Tirmidhiu)

 

 

Butësia, senzitiviteti dhe mirësjellja e Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ishte aq mbresëlënëse, sa që gratë që e kishin parë atë e konsideronin Omerin [radijall-llAllahu anhu] si shumë të rreptë dhe të vrazhdë. Edhe Omeri [radijall-llAllahu anhu] ishte gjithashtu i sjellshëm me gratë, por, ashtu siç edhe mashkulli më i bukur do të dukej i shëmtuar në krahasim me bukurinë e Jusufit [alejhis-selam], edhe mirësjellja e Omerit dukej si vrazhdësi në krahasim me sjelljen shembullore dhe perfekte të Profetit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem].

 

 

Profeti [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] shqyrtonte çështje të ndryshme me gratë e tij, sikur me shokët. Pa dyshim, ai nuk kishte nevoje për këshillat e tyre, sepse ishtë i udhëhequr nga shpallja e All-llahut, por duke u konsultuar me gratë e tij, ai donte të mësojë popullin e tij se muslimanët duhet të konsultohen me gratë e tyre. Kjo ishte në atë kohë, ashtu si edhe në kohën tonë, një ide radikale, por ai, nëpërmjet marrëdhënieve me gratë e tij, filloi të mësonte popullin për një sjellje të tillë. Shembull më i mirë është koha kur, sipas Marrëveshjes së Hudejbijes, haxhxhi duhej të anulohej për atë vit. Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi sahabët e tij që të thernin kurbanet e tyre. Sahabët hezitonin të kryejnë urdhrin e tij, duke shpresuar se do të ndryshonte mendjen dhe do të vazhdonin për në Mekë për të kryer haxhxhin. Me të hyrë në tendën e tij, ai e pyeti Umu Selemin në lidhje me këtë çështjë. Umu Selemi tha: “O i Dërguar i All-llahut, mos e përsërit urdhrin tënd. Ata mund të rezistojnë prapë. There ti kurbanin tënd dhe zhveshe veshjen e haxhxhit. Ata do të binden kur të shohin se urdhri yt është përfundimtar.” (Buhariu). Profeti [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] menjëherë mori thikën dhe filloi ta therte kurbanin e vet. Sahabët, duke parë se urdhri i tij nuk do të ndryshonte, vazhduan pas tij me therjen e kurbanëve të tyre.

 

 

Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] në përgjithësi inkurajoi, nëpërmes fjalëve dhe sjelljeve të tij të ndritura, që burrat të sillen e mirë me gratë. Ai tha: “Besimtarët më të mirë janë ata me sjellje më të mirë, dhe më i miri nga ju është ai i cili është i sjellshëm ndaj familjes së vet.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu)

 

 

Në disa hadithe haset urdhri i Profetit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] që burrat të sillen me butësi dhe mirësi ndaj grave të tyre. Ai udhëzoi për mënyrën e drejtë të sjelljes me familjen, duke thënë: “Burrat besnik nuk duhet urryer gratë e tyre besnike, sepse edhe nëse urren ndonjë tipar në karakterin e saj, ai nuk duhet të harrojë tiparet tjera të mira në karakterin e saj.” (Muslimi)

 

 

Është më se e qartë se gratë kanë fituar nderin dhe respektin e vërtetë, jo vetëm në teori por edhe në praktikë, vetëm një herë në historinë e njërezimit, dhe atë në kohën e Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem].

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free