PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë

 Dashurojmë dhe duam që të na dashurojnë. Duam të ndihemi gjithmonë të tillë.

Por jeta, shqetësimet e ndryshme që sjell ajo, mund të na largojnë nga kjo ndjenjë, duke na bërë më të ftohtë, më të largët për njëri-tjetrin. Allahu e vlerëson shumë këtë ndjenjë si ndjenjën më të bukur dhe është pikërisht dashuria e tij ndaj nesh kur na fal mëkatet; është dashuria e Tij për njeriun kur krijoi femrën. Allahu i lartësuar në Kuran thotë:"Dhe prej shenjave të tij është se Ai krijoi për ju nga vetë vetet tuaja bashkëshorte që të preheni tek ato e mes jush krijoi ngrohtësi dhe mëshirë.
Me të vërtetë që këtu kaajete për një popull që mendon" (30: 21).
 
Vëzhguesi i këtij ajeti do të gjejë se ai përfshin anë të ndryshme të jetës sentimentale mes burrit dhe gruas. Ana e parë që ai përfshin është qetësia shpirtërore, e cila,nëse arrihet,lëshon gëzim e hare, i dhuron njeriut të gëzojë shëndet psikik, duke e ndihmuar atë të përballet me çështjet e jetës dhe kapërcimin e vështirësive. Kështu, burri rigjeneron aftësitë e tij në punë dhe gruaja e rrit përkujdesjen e saj ndaj fëmijëve; familja i ofron shoqërisë një brez fëmijësh me të cilët mund të mburren ata dhe vetë vendi.
Ngrohtësia dhe mëshira që rrjedhin edhe nga emrat e Allahut,
"El Uedudu, Err Rrahim"
janë gjëja më e bukur e lidhjes martesore.
 Ndikimi më i rëndësishëm i tyre në shpirtin njerëzor është ngritja e moralit.
Tërë këto shenja janë edhe synimet kryesore të jetës bashkëshortore, pa të cilat nuk mund të ketë qëndrueshmëri në familje dhe as njeriu nuk do të mund të qëndronte mbi sipërfaqen e tokës.Atë që Allahu e përmend në tërësinë e dashurisë mes bashkëshortëve,ka kaluar në kohë atë që sot thonë psikologët, të cilët theksojnë domosdoshmërinë e dashurisë në jetën e njeriut si dhe nevojën e çdo njeriu për të ndier dashurinë e të tjerëve. Kjo nevojë njerëzore është burimi i shëndetit psikik së njeriut.
 
Ata gjithashtu theksojnë edhe rëndësinë e dashurisë dhe ngrohtësisë në pesë vitete para të jetës së njeriut dhe mospërballjen e tij me kriza sentimentale që ai të mund të rritet i shëndetshëm nga ana psikike. Për të njohur nevojën e madhe të njeriut për dashuri, u zhvillua një studim që nxjerr në pah masën e rëndësisë së kësaj nevoje.
 Kur u privuan nga dashuria
Ky studim u bë mbi një grup fëmijësh që ata morën dhe i ndanë në dy grupe.Grupi i parë u rrethua nga ngrohtësia, përkujdesja e dashuria përkrah ushqimit të mirë.
 Ndërsa grupi i dytë u ushqyen me ushqim të të njëjtit nivel të grupit të parë,por ata u privuan nga dashuria, ledhet, ngrohtësia dhe përkujdesja.Rezultatet e studimit treguan se rritja fizike në fëmijët e grupit të parëshoqërohej me shëndet psikik dhe moral të lartë,ndërsa tek fëmijët e grupit të dytë, një pjesë e mirë e tyre vdiqën dhe tek ata që mbetën gjallë, u shfaqën shenjat e sëmundjeve psikike, duke bërë një jetë me moral të dobët. 
Pesë vitet e para
Sa e ngjashme është jeta e bashkëshortëve me jetën e këtyre fëmijëve.
Martesat që janë të rrethuara me përkujdesje, ngrohtësi e dashuri,individët e tyre jetojnë në mirësi të përhershme, jetojnë, rriten e lindin fëmijë të shëndetshëm sidomos nga ana psikike, ndërsa martesat që privohen nga dashuria,një pjesë e tyre vdesin dhe mbarojnë e ato që mbijetojnë,jetojnë me dhembje dhe konflikt të përhershëm.
 Sa e ngjashme është jeta bashkëshortore dhe rritja e saj me jetën dhe rritjen e fëmijës.
 Nësebashkëshortët nuk e fillojnë atë me dashuri, ngrohtësi e përkujdesje, shumë shpejt do të rrënohet e vdesë. Ndërtesa e jetës së njeriut fillon nga një pikë uji.Kështu, edhe ndërtesa e jetës bashkëshortore fillon me tullën e parë.
Pesë vitet e para të saj konsiderohen shtylla kryesore për pjesën tjetër të ndërtesës, për të përfunduar me sukses apo dështim.Është tepër e lehtë për njeriun të martohet, por tërë vështirësia qëndron në ruajtjen e dashurisë për gjatë viteve të gjata të martesës. Kjo kërkon një mund të madh, bashkëveprime mbështetje prej të dy bashkëshortëve.
 Në proverbat popullore thuhet se një dorë e vetme nuk duartroket, kështu edhe përpjekjet që bën një person i vetëm pa shokun e tij të jetëspër të ruajtur lumturinë bashkëshortore, do të ishin të kota nëse ato nuk do të mbështeten e të gjejnë përpjekje të njëjta apo edhe më të shumta nga pala tjetër.
 
Por, si do të mund të ruajë njeriu dashurinë gjatë viteve të martesës?
Ç'i bën disa martesa të jetë të lumtura e disa të tjera të dëshpëruara?
 
Allahu i lartësuar ka vënë të drejta bashkëshortore që sigurojnë vazhdimësinë e jetës familjare dhe realizon lumturinë mes dy bashkëshortëve.
Nëse ka të drejta që janë të veçanta për burrin, si për shembull, e drejta e bindjes dhe edukimi i fëmijëve apo të tjera të veçanta për gruan, si për shembull, mehri (dhurata e martesës që burri i jep gruas), banesa etj, ka të tjera të drejta të përbashkëta ku të dy bashkëshortët kontribuojnë së bashku në realizimin e tyre.
Lumturia nuk arrihet vetëm kur njëri kryen detyrimin e tij e tjetri jo.
Këto janë të drejta që nëse secili kryen detyrën e vet, do të ishte shkak për vazhdimësinë e dashurisë që ka lindur në fillim të martesës, madje do të vazhdojë të mbetet e tillë për pjesën tjetër të jetës, lulëzimi I saj do të vazhdojë për tërë jetën.
Një nga të drejtat më të rëndësishme të përbashkëta është edhe bashkëjetesa e mirë.
Kjo bashkëjetesë ka lidhje me marrëdhëniet mes bashkëshortëve, qofshin ato sentimentale apo edhe fizike, ku tërë qëllimi është që secili prej tyre të përpiqet të lidhet, të kuptojë, të afrojë dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira mes tij dhe bashkëshortit të tij në jetë.
 Profeti (a.s) e ka përmbledhur këtë me thënien e tij:"Nuk lejohet dëmi ndaj tjetrit e as ndaj vetes".
Pra, asnjërit prej bashkëshortëve nuk i lejohet të dëmtojë tjetrin e as të bëhet shkakqë tjetri t'i bëjë dëm. E duke qenë se ky parim njerëzor, për të cilin Profeti (a.s) porosit që të sundojë në marrëdhëniet njerëzore me tërë dimensionet e tij, është logjikedhe parësore që të jetë e të bëhet kushtetuta e që rregullon marrëdhëniet mes bashkëshortëve.
 
Hapa praktikë për të rifreskuar dashurinë
Nëse do të shikonim ajetin kuranor: "Për ju bëri nga vetë vetja juaj bashkëshorte, që të
preheni tek ato", mund ta afronim me burrin kur kthehet në shtëpi dhe e gjen gruan e tij të pastër e tërheqëse, duke e pritur me fjalë të ëmbla, ushqim e përkujdesje që ai të prehet tek ajo e të hedhë tej dynjanë dhe problemet e saj pas shpine, ta harrojë e mohojë atë. Ka hyrë në shtëpizën e tij të ngrohtë që të gjejë ngrohtësi dhe mëshirë së bashku. Kështu, edhe gruaja, kur burri i saj kthehet tek ajo pas mungesës në punë, e pret atë me mall dhe ngazëllim që tek ai të rigjejë sigurinë, përkujdesjen, mbrojtjen dhe dashurinë, duke harruar lodhjen e saj, zhurmën e fëmijëve dhe kërkesat e shtëpisë, të prehet në shtëpizën e saj të ngrohtë e të hedhë pas krahëve në harresë e mohim dynjanë dhe hallet e saj. Mendo bashkë me mua, si do të mund të jetë një familje kur kreu i saj dhe ndihmësja e tij do të kenë këtë moral të lartë, shpirt të pastër dhe ngrohtësi? Si do të jetë reflektimi i tyre në edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve përderisa babai është në kulmin e zemërbardhësisë së tij dhe nëna në kulmin e ngazëllimit të saj? Fëmijët patjetër do të gjejnë tek ta vend për të diskutuar,shaka, lojë dhe mësim.

Por, kur kjo shtëpizë bashkëshortore do të jetë e ndezur në zjarr, bashkëshortët nuk do të kenë asnjë mundësi të qetësohen. Njëri do të privojë tjetrin nga këto momente hyjnore të qetësisë e prehjes. Patjetër që kjo do të pasqyrohet në jetën e bashkëshortëve dhe rolit të tyre në përkujdesjen e familjes dhe të fëmijëve. Në ajetin kuranor "që të preheni" që është në kohën e tashme, nënkupton vazhdimësi në rinovim ditë pas dite. Kështu, në ajetin kuranor"Për ju ne bëmë nga vetë vetja juaj", pra, gruaja dhe burri janë një i vetëm në çdo gjë, pra,nga vetë vetja jote krijoi një bashkëshorte që të prehesh tek ajo. Përngjasimi i gruas me vendprehjeje është përngjasim i bukur. Ashtu si edhe shtëpia që ka nevojë herë pas here për rikonstruksion e lyerje, edhe jeta bashkëshortore ka nevojë për rikonstruksion të vazhdueshëm, sidomos pas moshës tridhjetë vjeçare, sepse burrat mendojnë se gratë e tyre pas moshës tridhjetëvjeçare bien në plogështi dhe fillojnë e merren me edukimin e fëmijëve, duke lenë pas dore burrin. Kjo mund t'i bëjë ata të hedhin sytë në vend tjetër.

 A nuk e di se gjysma e problemit është për shkak të tij dhe rolit të tij në rikonstruksionin e banesës bashkëshortore? A mund t'i hedhim një sy këtyre hapave praktikë, që kujtdo të mund tia rifreskojë jetën e tij bashkëshortore?
 
 Hapi i parë: Kërkoi ndihmë Allahut që të ndryshojë zemrën e gruas tënde dhe udhëzimin e saj.Allahu i lartësuar përmend mirësitë e tij ndaj profetit Ejub (a.s) dhe thotë: "E ne ta ndreqëmgruan tënde". Ndreqja e gruas ishte udhëzimi i saj nga Allahu dhe mbrojtja e tij. Kështu duhet t’I drejtohet me lutje Atij që ka në dorë zemrën e njeriut.
 
Hapi i dytë: Rinovo veten tënde para syve të saj që të të ndiejë ty.
Disa burra ndoshta nuk i ndërrojnë rrobat e tyre që i kanë me vite. Kjo mund të ndodhë deri në rrobat e gjumit e as që mund të bëhet fjalë për rregullimin e paraqitjes së tij para gruas. Atëherë, si do mund të kërkojë që ajo të mbajë bukurinë e saj para tij? Ai, me natyrën e tij, është bërë si uji i ndenjur që nuk do vonojë shumë e do të qelbet. Allahu i lartësuar thotë: "Ato (gratë) kanë të njëjtat të drejta sikurse edhe detyra", pra, ka po ato të drejta, sikurse edhe të drejtat që i kërkohen t'i respektojë.
 Kështu, ndërroji rrobat dhe pamjen tënde herë pas here,veçanërisht ato me të cilat ulesh para gruas tënde.
 Hapi i tretë: Ndërro fjalorin tënd kur të flasësh me të.
Duhet të fshish sa të mundesh tërë fjalët e vjetra të jetës tënde e të përdoresh herë pas here fjalë të reja. Mos lavdëro me të njëjtat fjalë që përdor përherë punën e saj në shtëpi, por mundohu të shprehësh kënaqësinë tënde për punën e saj me një përshkrim të ri, më të mprehtë. Për shembull, në vend që të thuash parullën e përhershme: "Shtëpia sot qenka e rregulluar dhe e pastër.", mund të thuash: "A kemi ndonjë rast apo miq sot?" E ajo patjetër do të thotë: "E pse?", mund t'i thuash: "Rregulli dhe pastërtia e thonë këtë."
'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free