PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Sjellja e mirë ndaj burrit

E gjithë kjo është çelësi i një jete të mirë dhe të lumtur, të cilën e kërkon martesa.

 

Sjellja e mirë ndaj burrit Transmeton Usame ibn Zejdi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Robi më i dashur tek Allahu është ai i cili ka moral të mirë.” Taberaniu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih.

 

Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë në xhenet ka dhoma, prej jashtë sheh çfarë ka brenda dhe prej brenda sheh se çfarë ka jashtë.” Ebu Malik El Eshari e pyeti: “O i Dërguar i Allahut, të kujt janë këto?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Të atij i cili flet mirë (ka sjellje të mirë), i ushqen njerëzit (që kanë nevojë) dhe i kalon nata në namaz, kur njerëzit janë duke fjetur.” Ahmedi, Hakimi dhe ka thënë se hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.

 

Ka mundësi që disa gra të thonë: “Çfarë dëshiron burri prej meje? Ushqimin e gjen të gatshëm, rrobat i gjen të hekurosura, shtëpinë e rregulluar dhe të fshirë, fëmijët e tij të veshur dhe të ushqyer dhe të gjitha nevojat e tij i ka të gatshme. Çdo gjë që ai kërkon, unë e kryej, çfarë dëshiron burri më shumë prej meje?”

 

Assesi oj motër, nuk kërkon diçka më tepër. Mirëpo ai ka nevojë për një sjellje të mirë, të cilën ti ke muvva  ndësi ta bësh, ai ka nevojë për buzëqeshjet e tua, ai ka nevojë të shikojë një grua e cila kujdeset për të dhe i kushton vëmendje atij.Ai dëshiron të dëgjojë fjalë të mira, tërheqëse, falënderime dhe dashuri ndërmjet jush. Dhe e gjithë kjo është çelësi i një jete të mirë dhe të lumtur, të cilën e kërkon martesa.

Sillu mirë me të, nëse sjell diçka në shtëpi, gjëra ushqimore ose të ka blerë ndonjë

rrobë, falënderoje atë me buzëqeshje, thuaj fjalë të mira edhe nëse ka mundësi që

nuk të ka pëlqyer aq shumë, sepse kjo ia shton dashurinë atij dhe e gëzon atë. Kur

vjen nga puna ose nga xhamia, prite me fjalë të mira e tërheqëse, se e gjithë kjo sjell

harmoni martesore, kurse ty nuk të kushton asgjë.
 
Ibën Abasi radijAllahu anhu, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Unë e pashë Xhehenemin dhe pashë se banorët e tij më së shumti ishin gra, për arsye se ato nuk falënderojnë.” Dikush i tha: “A është shkaku se ato nuk besojnë Allahun, subhanehu ve teala? Ai tha: “Shkaku është se ato
nuk i falënderohen burrave të tyre dhe nuk i respektojnë ata. Po të sillesh me ato mirë çdoherë edhe nëse njëherë ajo sheh në ty diçka që nuk e pëlqen, ajo do të thotë: “Unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje”.

Pra, Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve selem, tregoi shkakun se pse ato do të jenë banoret më të shumta të Xhehenemit. Ato e teprojnë me fyerje, sharje, mallkime si dhe nuk i falenderojnë për të mirat, është për qëllim të mirat e bashkëshortëve të tyre. Ashtu që në këtë mënyrë bëhen shumica e banorëve të zjarrit. Andaj gruaja duhet ta falendëroj burrin e saj për të mirat që ia ofron asaj dhe për sjelljen e mirë me të.

  Gruaja duhet te  ketë parasysh ndjenjat e tij dhe të mos e hidhërojë. Kështu burri duhet të shohë tek gruaja vetëm atë që e do, të mos dëgjojë nga ajo vetëm se fjalë të mira, dhe të mos vërejë tek ajo vetëm se atë që e gazmon. Gruaja e mirë burrit i shfaq vetëm gjërat që e gëzojnë, siç është buzëqeshja, argëtimi i burrit pastaj edhe zbukurimi,  parfumosja vetëm përpara burrit. Prej cilecive te mira mospasja inat apo dëshirë për t'u hakmarrëndaj burrit të saj.
 "Secila grua e cila vdes, ndërsa burri i saj është i kënaqur me të, do të hyjë në Xhennet" (Tirmidhiu, Ibn Maxhe)
"Gratë e juaja banore të Xhenetit janë të dashurat, që lindin dhe që u ndihmojnë burrave të tyre, ajo e cila kur hidhërohet, vjen dhe e kap burrin për dore e thotë: nuk më kaplon gjumi derisa (ti) të jesh i kënaqur me mua."  Këto janë mundësi të arta për gruan fetare, e sidomos për ato që i kanë edhe
burrat besimtarë e që nuk kërkojnë prej tyre përveç asaj që All-llahu dhe i
Dërguari ua ka caktuar. E atëherë le të kujdeset gruaja fetare që kërkon mëshirën, faljen dhe Xhenetin e All-llahut subhanehu ve teala të pajisetme këto cilësi që t'i realizojë aspiratat e saja për botën e ardhshme. Lutja jonë e fundit është: Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të Botërave.
'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free