Martesa në Islam është një marredhënie e bekuar mes gruas dhe burrit, në të cilën ata fillojnë një udhëtim të gjerë ku do të ketë dashuri, harmoni, bashkëpunim, tolerancë.
All-llahu xh.sh në Librin e Tij thotë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi palën (gratë) nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. ...” (ER RRUM, 21)Kjo është një nga lidhjet më të forta në të cilën All-llahu xh.sh i bashkon dy partnerët muslimanë, të cilët lidhin kontratë mes veti në bazë të dashurisë, kuptimit dhe bashkëpunimit të tyre, si dhe e krijojnë një familje muslimane në të cilën do të rriten dhe do të jetojnë fëmijët e tyre. Familja muslimane është komponenta më e fortë e shoqërisë islame kur anëtarët e saj (familjes) janë konstruktivë dhe produktivë, duke u ndihmuar dhe inkurajuar tjerëve për të qenë të drejtë dhe duke u garuar me ata në punët e mira.
Femra e drejtë është shtylla, gurthemeli e bazamenti i familjes muslimane. Ajo konsiderohet si gëzimi më i madh në jetën e mashkullit. Pejgamberi s.a.v.s ka në një hadith të tij ka thënë: “Kjo botë është një argëtim i përkohshëm dhe qetësia më e mirë është gruaja e mirë.” [Muslimi 10/56]
Një grua e mirë është bekimi më i madh që All-llahu xh.sh mund t’ia japë mashkullit, në të cilën ai mund të gjejë prehje. A mundet që gruaja të jetë qetësimi më i mirë në botë? A mundet që ajo të jetë grua e suksesshme në raport me bashkëshortin e saj? Natyrisht që po, edhe atë e arrin kur:
Një ndër mënyrat që Islami e ka nderuar gruan është që ajo e ka të drejtën ta zgjedhë atë person që ajo e dëshiron. Prindërit e saj nuk kanë të drejtë ta detyrojnë atë të martohet me dikë që ajo nuk e dëshiron. Femra muslimane e di këtë të drejtë, por ajo nuk e refuzon udhëzimin dhe këshillat e prindërve të saj në rast që dikush ia kërkon dorën e saj për martesë.
Ka shumë argumente të cilat e përkrahin femrën në këto çështje sensitive. E kemi shembullin që Buhariu e transmeton për el Kansa bint Kidam, e cila thotë: “Babai im më martoi me kusheririn e tij, por unë nuk e doja këtë lidhje, kështuqë iu ankova pejgamberit s.a.v.s., e ai s.a.v.s. më tha: “Rrespektoje atë që babai yt e ka vendosur!” Unë pastaj i thashë: “Nuk dua ta pranoj atë që e ka vendosur babai im.” Pastaj ai s.a.v.s. tha: “Atëherë, kjo martesë nuk bën (duhet të shkyhet), ndërsa ti shko e martohu me kë të duash!” Unë pastaj i thashë: “E kam pranuar atë që e ka vendosur babai im, por desha t’ua bëj me dije femrave se baballarët e tyre nuk kanë të drejtë të përzihen në çështjet e vajzave të tyre (t’i detyrojnë të martohen me ata që nuk u pëlqejnë atyre)” [Fet-h el Bari, 9/194]
Në fillim, pejgamberi s.a.v.s. i tha el Kansës që ta dëgjojë babain e saj, e që ashtu edhe duhet të jetë, por kur vërejti se babai i saj kishte tentuar ta martojë atë me forcë, ai s.a.v.s. ia dha asaj lirinë të zgjedhë kë ta dojë (për martesë).
Islami nuk e lejon që femrës t’i imponohet ndonjë barrë e padurueshme, kështu duke i detyruar ato që të martohen me ata (meshkuj) që ato dëshirojnë, sepse ai (Islami) do që martesat të jenë të suksesshme, të bazuara në pajtueshmëri mes njëri-tjetrit (mes partnerëve); duhet të ketë përshtatje edhe në pamjet e tyre fiziologjike, në qëndrime, shprehi, qëllime e kështu me radhë. Nëse diçka nuk shkon si duhet dhe gruaja ka ndjenjë se nuk mund ta dashurojë bashkëshortin e saj sinqerisht ose frikohet të bëjë mëkat të kundërshtojë, e të mos i bindet bashkëshortit të saj të cilin nuk e dashuron, atëherë ajo kërkon shkurorëzim.
Islami e ka mbrojtur humanitetin dhe krenarinë e gruas dhe i ka rrespektuar dëshirat e saj lidhur me zgjedhjen e njeriut që ajo do ta kalojë jetën. Nuk lejohet që askush, kushdo qoftë ai, ta detyrojë gruan të martohet për dikë që ajo nuk e pëlqen.
Ibn Abasi r.a. tregon: “Një etiopiane, emri i së cilës ishte Baria ishte e martuar me një rob, i cili quhej Mughith. Ai aq shumë e donte Barian, saqë vraponte pas saj edhe atë duke qarë. Pejgamberi s.a.v.s. kur e pa tha: “O Abas, a e sheh sa shumë Mughithi e do Barian, ndërsa ajo sa shumë po e urren?” Pastaj pejgamberi s.a.v.s. i tha Barias: “Pse, të paktën, nuk po e shikon Mughithin, oj Baria?” Ajo i tha: “O i dërguri i All-llahut, a po më urdhëron ta bëj një gjë të tillë?” Ai s.a.v.s. tha: “Unë thjesht po mundohem të ndërhyj në këtë çështje.” Ndërsa ajo i tha: “Ai mua nuk më nevojitet.”
Pejgamberi s.a.v.s. ishte thellësisht i prekur nga ky akt, gjegjësisht nga ajo dashuri e shastisur nga ana e mashkullit dhe nga ajo urrejtje e tmerrshme nga ana e femrës. Ai s.a.v.s. e pyeti atë se për çfarë shkaku nuk i kthehej ajo burrit të saj. Pastaj ajo e pyeti se a ishte obligim ajo që Pejgmaberi s.a.v.s. i tha a po jo, kurse ai s.a.v.s. i tha se ai vetëm kishte dashur të ndërhyjë me fjalë e jo ta detyrojë atë për t’iu kthyer atij (Mughithit).
Le ta dëgjojnë këtë mësim të pejgamberit s.a.v.s. ata prindër që janë kokëfortë dhe zemërgurë dhe ata që i shtypën vajzat e tyre të martohen për meshkuj që ato nuk i dojnë!
Femra muslimane e cila i kupton mësimet islame, vepron në mënyrë korrekte dhe të mençur kur ka të bëjë me zgjedhjen e bashkëshortit. Asaj (femrës muslimane) nuk i intereson pamja e bukur, statusi i lartë, jeta luksoze apo diçka të ngjajshme që zakonisht i tërheqin femrat në përgjithësi. Ajo interesohet rreth asaj se sa ai kujdeset për urdhërat që i ka ndaj All-llahut, për qëndrimin dhe sjelljet e tij, sepse këto janë shtyllat e martesës së suksesshme dhe njëkohësisht janë tiparet më të mira të mashkulit. Mësimi islam dëshmon rëndësinë e këtyre cilësive të një mashkulli potencial, sikurqë Islami e obligon femrën të martohet me ndonjë mashkull që i posedon këto tipare, me qëllim që fitneja mos ta përfshijë shoqërinë në tërësi, sikur që pejgmberi s.a.v.s. në një hadith të tij ka thënë: “Nëse ndokush jua kërkon vajzën tuaj, me fenë dhe sjelljet e të cilit jeni të kënaqur, jepjani atij (vajzën tuaj), e nëse nuk e bëni këtë, çapkënëria do të përhapet në tokë.” [Tirmidhiu, 2/274]
Si mashkulli musliman, që nuk mahnitet me femrat e bukura, të cilat janë rritur në mjedis jo të mirë, ashtu edhe femra muslimane nuk mahnitet prej “plej-boj”-ve, pa marrë parasysh se sa të pashëm janë ata. Më mirë është që femra muslimane të pëlqejë një mashkull që është serioz, besimtar dhe i edukuar mirë, zemra e të cilit është e pastër... Askush nuk është më i përshtatshëm për një grua të mirë sesa burri i mirë dhe s’ka më të përshtatshëm për gruan tekanjoze sesa burri tekanjoz, sikurqë All-llahu xh.sh. ka thënë: “Të këqijat janë për të këqinjtë dhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.” (EN NUR, 26)
Kjo nuk do të thotë që femra muslimane duhet plotësisht ta injorojë pamjen fizike, e që ta propozojë ndonjë “kandidat” që vërtet nuk është tërheqës. Është e drejta e saj, siç thamë më lartë, që të martohet me atë, prej të cilit zemra e saj do të jetë e mbushur me dashuri dhe të martohet me atë, pamja dhe sjellja e të cilit femra është e kënaqur. Pamja e jashtme nuk duhet të braktiset duke e paguar me natyrën e brendshme ose anasjelltas. Femra duhet ta zgjedhë një mashkull që është tërheqës për të në të gjitha aspektet. Femra e vërtetë muslimane asnjëherë nuk “vërbohet” nga pamja e jashtme dhe ajo asnjëhere nuk i lejon ata që t’ia tërheqin vëmendjen asaj prej zgjedhjen e bashkëshortit potencial për të.Gruaja muslimane e di që burri e ka të drejtën e kivamës kundrejt saj, siç ka thënë All-llahu xh.sh në Librin e Tij: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu i ka graduar disa prej disave dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prndaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë rrespektuese dhe janë besnike ndaj së fshehtës. E ato që ia keni dro kryelartësinë e tyre, këshilloni, madje edhe largoni nga shtrati (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat), e nëse ju rrespektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i Larti, më i Madhi.” (EN NISAË, 34)
Besimtarët dhe besimtaret duhet të qëndrojnë të bashkëlidhur mes veti, e në këtë mënyrë ata e kryejnë misionin e tyre që All-llahu xh.sh. ua ka dhënë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtaërt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, rujtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.” (EL AHZAB, 35)Për ta arritur këtë akt të të forcimit të martesës dhe për të themeluar një jetë familjare stabile është esenciale që fillimisht të zgjedhet partner i mirë. Ummu Seleme ibn Milhan është një ndër gratë muslimane që ishin të shquara për karakter të fortë, aspirata të larta dhe largpamësi në rast të zgjedhjes së bashkëshortit. Ajo ishte një prej ensarëve që e përqafuan Islamin. Ajo ishte e martuar për Malik ibn Nadar dhe ishte nëna e Enesit. Kur ajo e përqafoi Islmin, bashkëshorti i saj (Maliku) ishte i hidhëruar ndaj saj dhe e lëshoi atë, por ajo nuk e braktisi Islamin. Pas disa kohësh, ajo dëgjoi se ai (Maliku) kishte vdekur dhe ajo ende ishte në lule të rinisë. Ajo e lindi atë (Enesin) me shpresë të shpërblimit nga All-llahu xh.sh. Pastaj, më vonë, e dërgoi te pejgamberi a.s., kështuqë ai (Enesi) të mësojë prej pejgamberit a.s.Më pastaj, një prej meshkujve medinas më të bukur, më të pasur, më të fortë erdhi për ta kërkuar atë për grua. Ky ishte Ebu Talha, mirëpo, para se të bëhej musliman. Shumë femra e pëlqenin atë për shkak të pasurisë, fuqisë dhe bukurisë së tij dhe ai mendonte se Ummu Seleme do ta pranonte atë shumë lehtë. Mirëpo ajo vendosshmërisht i tha: “O Ebu Talha, a e di se zoti që ti e adhuron është vetëm një pemë që është rritur në tokë dhe është gdhendur prej një skllavi të fisit Benu...?” Ai i tha: “Po, natyrisht.” Ajo i tha: “A nuk po të vjen turp që t’i gjunjëzohesh një pjese të drurit?” Ebu Talha ishte kokëfortë dhe i ofroi asaj një jetesë luksoze, por ajo përsëri këmbënguli në Islamin e saj dhe i tha: “O Ebu Talha, një njeri sikur ti nuk mundet të hiqet sysh, por ti je jobesimtar, ndërsa unë jam besimtare. Nuk është e lejuar për mua, që të martohem me ty, por nëse e pranon Islamin, unë do ta kisha kërkuar mehrin që më takon.” [Nuk e kam gjetur transmetuesin] Ai (Ebu Talha) erdhi përsëri ditën tjetër dhe provoi ta joshë me nje dhuratë më të madhe, por ajo përsëri qëndroi ashtu si duhej dhe rezistimi dhe pjekuria e saj vetëm që e zmadhonin bukurinë e saj dhe i tha: “O Ebu Talha, a nuk e di se zoti që e adhuron ti është prej druri dhe është gdhendur prej një skllavi, të cilin (zot) nëse do ta kishe ndezur, do të digjeshte?” Ai u trondit prej fjalëve të saj dhe tha me vete: vallë, a digjet Zoti? Dhe e tha shehadetin... Pastaj Ummu Seleme i tha Enesit: “O Enes, më marto me Ebu Talhan!” Enesi i thirri dëshmitarët dhe martesa u solemnizua.
Ebu Talha ishte aq i lumtur që ishte i vendosur që pasurinë e tij t’ia japë asaj, por ajo ishte grua e sinqertë dhe besimtare. Ajo i tha: “O Ebu Talha, unë u martova me ty për hirë të All-llahut xh.sh. dhe nuk do të marr tjetër prej teje.” Ajo e kishte parasysh se kur Ebu Talha e përqafoi Islamin, jo vetëm që kishte marrë një bashkëshort të mirë, por edhe do të fitonte shpërblim nga All-llahu xh.sh., e ai (shpërblim) ishte më i vlefshëm se 5 deve të kuqe, sikurqë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nëse All-llahu e udhëzon dikë në Islam përmes ty, është më mirë se të kishe fituar deve të kuqe.” [Fet-h el Bari, 7/476]
Këto femra muslimane janë shembuj për të mirë, prej së cilave femrat tjera muslimane do të mund ta mësojnë pastërtinë e besimit, karakterin e fortë dhe mençurinë në të zgjedhurit e bashkëshortit.
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”