I gjendur para një realiteti të tillë, jam përpjekur që të përpiloj një pyetësor të përbërë nga dhjetë pyetje, të cilat do ndihmojnë të rinjtë për t’a zbuluar sa më mirë njëri-tjetrin, para se të ndërmarrin hapin e fejesës dhe më pas të martesës.
Këto pyetje, unë i eksperimentova tek një numër i madh çiftesh para fejesës dhe para martese. Rezultatet ishin të kënaqshme, pasi 80 % e këtyre çifteve që respektuan pyetësorin para fejese, siguruan një jetë martesore dhe bashkëshortore të lumtur dhe pa probleme. Këtë pyetësor, unë e kam titulluar “Fejesë pa asnjë ngatërresë.”Si djali ashtu dhe vajza, gjatë prezantimit të tyre, i drejtojnë njëri-tjetrit këto pyetje:
Pyetja e parë:
Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Cilat janë ambiciet, si e shikon veten pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh?
Ka të rinj të cilët nuk planifikojnë dot as për një ditë të vetme, ata jetojnë momentin dhe çastin. Kur flasim mbi ambiciet dhe planet për të ardhmen, ata ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ambiciet mund të jenë të aspektit fetar, social, arsimor etj... Vizioni i qartë mbi të ardhmen, është shumë i rëndësishëm për të garantuar suksesin e martesës.
Pyetja e dytë:
Cili është koncepti juaj mbi martesën?
Është për t’u habitur dhe njëkohësisht për të ardhur keq, sepse shumica e të rinjve të sapomartuar – nga pesëqind çiftet – u përgjigjën se ata e konceptonin martesën si diçka ku mund të plotësonin kënaqësitë dhe nevojat e tyre seksuale. Shumica e tyre ishin martuar vetëm për këtë qëllim. Një vit nga martesa e tyre, kur kjo nevojë ishte plotësuar, martesa për të nuk kishte më vlerë. Kur këtë pyetje ua drejtuam vajzave, shumica e tyre u përgjigjën “Lindja e fëmijëve”. Kështu, sipas këtij koncepti, një çift që nuk lindin fëmijë, janë të destinuar të divorcohen ose të jetojnë mes problemeve dhe zënkave.Përgjigjet e kësaj pyetjeje, mund të jenë të shumta dhe të ndryshme. Dikush mund t’a konceptojë martesën si një institucion të moralit, qetësisë shpirtërore, bashkëveprimit, kënaqësisë seksuale etj... Një përgjigje e tillë, tregon që ky djalë/vajzë, kanë një koncept dhe këndvështrim të qartë dhe përfshirës mbi martesën.
Pyetja e tretë:
Cilat janë ato cilësi dhe veti të cilat i kërkon tek shoku/shoqja e jetës? Si kërkon të jetë ai/ajo?
Këtë pyetje mund t’ia drejtojë vajza djalit dhe anasjelltas.
Pyetja e katërt:
A e shikon të rëndësishme dhe domosdoshme lindjen e fëmijës që vitin e parë të martesës?
Ndoshta shumë lexues do të habiten nga kjo pyetje, pasi u duket e pavend, por nga përvoja ime kam zbuluar se shumë martesa kanë dështuar pikërisht nga mosmarrëveshjet e krijuara rreth kësaj çështjeje. Ka bashkëshortë të cilat duan fëmijë sa më shpejt, ndërkohë që e shoqja kërkon një periudhë kohe, kërkon t’a njohë më mirë të shoqin, kërkon të kalojë një vit ose dy pa fëmijë. Fërkime dhe konflikte të kësaj natyre, mund të çojnë në dështimin e martesës. Nëse këto mosmarrëveshje dhe parime të ndryshme sqarohen që para fejesës ose gjatë saj, ne shmangim shumë probleme pas martesore. Të gjithë këto pyetje, synojnë një prezantim dhe njohje sa më të mirë mes djalit dhe vajzës. Aty synojnë që të zbulojnë mentalitetin, psikologjinë dhe veset e secilit, gjë e cila duhet të jetë e qartë para se të fejohen apo martohen.
Pyetja e pestë:
A vuan nga ndonjë sëmundje? A ke probleme shëndetësore, apo të meta fizike?
Shpesh herë, ndodh që bashkëshorti të zbulojë tek e shoqja të meta fizike, por kjo ndodh vetëm pas martese. Një herë, më erdhi një burrë i cili kërkonte të divorcohej nga e shoqja vetëm pas gjashtë muaj martese. Kur e pyeta mbi shkakun, ai më tha:”Kur u martuam, zbulova se ajo nuk kishte flokë. Kur u fejuam ajo ishte e mbuluar me shami dhe gjersa u martuam nuk më tregoi gjë mbi këtë të metë.”Në një rast tjetër, burri ankohej se e shoqja kishte lindur pa mitër, gjë të cilën ajo nuk ia kishte treguar që në fejesë. Të gjithë këto, tregojnë se prezantimi dhe njohja mes çiftit që do të martohet, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore.Kur një nga muslimanët ishte fejuar, Profeti a.,s e pyeti nëse e kishte parë të shoqen. Kur ai i tha që nuk e kishte parë, Profeti a.s i tha:”Shko dhe shihe, pasi kështu garanton një martesë jetëgjatë.”Sa më shumë që djali dhe vajza t’a njohin dhe të prezantohen me njëri-tjetrin, aq më shumë do e duan dhe pranojnë njëri-tjetrin.
Pyetja e gjashtë:
A je i shoqërueshëm dhe kush janë shokët e tu?
Si djali ashtu dhe vajza, duhet t’a dinë tipin e tjetrit. Ka mundësi që djali të jetë i shoqërueshëm dhe vajza e mbyllur në vetvete, ose anasjelltas. Gjithashtu, e rëndësishme është të njihen shokët, pasi është normale që njeriu të shoqërohet me tipin dhe llojin që i përshtatet. Profeti a.s thotë:”Njeriu ndjek fenë e mikut dhe shokut të tij.” Gjithashtu djali duhet të pyesë mbi shoqet e vajzës të cilës i ka kërkuar dorën. Kur flasim mbi këto pyetje, kjo nuk do të thotë që si djali ashtu dhe vajza, të ulen dhe secili t’i drejtojë direkt këto pyetje njëri-tjetrit. Periudha e fejesës nuk mund të kthehet në periudhë hetimi dhe survejimi, pyetje dhe përgjigje. Këto dhjetë pyetje, mund dhe duhet të bëhen gjatë diskutimit mes djalit dhe vajzës dhe në mënyrë indirekte. Ndodh që disa familje nuk pranojnë që vajza e tyre të ulet dhe të bisedojë me djalin që ka kërkuar dorën e saj. Një herë, më erdhi një i ri dhe më tha:”Unë kam kërkuar dorën e një vajze, por familja e saj refuzojnë që unë të ulem dhe të bisedoj me të. Ata më kanë lejuar vetëm t’a shikoj, t’a përshëndes dhe të largohem. Çfarë duhet të bëj? Si t’ia pyes këto dhjetë pyetje për të cilat keni folur ju?”Unë i thashë:”Çfarë mendon, që këto dhjetë pyetje, t’ia dërgosh ose me faks ose me email? Në të njëjtën kohë, t’i dërgoja dhe përgjigjet e tua të këtij pyetësori.”Kështu, ai ia dërgoi përgjigjet e pyetësorit dhe i kërkoi që edhe ajo t’u përgjigjej të njëjtave pyetje. Kështu, arritën të prezantohen dhe t’a njohin njëri-tjetrin me anë të postës elektronike.Mua nuk më intereson si do e zbatosh këtë ide, duke biseduar direkt, me anë të faksit, telefonit apo postës elektronike. Për mua është e rëndësishme që si djali ashtu dhe vajza, të mbledhin informacionin e nevojshëm para se të marrin një vendim.
Pyetja e shtatë:
Si janë marrëdhëniet e tua me prindërit?
Martesa nuk kështë lidhje mes dy personave, por është lidhje mes dy familjeve. Martesa nuk është siç përshkruhet rëndom në filma dhe telenovela, ku çifti me t’u martuar shkëputen nga familja dhe jetojnë të lumtur. Kur çiftit i lind një fëmijë, përveç bashkëshortëve, edhe familjet e tyre dëshirojnë dhe propozojnë emra të cilët i shohin të bukur dhe të përshtatshëm. Prandaj, vendimi më i rëndësishëm në jetë, është vendimi për martesë.
Pyetja e tetë:
Si e kalon kohën e lirë?
Kjo pyetje zbulon shumë nga karakteri dhe natyra e djalit ose e vajzës. Kjo pyetje zbulon hobin dhe ëndrrat e tij/saj, nëse i pëlqen leximi, dijet, sporti etj...
Pyetja e nëntë:
A kontribon materialisht për ndonjë shoqatë bamirëse, apo çdo lloj aktiviteti me natyrë bamirëse? Me anë të kësaj pyetjeje, zbulojmë nëse pala tjetër është bujare apo koprace, zemërgjerë apo dorështrënguar.
Pyetja e dhjetë:
Çfarë mendon nëse prindërit e tu dhe të mitë ndërhyjnë në jetën tonë private?
Ndodh që bashkëshorti të jetë djalë i vetëm i prindërve të tij. Në shumë raste, kjo bën që nëna e tij të ndërhyjë në çdo detaj të jetës së tij, edhe në atë bashkëshortore. Ndodh që edhe vajza mund të jetë fëmija i vetëm i prindërve të saj, ose mund të jetë vajza e vetme mes disa djemve. Duke qenë fëmija më i preferuar, prindërit e saj kërkojnë të ndërhyjnë në çdo gjë. Prandaj, çështje të tilla është mirë të sqarohen që në fejesë dhe para martese. Edhe nëse djali ose vajza e pranojnë ndërhyrjen e prindërve të secilit, duhet sqaruar sasia dhe masa e ndërhyrjeve. E rëndësishme është që me këtë pyetësor, si djali dhe vajza t’a zbulojnë dhe njohin më mirë njëri-tjetrin. Me anë të këtij pyetësori secili zbulon kënvështrimin e tjetrin përsa i përket shumë çështjeve shoqërore. Një herë, më erdhi një vajzë dhe më tha:”Unë ia drejtova personit që kërkoi dorën time këto pyetje dhe nuk arrita në një rezultat të bindshëm.
Kur e pyeta se çfarë kërkon të bëhej dhe si e shihte të ardhmen, ai u përgjigj:”Nuk e di.”
E pyeta:”Si e koncepton martesën?” dhe ai u përgjigj:”Nuk kam asnjë koncept. Nuk di çfarë të them.”
E pyeta:”Cilat janë ato cilësi dhe veti që kërkon tek bashkëshortja jote?” Ai u përgjigj:”Nuk më intereson fare si është.”
E pyeta:”A e shikon të domosdoshme lindjen e fëmijës që në vitin e parë të martesës?”Ai u përgjigj:”Si të duash ti. Për mua nuk prish punë, vitin e parë, të dytë apo të dhjetë.”
E pyeta:”A vuan nga ndonjë sëmundje fizike?”Ai u përgjigj:”Jo, gjithçka është në rregull.”
E pyeta:”A je i shoqërueshëm?”Ai u përgjigj:”Nuk e di çfarë do të thotë i shqoërueshëm dhe i mbyllur. Jam ky që më sheh.”
Në fund, vajza më pyeti:”Nuk di se çfarë t’i them këtij djali, prandaj erdha të të pyes.”Unë i thashë:”Një njeri i tillë nuk ka vizion për të ardhmen. Nuk është e mundur që të mos i përgjigjet asnjë pyetjeje.
Gjithësesi, vendimi është në dorën tënde. Nëse dëshiron të martohesh me një djalë që s’ka asnjë vizion për të ardhmen, një person të cilin mund t’a komandosh si të duash, por që ty të duket i përshtatshëm, nuk ka asnjë problem që t’a pranosh si bashkëshortin tënd.”
Ka shumë gra të cilat e kërkojnë një burrë të tillë. Ka shumë të tjerë që nuk e duan një burrë të tillë. Ato nuk pranojnë t’a komandojnë burrin, por duan që burri t’i komandojë.
Një herë u pyeta:”Kur është më mirë për ekonominë dhe mbarëvajtjen e një familjeje, kur është burri ai që siguron jetesën, kur është gruaja, kur punojnë të dy bashkë, kur ekonominë e drejton burri, gruaja apo të dy bashkë?”Unë i thashë:”Nëse burri dhe gruaja zgjedhin një nga format e mësipërme dhe e pranojnë me dëshirë, atëherë secila prej tyre është e vlefshme dhe garanton lumturinë bashkëshortore. Nëse burri e pranon që rrogën t’ia dorëzojë gruas së tij dhe të jetë ajo që blen dhe shpenzon dhe të dy e pranojnë këtë, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Marrëdhëniet bashkëshortore janë marrëdhënie dashurie, miqësie dhe mirëkuptimi.
Përveç dhjetë pyetjeve të mësipërme, ekzistojnë dhe pyetje të tjera të cilat janë të njohura nga të gjithë. Nga këto pyetje, mund të zgjedhim:”Ku punon, sa rrogë merr, ku do të banoni pasi të martoheni, çfarë mendon rreth veshjes time (për vajzën), e ke kushte dhe kërkesa rreth ngjyrës, gjatësisë dhe llojit të veshjes, a pranon që të vë makiazh në fytyrë etj...
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”