Marrëdhënia ndërmjet bashkëshortëve Një perspektivë kuranore
Çdo fjalë e Kuranit është plot urtësi. Ai i jep udhëzime njeriut për çdo fushë të jetës. Martesa është baza, mbi të cilën mbështetet shoqëria. Marrëdhënia e lumtur dhe e shëndetshme ndërmjet bashkëshortëve ka shumë rëndësi për të ruajtur paprekshmërinë e shoqërisë.
Kurani jep udhëzime në këtë sferë vitale të jetës së njeriut, ashtu si dhe për të tjerat. Ajete të shumta në Kuran trajtojnë aspekte të ndryshme të martesës. Ligjshmëria si dhe formalitetet trajtohen gjerësisht. Të drejtat reciproke ndërmjet bashkëshortëve, formimi si dhe shpërbërja e martesës janë të shprehura qartë.1
Mes udhëzimeve dhe urdhrave, Kurani thekson bukurinë e lidhjes martesore. Ai jep një tablo të gjatë të marrëdhënies ndërmjet bashkëshortëve, duke përdorur metaforën e petkut. Allahu thotë në Kuran: “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në itikaf) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e Allahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen”. (2: 187)2
Ajeti i mësipërm ka të bëjë me urdhrat gjatë agjërimit. Ushqimi, pija dhe marrëdhënia fizike ndërmjet bashkëshortëve janë të ndaluara gjatë agjërimit (nga agimi në mbrëmje). Kjo bëhet që mes besimtarëve të ngulitet disiplina dhe vetëpërmbajtja. Ky artikull trajton vetëm një pjesë të këtij ajeti: “ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për ato”.
Bashkëshortët janë quajtur si veshje për njëri-tjetrin. Mesa duket është bërë një krahasim i thjeshtë, por kjo metaforë përmban shumë urtësi në vetvete.
Shprehja e rëndësishme në këtë ajet është libas ???????, ajo është përkthyer në mënyra të ndryshme nga dijetarë të ndryshëm. Abdullah Yusuf ‘Al? si dhe ‘Abd al-M?jid Dary?b?d?, Muhamed Asad dhe Muhamed ‘Abdel Hal?m e përkthejnë si “petk”. Marmaduke Pickthall e përkthen si veshje, ndërsa Muhamad Muhsin Kh?n and Muhamad Taq? al-D?n al-Hil?l?, e përkthen si “mbulesë për trupin, ose perde ose sakan (domethënë shijon kënaqësinë e të jetuarit me to – si në vargun 7:189)”.
Në kontekstin e vargut të mësipërm, term libas “???????”, është një shprehje metaforike për marrëdhënien fizike ndërmjet bashkëshortëve. Është një shembull i stilit kuranor, ku një çështje e ndjeshme është trajtuar me mprehtësi por në mënyrë grafike.3 ‘Abdull?h Y?suf ‘Al? shprehet për këtë varg: “Burrat dhe gratë janë veshja e njëri-tjetrit: domethënë janë mbështetje për njëri-tjetrin, janë prehje dhe mbrojtje për njëri-tjetrin, që përshtaten me njëri-tjetrin ashtu si rrobat me trupin. Rrobat vishen për t’u fshehur dhe për t’u shfaqur. Çështja e marrëdhënieve intime është gjithmonë delikate për t’u trajtuar: këtu na bëhet e ditur se edhe në çështje të tilla një rrjedhë e qartë, e hapur dhe e ndershme është më e mirë sesa mashtrimi. Instinkti i epshit klasifikohet me ushqimin dhe pijen, gjëra që duhet të kufizohen por nuk duhet të turpërohemi prej tyre. Këto tre gjëra ndalohen gjatë ditës, por lejohen pas hapjes së agjërimit gjatë natës dhe derisa të fillojë dita tjetër e agjërimit”. 4
Metafora e rrobave për bashkëshortët mbulon të gjitha aspektet e martesës. Ajo është e duhura, përderisa thekson afërsinë në marrëdhënien martesore. Sipas Sayyid Maud?di “ashtu si asgjë nuk ndërhyn ndërmjet trupit të një personi dhe rrobave të tij, ashtu asgjë nuk mund të ndërhyjë ndërmjet bashkëshortit dhe bashkëshortes; është një lidhje e intimitetit të patjetërsueshëm”. 5
Një prej gjërave të para që e dallon njeriun nga kafshët është veshja. Ajo është një burim respekti për njeriun, sepse mbulon lakuriqësinë e tij dhe fsheh të metat dhe defektet e tij. Në Kuran thuhet: “O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e Allahut, ashtu që ata të përkujtojnë. O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë”. (7:26-27)
Pra Kurani e quan veshjen/petkun si një bekim të veçantë të Allahut për të mbuluar pjesët e turpshme si dhe një zbukurim për të. Në 7:26, veshja është përmendur si metaforë për devotshmërinë (“petku i devotshmërisë”), ndërsa në 2:187, bashkëshortët janë quajtur petku/veshja e njëri-tjetrit. Kjo nënkupton se martesa dhe devotshmëria janë në një vijë.
Rrobat janë burim rehatie për njeriun, sepse e mbrojnë atë nga nxehtësia, i ftohti, stuhitë, pluhuri, shiu dhe lakuriqësia. Bashkëshortët e mbrojnë njëri-tjetrin në të gjitha çastet e vështirësive dhe sprovave. Ata ruajnë nderin e njëri-tjetrit si dhe jetën dhe pasurinë.
Nadir Ahmed Nasir e interpreton vargun e mësipërm si “ju jeni bukuria e njëri-tjetrit dhe burimi i kënaqësisë dhe rehatisë; një mbulues i gabimeve, mbrojtës i nderit, pasurisë dhe jetës”. 6
Rrobat janë një burim bukurie, hijeshie dhe elegance. Mënyra se si vishet një njeri formon identitetin e tij. Në mënyrë të ngjashme, bashkëshortët identifikohen nëpërmjet njëri - tjetrit. Në fakt, në shoqëritë perëndimore dhe në disa shoqëri lindore, gruaja supozohet të marrë mbiemrin e bashkëshortit pas martese.
Por Islami ia lejon gruas të mbajë mbiemrin e beqarisë pas martese, duke siguruar individualitetin e saj gjatë martesës. Veshja është pjesë e jona dhe e jashtme për ne. Në mënyrë të ngjashme bashkëshortët dhe pse janë të afërt kanë identitete të ndara.
Veshja është një pjesë përbërëse e personalitetit të një personi, meqë njeriu gjykohet sipas llojit të rrobave që vesh, qofshin ato të vjetruara, elegante, të mirëmbajtura etj. Në mënyrë të ngjashme, bashkëshortët dhe bashkëshortet identifikohen në lidhje me bashkëshortët e tyre. Për shembull, bashkëshortja e një kryetari shteti ka disa privilegje, që i mohohen bashkëshortes së një krimineli.
Veshja është tregues i gjendjes socio-ekonomike në shoqëri. Po ashtu dhe bashkëshortët. Një peron që martohet me një person me status më të lartë socio-ekonomik, mund të përfitojë nga kjo lidhje. Në të njëjtën kohë, ndryshimet e gjera sociale dhe ekonomike dhe ndryshimet ekonomike ndërmjet të dyve mund të përbëjnë një kërcënim për harmoninë martesore. Kjo thekson faktin, se rrobat duhet të jenë të masës së përshtatshme, as shumë të mëdha dhe as shumë të vogla, as shumë të lira, por as shumë të shtrenjta. Në mënyrë të ngjashme, gjatë zgjedhjes së faktorëve të bashkëshortit duhet të kihen parasysh vlerat, temperamenti, edhe statusi socio-ekonomik.
Meqë rrobat e identifikojnë një person, ai përpiqet t’i mbajë ato të pastra, që të mos i bëhen pis apo t’i njollosen. Në të njëjtën mënyrë ne duhet të largohemi nga marrja nëpër gojë dhe abuzimi me bashkëshortin në publik.
Përshtatshmëria ndërmjet bashkëshortëve në rrethana të ndryshme mund të krahasohet me atë ndërmjet veshjes dhe personit që i vesh ato në sezone të ndryshme. Jeta vazhdon rrjedhën e saj. Situatat dhe rrethanat e ndryshme i ndryshojnë njerëzit. Metafora e petkut tregon, se marrëdhënia ndërmjet bashkëshortëve duhet të jetë marrëdhënie e karakterizuar nga toleranca dhe përshtatshmëria.
Një aspekt i vargut 187 të sures Bekare meriton vëmendje të veçantë. Thuhet se “ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për ato”. Ky është një përshkrim i qartë i faktit, se bashkëshortët janë të domosdoshëm për njëri-tjetrin. Gratë janë prehje për burrat e tyre dhe burrat janë prehje për gratë e tyre. Asnjëri nuk është i plotë pa tjetrin. Si rrjedhim, Islami nuk fillon me diskutimin e kotë për barazinë ndërmjet gjinive, por ai thekson aspektin plotësues të marrëdhënies martesore, ku bashkëshorti dhe bashkëshortja formojnë dy gjysmat e një tërësie. Ky parim deklarohet dhe në 2:228: “Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre”.7
Shumica e dijetarëve të Kuranit përqendrohen në aspektin pozitiv të metaforës së petkut në 2:187. Por nëse mendon pak për të, sheh se mbulon njëlloj dhe aspektet e kundërta të martesës. Veshja mund të jetë e vjetër ose vulgare, e njollosur ose e grisur. Mund të jetë burim shqetësimi si dhe turpërimi. Në mënyrë të ngjashme, jo të gjitha martesat janë të lumtura dhe të suksesshme.
Veshja shfaq, por edhe fsheh. Kështu duhet të veprojnë dhe bashkëshortët. Marrëdhënia martesore duhet të jetë marrëdhënie e besimit reciprok. Mosbesimi dhe mashtrimi sjellin përçarjen në shumë martesa. Duke vazhduar me metaforën e veshjes, kjo mund të krahasohet me veshjen e rrobave të papërshtatshme.
Ashtu si veshja nuk mund ta tregojë me të vërtetë se kush është personi, ashtu edhe martesat mund të duken më mirë ose më keq seç janë me të vërtetë.
Asnjeri nuk dëshiron të vishet me rroba të marra hua. Në mënyrë të ngjashme, martesa është një detyrim. Martesat në të cilat bashkëshortët tradhtojnë njëri-tjetrin, janë analoge me veshjen e rrobave me njolla dhe të grisura. Islami i kushton shumë vëmendje shenjtërisë së martesës dhe hedh hapa praktikë në lidhje me këtë.8
Metafora e petkut, mbulon gjithashtu dhe një aspekt tjetër. Rrobat e grisura apo të njollosura për shkak të disa rrethanave të caktuara, mund të përdoren sërish pas larjes dhe arnimit. Në të njëjtën mënyrë dhe martesa, pasi ka kaluar një kohë të vështirë, mund të vazhdojë të funksionojë.9
Disa martesa zgjidhen për shkak të vështirësive dhe ndryshimeve, meqë jo të gjithë bashkëshortët mund të kujdesen për njëri-tjetrin gjatë vështirësive. Në të njëjtën mënyra, veshja ndryshohet, nëse nuk shkon me shijen e dikujt, apo nuk është e përshtatshme për t’u veshur.
Islami thur strukturën e shoqërisë, duke siguruar një familje të qëndrueshme, nëpërmjet lidhjeve të forta ndërmjet bashkëshortëve. Metafora e petkut mbulon me sukses çdo aspekt të mundshëm të martesës. Sipas Daryabadit: “Metafora është shumë bukur, shprehëse e intimitetit të ngushtë, e identitetit të interesave, e ngushëllimit dhe e mirëbesimit reciprok, e ruajtjes reciproke të reputacionit të njëri-tjetrit, e respektit reciprok për sekretet e njëri-tjetrit, e afeksionit reciprok dhe e ngushëllimit reciprok në fatkeqësi.10
Rëndësia e martesës në Islam mund të konstatohet nga fakti, se profeti (a.s) e ka quajtur atë si “suneti” i tij dhe ka treguar pakënaqësi kundër atyre, që shkojnë kundër shembullit të tij. Transmetohet se ai (a.s) ka thënë: “Martesa është Suneti im; ai që nuk e ndjek Sunetin tim nuk është prej nesh”. (Ibn Maxhe)
Transmetime të panumërta nga Buhariu dhe Muslimi i bindin ndjekësit të martohen nëse kanë mundësi. Duke përdorur metaforën e rrobave, mund të arrijmë në përfundimin, se është më mirë të kesh rroba, pavarësisht se si janë, sesa të mos kesh fare.
Referenca
1. Për shembull vargjet si 4:4, 5:5, 4:20, 2:235, 33:49, dhe 2:234.
2. Përkthimi i Kuranit është ai i përkthyer nga Sherif Ahmedi me disa modifikime. 2:187 i referohet vargut të 187 të kapitullit 2 në Kuran. Një pjesë e vargut është nënvizuar për të lehtësuar lexuesin.
3. Për një diskutim për stilin metaforik dhe piktografik të Kuranit shih “Qur’?nic Imagery of Doomsday and Resurrection in Renaissance” tetor 2006.
4. ‘Abdullah Yusuf ‘Ali, The Holy Qur’?n: Text, Translation & Commentary, trans. Zafar Ish?q Ans?r?, 3rd ed. (Lahore: Sh. Muhammad Ashraf, 1979), 175.
5. Sayyid ‘Ab? al-A‘l? Maud?d?, Tafh?m al-Qur’?n (Leicester: The Islamic Foundation, 1988), 146.
6. N?s?r Ahmad N?sir, Husn-i Qur’?n (Lahore: Ferozsons, 1996), 182.
7. Kjo pjesë ajeti (2:228) është bërë pjesë debati. Për një diskutim ku theksohet barazia e marrëdhënies ndërmjet bashkëshortëve, shih Hal?m, Muhammad ‘Abdel, Marriage and Divorce, Understanding the Qur’?n: Themes and Style (London: I.B. Tauris, 1999), 42-58.
8. Për shembull, vargjet (24:30-31) japin udhëzime për burrat dhe gratë besimtare të ruajnë modestinë, duke u larguar nga gjithçka që mund t’i shpjerë në sjellje të shthurur. Kjo është për t’u siguruar, se interesi dhe përqendrimi i bashkëshortëve është përqendruar tek njëri-tjetri.
9. Për shembull, 2:228 dhe 4:35 japin urdhra në lidhje me pajtimin ndërmjet bashkëshortëve.
10. ‘Abdul M?jid Dary?badi, Tafs?r al-Qur’?n: Translation and Commentary of the Holy Qur’?n, (Karachi: Dar al-Ish?‘at, 1991), 119.
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”