Kur një i ri ose e re merrvendimin e martesës, përjeton një periudhë lëkundjeje dhe hezitimi, si për të hedhur hapin për të kërkuar dorën e saj, apo dhe për ta finalizuar fejesën me martesë. Vajzat përjetojnë stres dhe janë të lëkundura për të hedhur hapin e martesës, pas fejesës. Që këtu lindin problemet dhe shumë të rinj bëjnë zgjedhje të gabuar.
Shqisat që bëjnë zgjedhjen
Njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri lidhur me mënyrën e zgjedhjes dhe kjo bazuar në tipet e personalitetit të secilit dhe vlerësimit që i bëjnë kritereve bindëse. Kështu, disa prej tyre e bëjnë zgjedhjen duke u bazuar në arsyen dhe logjikën e tyre, sipas kritereve që përfaqësojnë bindjet, vlerat dhe rrethanat personale të secilit.
Ka njerëz që bëjnë zgjedhje emocionale, duke u mbështetur kryekëput tek intuita, edhe pse diferencat mes tyre duken të konsiderueshme logjikisht.
Ka të rinj, të cilët zgjedhjen e tyre e bëjnë duke u mbështetur vetëm tek shikimi, pasi i kushtojnë rëndësi të madhe pamjes së jashtme, të cilën e kanë si kriter të rëndësishëm të zgjedhjes.
Të rinj të tjerë e bëjnë zgjedhjen me veshë. Ata u kushtojnë rëndësi të madhe mënyrës si flet pala tjetër, artikulacionit të fjalëve dhe intonacionit të zërit. Zakonisht, kjo zgjedhje bëhet kryesisht nga vajzat, të tërhiqen nga djem të cilët i bombardojnë me fjalë të bukura dashurie. Por ka edhe djem të cilët lënë kokënë pas mënyrës që flet një vajzë, brishtësisë së zërit të saj dhe intonacionit.
Ashtu siç ka të rinj, të cilët zgjedhjen e bazojnë tek shqisa e nuhatjes. Ata jepen pas parfumit të vajzës dhe butësisë të cilën e manifeston vajza në komunikimin me të tjerët.
Kriteri i afërsisë dhe i largësisë
Ka të rinj të cilët e shohin të rëndësishme afërsinë ose largësinë me palën tjetër. Kështu, ata hetojnë dikë që u duket i përafërt; i përafërt në personalitet dhe tipare, në atmosferën ku është rritur, në banesë, në profesion, i afërt në familje, i përafërt në nivelin kulturor, shkencor dhe shoqëror.
Sakaq, të rinj të tjerë anojnë nga largësia; largësia dhe dallimi në personalitet, largësia dhe distanca në familje, vendbanim, niveli shoqëror dhe kulturor. Kjo, pasi dallimet që zbulon tek pala tjetër, janë faktorë tërheqës. Ose sepse kërkon faktorë plotësues të personalitetit të tij, ose sepse kërkon të gëzojë epërsi ndaj palës tjetër. Kështu, djali mund ti përkasë një niveli të caktuar kulturor dhe shkencor, prandaj kërkon që vajza e ëndrrave ti përkasë të njëjtit nivel dhe shtrese kulturore dhe shkencore. Një tjetër kërkon një vajzë një niveli më të ulët kulturor dhe social, sipas këndvështrimit dhe idesë së tij për martesën dhe bashkëshorten. Ka djem të cilët preferojnë moshën e përafërt, kurse të tjerë preferojnë dallimin e thellë në moshë.
Ka vajza që janë të tërhequra dhe të mbyllura, prandaj parapëlqejnë një djalë të hapur dhe të integruar, sepse u duket tepër tërheqës. Ato e shohin këtë tip si rast për të ndryshuar veten. Por ka edhe vajza të tilla që preferojnë një tip të mbyllur si vetja. Ka vajza që pëlqejnë djem romantikë dhe emocionalë, kurse të tjera e konsiderojnë këtë dobësi dhe njeri pa personalitet.
Ka vajza të cilat janë shumë të lidhura me babanë, prandaj kërkojnë dikë që i ngjan babait në pamje dhe tipare. Ashtu siç ka të rinj të lidhur ngushtë me nënat dhe preferojnë vajza që kanë karakter të përbashkët me nënat e tyre.
Disa vajza, janë shumë të lidhura me personalitete të famshme dhe tërhiqen shumë nga djemtë që u ngjajnë atyre. Disa vajza të tjera, kanë krijuar në mendje një imazh të caktuar dhe me të gjetur dikë të ngjashëm me imazhin e krijuar në mendje, gjejnë prehje dhe joshje.
Shumë të rinj pyesin rreth avantazheve dhe disavantazheve të tyre dhe si ti zbulojnë. Të rinjtë gjithmonë shtrojnë pyetje lidhur me preferencat dhe prioritetet, si ti kuptojnë?
Njeriu mund ti dallojë tiparet karakteristike të njerëzve më të dashur dhe më të afërt me zemrën. Ai mund të jetë babai, nëna, një mik apo mikeshë, por mund të jetë dhe motra, vëlla, një koleg apo kolege në punë dhe shkollë.
Pasi të kuptosh personalitetin tënd, mund të kuptosh dhe personalitetin e atij që do. Bazuar në të njëjtat kritere, mund të prezantohesh me tiparet e saj, pamjen, gjërat që të tërheqin më shumë, çfarë të josh, të bukurën apo atë që të qetëson psikologjikisht, atë që të përngjan apo atë që është krejtësisht e ndryshme me ty por që plotëson mangësitë e tua.
Në fund, do të kesh një listë me tiparet dhe cilësitë e princit/princesësh së kaltër që dëshiron të kalosh jetën me të. Mandej, këto tipare dhe cilësi i rendit sipas prioriteteve të tua personale.
Kur një i ri fillon të mendojë për martesë dhe jetën në çift, duke pikturuar një imazh në mendje, ndodh shpesh që të bie në gabimin e idealizmit. Kështu, ai pikturon një imazh ideal, një vajzë të bukur, fetare, të kulturuar, të edukuar, të një sëre sociale dhe ekonomike të lartë etj... Por kur bie me këmbë në tokë dhe troket dyert në kërkim të këtij imazhi që ka në kokë dhe në imagjinatë, zhgënjehet pasi nuk e gjen në realitet.
E njëjta gjë ndodh edhe me vajzën, e cila ka pikturuar një imazh ideal për princin e ëndrrave të saj. Ai është i hijshëm, fetar, i kulturuar dhe gjithë edukatë, i pasur, i dhembshur etj... Ajo i refuzon njëri pas tjetrit ata që kërkojnë dorën e saj, në pritje të princit të saj që ka në kokë dhe që e ka ëndërruar me kohë. Ndodh që ajo ta pranojë dikë nën presionin e ushtruar nga familjarët dhe nga frika se mos mbetet beqare, por kurrë e bindur me këtë zgjedhje. Pranoj... dhe nuk pranoj
Të rinjtë e dy gjinive, duhet ta dinë mirë se është e vështirë, madje e pamundur, që të piqen me dikë që ka të gjithë cilësitë e mira që ka dashur dhe ëndërruar tek njeriu i jetës. Prandaj, lipset të përcaktohen prioritetet, ose më saktë, cilësitë tek të cilat nuk mund të bëjë asnjë lëshim. Por vlen të përcaktohen edhe cilësitë më pak të rëndësishme.
Për shembull: Nëse do që vajza me të cilën dëshiron të krijosh familje të jetë; fetare, e bukur, e qetë, e kulturuar, e arsimuar dhe e pasur. Dikush mund të radhisë si dy kriteret më kryesore fenë dhe bukurinë, kritere tek të cilët nuk bën asnjë lëshim. Dikush tjetër sheh me prioritet më të madh arsimin dhe kulturën dhe është gati të bëjë lëshime tek kriteret e tjera. Kjo varet nga prioritetet e secilit.
Sakaq, vajzat dëshirojnë një djalë të pashëm, të kulturuar, të jetë i një niveli të lartë social, të jetë i pasur dhe me edukatë. Për dikë, pamja e jashtme dhe hijeshia mund të jetë kriter kryesor, një tjetër mund të ketë si kriter primar moralin dhe edukatën, një tjetër ka pasurinë dhe ekonominë e tij. Pra, njerëzit kanë mendime të ndryshme lidhur prioritetet.
Aftësitë e njerëzve janë të ndryshme edhe në pranimin e cilësive negative. Prandaj lipset përcaktimi edhe i cilësive negative sipas aftësisë së pranimit dhe ambientimit me to, si dhe i atyre të cilat i refuzon kategorikisht. Një burrë me natyrë të qetë, mund të ambientohet me një grua nevrike, por një burrë nevrik, ndoshta e ka të pamundur të ambientohet me një grua të tillë.
Një vajzë e mbyllur mund të ambientohet dhe jetojë me një burrë të hapur dhe social, por një vajzë e hapur dhe sociale ndoshta nuk e duron dot një burrë të tillë. Mund ta pranojë vajza një burrë autoritar, sepse ka parë që i ati sillej në të njëjtën mënyrë me të ëmën e saj. Ndërkohë që një grua tjetër nuk e duron dot një komunikim të tillë, pasi në familje ka parë model tjetër, më të butë dhe mirëkuptues. Kështu, prioritetet tona dhe aftësia për ti pranuar të metat e tjetrit, ndryshojnë sipas personalitetit të secilit.
Feja... jo fetari
Unë dua tu kujtoj të gjithë djemve e vajzave që kanë mbushur moshën për martesë një thënie të profetit Muhamed a.s, e cila i ndihmon në përcaktimin e prioriteteve. Thotë i dërguari i Allahut a.s:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një person tek i cili konstatoni fenë dhe moralin, pranojeni...” Pra, feja dhe morali duhet të përbëjnë dy prioritetet bazë që duhet të plotësojë një djalë. Ato janë garancia më e madhe për një jetë bashkëshortore të qëndrueshme. Nëse djali do e dojë, do e nderojë, në të kundërt nuk do e persekutojë.
Me këtë rast, dua të tërheq vëmendjen se i dërguari i Zotit a.s, ka bërë dallim mes fesë dhe moralit, pasi jo çdo fetar është i moralshëm dhe jo çdo njeri i moralshëm është fetar. Ne nuk duhet të mashtrohemi nga paraqitja e jashtme. Ka shumë njerëz të cilët në pamje të parë duken fetarë, por që në komunikim dhe moral janë blozë. Të jesh fetar siç duhet, do të thotë të përvetësosh dhe të reflektosh moralet më të larta.
Nga ana tjetër, i këshilloj djemtë që duan të hedhin hapin drejt martesës me këshillën profetike:”Një femër martohet për bukurinë e saj, pasurinë, farefisin dhe fenë. Kapu fort pas asaj që është fetare, tu mbushshin duart me dhe!” Nga hadithi, shohim se i dërguari i Zotit a.s nuk i ka injoruar edhe kriteret e tjera përveç fesë. Ai e ka orientuar të riun mysliman, që si prioritetin e parë të ketë besimin dhe fenë e vajzës. Lidhur me këtë kriter, nuk pranohet asnjë lloj lëshimi. Mandej, djali mund ti radhisë tre kriteret e tjera sipas shijeve të tij.
Edhe në rastin e përzgjedhjes së vajzës, nuk duhet të mashtrohemi me pamjen e saj të jashtme. Ka vajza të mbuluara me hixhab dhe që në pamje të parë të ngrohin zemrën, por veprat dhe etika e tyre nuk përputhen me pamjen e jashtme. Prandaj, tiparet e jashtme si mjekra apo hixhabi, janë një pjesë e vogël e fesë. Prej nesh lipset të zhbirojmë tiparet më të rëndësishme.
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”