Gruaja duhet të pregatis ushqim, të kujdeset për fëmijët, dhe ti bindet burit të saj!!!
Gruaja duhet ta bëjë këtë, gruaja duhet ta bëjë atë. Ajo duhet të pregatis ushqim, të kujdeset për fëmijët, dhe ti bindet burit të saj! A e gjykon Islami gruan në këtë mënyrë siq mendohet? Përgjigjja është e thjeshte dhe e qartë. Jo! Për të reflektu, disa prej neve bëhen shumë të bëzditshëm me gratë, dhe i gjithë fokusi dhe kritikat tona i drejtohen atyre, por çka për meshkujt? Pa asnjë mëdyshje ka shumë gjëra të cilat i parkasin gruas dhe që janë në të mirë të saj, sidoqoftë, ka poashtu edhe shumë gjëra tjera për meshkujt, por këto ose janë të injoruar apo të pa diskutuara ngaqë mashkulli gjithëherë është i paraprirë të iu shmanget të metave e tij, duke mos i diskutuar fare ato.
Së pari, duhet të kuptojmë se burri dhe gruaja janë te ndryshëm dhe kanë rol të ndryshëm në islam. Allahu thotë në Kur'an: "Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send". (Kur'an 4-32)
Në Islam, ne kemi shumë përgjegjësi të cilat duhet ti plotësojmë ndaj grave tona. Burri duhet të fitojë, të sigurojë veshëmbathje dhe ushqim për gruan e tij, dhe nuk i lejohet të merr asgjë nga të hollat që ajo ka në posedim. Profeti (paqja qoftë mbi të) tha: "Gratë tuaja kanë të drejtat mbi juve" (Buhariu) dhe përmbushja e këtyre të drejtave është indikator i frikërespektit ndaj Allahut Fuqiplotë. Burri do të pyetet nëse i ka përmbushur këto obligime. Nëse nuk i ka përmbush, atherë është një veprim i qartë i mos bindshmërisë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.
Athërë burra, a jemi duke i përmbushur këto obligime apo jemi duke u treguar mosbindës ndaj Allahut?
Gruaja luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. Nëna e cila rrit fëmijët e saj në pajtueshmëri me mësimet islame është shtyllë e fortë e shoqërisë. Fëmijët të mirë arsimuar janë bazament i një shoqërie të fortë. Ponjashtu edhe burri luan pjesën e tij të rëndësishme për edukimin e fëmijeve të tij. Po, ai duhet të punojë, por dita i ka 24 orë, dhe 168 orë java. Jam i sigurt se shumicë prej neve nuk jemi kaq kohë të zënë; nëse ne e menaxhojmë kohën si duhet, ne mund të bëjmë kontribut pozitiv në edukimin e tyre. Shtrohet pyetja: sa prej burrave i ndrrojnë pelenat? Sa prej burrave zgjohen natën kur fëmiu i tyre qan? Supozoj se shumë pak.
Çka për enët? Kur qe hera e fundit që ndonjëri prej neve i ka larë enët? Pse silleni sikur është një obligim që s'ju përket? Pasi ta përfundoni darkën, çka do ju dëmtonte që ti merrni pjatët dhe ti lani ato? Në fakt asgjë, ne ushqehemi për të përbushur nevojën tonë, i lejmë pjatat ku janë dhe i japim si detyrim grave tona që t'i pastrojnë ato. Duke ndihmuar në larjen e enëve, ndrrimin e pelenave, dhe rregullimin e shtratit, gratë tona do të na duan edhe më tepër.
Ne gjithashtu injorojmë veshjen dhe rregullimin për gratë tona. Pyetni veten, kur ishte hera e fundit që jeni dukur më së miri për gruan tuaj? Presim nga ajo që të kujdeset për fëmijët, të bëj ushqim, ta pastroj shtëpinë dhe të duket bukur për neve, por çka për ne? Nëse ushqimi nuk është pregatitur me kohë kur mbërrijmë në shtëpi apo nuk pëlqejmë shijen, si reagojmë? A e ndjekim sunetin dhe heshtim duke mos e kritikuar ushqimin e bërë?
Ne duhet të ndjekim rrugën e të dërguarit tonë Muhamedit alejhi selam (paqja qoftë mbi të) në secilën pjesë të jetës sonë, dhe kjo përfishin edhe jetesën në familje. Gratë janë partnerët (shokët) tanë. Kur kemi probleme dhe nuk na dëgjon askush, gratë janë ato që na mbështesin dhe dëgjojnë problemet që kemi. Le të fillojmë nga sot që të bëjmë ndryshim pozitiv dhe të fillojmë të mendojmë dhe praktikojmë thënien e të dashurit tonë Muhamedit alejhi selam (paqja qoftë mbi të) të ketë thënë:
Më i mirë ndër ju është ai i cili sillet më së miri me gruan e vet, dhe unë jam më i mirë prej juve me gratë e mia. (Ibn-Hibani)
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”