Femra është një krijesë njerëzore sikurse edhe mashkulli dhe janë të të njëjtit lloj, siç thotë Kurani Fisnik në suren Nisa, ajeti 25: "Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine)”.
Dallimet mes mashkullit dhe femrës në disa drejtime kanë ardhur duke pasur parasysh dallimin natyror të tyre dhe rolin e ndryshëm që ka femra në disa fusha të jetës. Ekzistojnë disa dallime të caktuara fizike dhe shpirtërore ndërmjet gjinive dhe kjo ka sjellë disa dallime të caktuara në disa drejtime dhe obligime (p.sh: trashëgimia).
Njëri nga shkaqet që Allahu subhanehu ue teala e krijoi femrën është edhe ajo se mashkulli gjen prehje tek ajo gjatë martesës. Nëse martesa është e lumtur dhe e suksesshme, atëherë pa marrë parasysh shqetësimet që mund të ndodhin, pa marrë parasysh vështirësitë që hasen në jetë, pa marrë parasysh sëmundjet dhe rrethanat e padëshiruara, të martuarit do t’i presin ato duke qenë të sigurt, pasi ndodhen brenda një kalaje, brenda mureve të së cilës do të mund të harrojnë qoftë edhe për pak çaste vështirësitë e ndryshme dhe do të kenë dashurinë e njëri-tjetrit.
Është shumë e rëndësishme që në një martesë të mirë muslimane bashkëshortja ta respektojë bashkëshortin e saj. Në të kundërtën, martesa e tyre do të jetë vetëm një përvojë e keqe. Njëra prej rregullave themelore në një martesë muslimane është që bashkëshorti të jetë kreu i shtëpisë dhe të tregohet se ai e meriton këtë pozicion.
Në Kuranin Fisnik, Allahu kërkon prej bashkëshorteve që të jenë të dëgjueshme ndaj bashkëshortëve të tyre, t’i respektojnë ato derisa kjo nuk është në kundërshtim me dëshirat e Tij. Pejgamberi (alejhi selam) njëherë ka thënë se nëse do t'i ishte lejuar që ta urdhëronte një qenie njerëzore t’i përkulej një qenieje tjetër njerëzore, ai do t’i kishte urdhëruar gratë që t’u përkuleshin burrave të tyre.
Disa nga detyrat e bashkëshortes ndaj bashkëshortit:
- Gruaja duhet t’i bindet bashkëshortit për ato gjëra që nuk e kundërshtojnë Allahun e Madhëruar, siç thuhet në Kuranin Fisnik: “E nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre" (Nisa, 34)
Dhe siç ka thënë i Dërguari i tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të: “Nëse gruaja nuk i shkon burrit kur ky e fton në shtrat, dhe ai gdhihet i zemëruar me të, atë e mallkojnë engjëjt deri në agim.” (Hadith i saktë, përzgjedhur nga Ebu Daudi, Hakimiu, Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu, i cili e ka cilësuar hadithin të vërtetë.)
- Të ruajë nderin e burrit dhe të sajin, të kujdeset për pasurinë, fëmijët dhe punët e shtëpisë, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë: “Gratë e mira janë respektuese dhe besnike ndaj së fshehtës….” (Nisa, 34) Ndërsa Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të ka thënë: “Ndërsa gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe e fëmijëve të tij.” (Buhariu dhe Tirmidhiu).
“Detyra e tyre ndaj jush është që të mos fusin në shtretërit tuaj tjetër kënd, veç jush, dhe të mos lejojnë të hyjnë në shtëpitë tuaja ata që nuk i doni”. (përzgjedhur nga Taberaniu me sened të besueshëm - sahih).
- Të mos dalë nga shtëpia pa lejen dhe miratimin e të shoqit, të ulë shikimin dhe zërin e saj, të mos bëjë e të mos flasë keq, të sillet mirë ndaj prindërve dhe të afërmve të burrit, sepse Allahu i Madhëruar në suren Nur, ajeti 31 ka thënë: “Thuaju besimtareve të ulin shikimin e tyre, të ruajnë pjesët intime dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre, përveç asaj pjese që duket ”.
I Dërguari i Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të ka thënë: “Gruaja më e mirë është ajo që, kur e sheh të gëzon, kur i flet të bindet dhe kur largohesh, ruan për ty nderin e saj dhe pasurinë tënde.” (hadith i vërtetë). Përzgjedhur nga Tabariu dhe Kurtubiu.
- Gruaja duhet të jetë e dëgjueshme ndaj burrit të saj. I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kur gruaja i zbaton pesë kohët e namazit, agjëron gjatë Ramazanit, e mbron nderin e saj dhe e dëgjon burrin e saj, ajo mund të hyjë në xhenet nga cila derë të dëshirojë.” (Transmeton Ibën Hibani, el-Bezari, Imam Ahmedi ibën Hanbeli, et-Tabarani dhe el-Bani)
- Gruaja e mirë është arsyeja e lumturisë në këtë botë. Ajo e ndihmon burrin e saj ta adhurojë Allahun, subhanehu ue teala, i afron atij qetësi shpirtërore dhe paqe. I Dërguari ka thënë: “Kjo botë (jetë) është kënaqësi dhe kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e mirë.” (Transmeton Muslimi).
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”