Pasoje natyrën e bashkëshortit tënd, bindju në çdo gjë dhe mos e kundërshto vetëm nëse të urdhëron për diçka që është në kundërshtim me fjalën e Allahut dhe të Dërguarit të tij. Vepro atë që ai kërkon prej teje edhe nëse është diçka që ti nuk e don.
I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Sikur të urdhëroja ndonjërin për t’i bërë sexhde dikujt tjetër përveç Allahut, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj.” (Ibni Hiban, Ibni Maxhe dhe të tjerët) Dëgjoje thënien e zonjës së mençur e cila e këshillonte të bijën e saj nuse duke i thënë: “O bija ime, ti tani dole nga foleja në të cilën je rritur, po shkon në një shtrat dhe tek një bashkëshort të cilin nuk e njeh, bëhu për të tokë që ai të bëhet për ty qiell, bëhu për të shtrojë që ai të bëhet për ty shtyllë, bëhu për të robëreshë që të bëhet për ty rob, mos iu ngjit nga mbrapa e të urrejë dhe mos u largo prej tij e të harrojë , nëse të afrohet afroju edhe ti, nëse të largohet largoju edhe ti, ruaja hundën, dëgjimin dhe sytë e tij. Mos të ndiejë prej teje vetëm se aromë të mirë, mos të dëgjojë prej teje vetëm se të mirën, mos të të shikojë vetëm se të bukur.”
- Kërkoje kënaqësinë e bashkëshortit tënd. I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Çdo grua e cila vdes dhe bashkëshorti i saj është i kënaqur me të hyn në xhennet” (Termidhiu).
Kjo sidomos para gjumit. I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e tij për në shtrat e ajo nuk i përgjigjet e ai flen i mërzitur ndaj saj, e mallkojnë melekët deri sa të gdhihet” (Muttefekun alejhi).
- Mos e ngrit zërin në fytyrë të bashkëshortit tënd sepse kjo është gjëja më e urryer për nefsin e tij, mos e tepro me të kërkuar për gjërat të cilat janë jashtë mundësisë së tij, mos u bëj prej lakmusëve të pasurisë, siç thotë poeti: “Nëse e shikon kesen e mbushur buzëqeshë, më afrohet bën shaka me mua, por nëse e shikon kesen të boshatisur prej të hollave mrrolet më largohet dhe më ofendon.
- Duhet të qëndrosh afër tij në situatat dhe e në veçanti në situatat e vështira. I Dërguari i Allahut i ka thënë bashkëshortes së tij Aishes – radijallahu anha – : “Oj Aishe, nëse dëshiron të jesh me mua (në xhennet) të të mjaftojë prej dynjasë aq sa i mjafton furnizimi udhëtarit, kujdes mos rri me të pasurit, dhe mos e hiq rroben derisa ta harrnosh.” (Termidhiu).
Motër: Bëhu e durueshme e kënaqu me pak, duke e llogaritur për hir të Allahut.
- Kërkoji falje bashkëshortit tënd edhe nëse ai është shkaktar i gabimit.
- Gëzoja zemrën kur të kthehet nga puna me pamjen tënde të bukur, buzëqeshjen tënde tërheqëse, me shtëpinë e parfymosur dhe të pastruar, me ushqim të gatshëm, me fëmijët të veshur me rroba të pastra. Ato çështje të cilat e brengosin qofshin prej lajmeve ose diçka tjetër shtyje për më vonë .
Kjo kohë është çelësi i lumturisë së ditës tënde.
Vëre në dije se bashkëshorti yt në realitet është “fëmija i madh” fjala më e vogël e mirë e kënaqë, vepro në bazë të kësaj duke i zgjedhur emër tërheqës si: I dashuri im… etj.
Lavdëroje, falenderoje, shprehja atij të mirat që i ka dhe situatat e tij burrërore, tregoji se ti je e kënaqur që Allahu ta ka mundësuar ta kesh për bashkëshort, kur të dalë nga shtëpia vishe dhe parfymose.
Aishja – radijall llahu anha – thotë: “E parfumosja të Dërguarin e Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të – me më të mirin që e kisha” (Buhariu dhe Muslimi)
Tregoji burrit se të merr malli për të gjatë asaj kohe në të cilën ai nuk është prezent. Kjo do ta forcojë më shumë lidhjen tuaj.
- Largohu nga shoqëria e keqe që të mos ndikohesh prej tyre dhe të shkatërrosh shtëpin tënde
- Mos i nxjerr sekretet e bashkëshortit tënd dhe mos trego mospajtimet bashkëshortore, mos i zbulo sekretet e shtratit se kështu bëhesh më e keqja prej njerëzve tek Allahu në Ditën e Kijametit.
- Ruaje pasurinë e tij, mos fut njeri në shtëpi dhe as mos shko në asnjë vend, vetëm se me lejen e tij.
- Mos ndërhyje në çështjet e tij personale të cilat nuk të interesojnë.
- Lavdëroje familjen e tij, mos i nënçmo, mikpriti gostisi mirë mysafirët e tij, nxite në mbajtjen e lidhjeve me të afërmit dhe jo të mundohesh ta ndash me familjen e tij dhe në veçnti me nënë e tij. Nuk ka siguri në një njeri i cili heq dorë nga prindërit e tij ai mund të heqë dorë edhe nga ty. Ata kanë përparësi para teje te Allahu dhe i dërguari i Tij. Prandaj frikësoju zjarrit të xhehennemit. Allahu të mëshiroftë.
- Mos e mallko dhe mos e ofendo bashkëshortin tënd dhe as fëmijët e tu, i dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e zotit qofshin mbi të – ka thënë: “O ju gra? Jepni sadeka, sepse ju kam parë që jeni shumica prej banorëve të xhehennemit. Thanë: Me çfarë o i dërguari i Allahut? Tha: Shpeshtoni mallkimin dhe e mohoni të mirën ndaj burrit” (Buhariu)
- Frikësoju hidhërimit të Allahut, mos kërko divorc për gjëra të kota. I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të – ka thënë:
“Ajo grua e cila kërkon divorc pa ndonjë arsye, i bëhet haram era e xhennetit” (Ebu Davudi, Termidhiu dhe të tjerët)
- Mos nxirr diçka nga shtëpia pa lejen e burrit, vetëm nëse nxjerr sadeka duke mos e dëmtuar atë. I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Nëse gruaja jep sadeka nga ushqimi i burrit të saj duke mos e dëmtuar atë, ajo do të shpërblehet si dhe burri i saj atë që ka fituar” (Buhariu)
- Mos agjëro nafile duke qenë burri prezent vetëm se me lejen e tij, i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Nuk i lejohet gruas të agjërojë (vullnetarisht) derisa burri i saj është prezent, përveç se me lejen e tij, si dhe të mos i japë leje të hyjë në shtëpi
- Mësohu të kënaqesh me pak. Disa prej grave të selefëve iu thoshin burrave të tyre në momentin kur ata dilnin nga shtëpia: “Kujdes nga fitimi i haramit, ne e durojmë urine, por nuk e durojmë dot zjarrin” .
- Mos ia përshkruaj bashkëshortit tënd gratë e huaja.
- Ruaje trupin tënd, mbuloje atë dhe mos e shfaq bukurinë jasht.
- Nëse burri nuk është shumë i bukur, mos e nënçmo, dhe as mos u mburr para tij me bukurinë tënde.
- Mos lejo që në shtëpin tënde të futet diçka e ndaluar, bëje të qartë se nuk lejohet t’i bindesh krijesës në atë që është në kundërshtim me fjalën e Krijuesit.
Motër: Këshilloje burrin t’i frikësohet Allahut të Lartësuar, ndihmoje në një gjë të tillë.
Bëhu prej atyre që e adhurojnë Allahun e Lartësuar.
Bëhu prej atyre që i përulen Allahut të Lartësuar.
Bëhu prej atyre të cilat nuk e hidhërojnë dhe nënçmojnë burrin.
Përshtati: Merita Rexha
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”