Ekziston një ditë, një moment, një çast, kur çdo baba dhe nënë e paramendojnë se është i largët dhe besojnë, se nuk do të vijë shumë shpejt. Ajo ditë është kur ata e shohin vajzën - që dikur zvarritej - para tyre si nuse, e cila niset për në shtëpinë e burrit të saj dhe fillon jetën e saj të re, të përbërë prej një familjeje me anëtarë të rinj.
Shumica e prindërve vajzat e tyre gjithmonë i trajtojnë si fëmijë. Prandaj përgatitja e tyre për atë ditë të rëndësishme në shumicën e rasteve është vetëm në aspektin material, kjo më tepër duke blerë disa nevoja për nusen dhe për dasmën. Ata harrojnë një çështje, që është më e rëndësishme, më e rrezikshme dhe është shkak për lumturinë e vazhdueshme në jetën e fëmijës së tyre, e ajo është mësimi i asaj me atë që: çka do të thotë të jesh bashkëshorte.
Ata mendojnë, se para tyre kanë shumë kohë për t'ia mësuar e shpjeguar asaj çdo send rreth martesës, dhe për atë shkak e neglizhojnë ngulitjen e botëkuptimit të fjalës bashkëshorte, qëllimet e saja, mjetet e saja dhe elementet përbërëse të saja. Harrojnë se në shoqëri ekzistojnë çerdhe edukimi dhe faktorë ndikues, ku t’i edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtat tematika, por me një pasqyrë krejtësisht të kundërt që e lejon Islami dhe e dëshirojnë prindërit muslimanë për fëmijët e tyre. Si rezultat i kësaj vjen një brez i ri vajzash, të cilat prej çështjeve të martesës dinë vetëm për fustanin e bardhë, termin "nuse", përgatitjen e shtëpisë bashkëshortore dhe radhitjen e mobilieve të asaj shtëpie. Kur vjen ajo ditë që e ëndërron çdo vajzë, këto mbretëresha fillojnë jetën e tyre bashkëshortore, por me bindje dhe mendime të formuara dhe ndikuara prej faktorëve të jashtëm. Ato bindje në shumicën e rasteve janë se martesa është një aventurë e ëmbël, me shumë udhëtime dhe shëtitje. Ajo ka bindjen se bashkëshorti e dashuron atë deri në atë gradë, saqë vepron çdo send që ajo dëshiron për të realizuar kënaqësinë e plotë që ajo ëndërron. Mendon se s'ka nevojë të ndërhyjë askush dhe të veprojë asgjë për shpëtimin e kësaj marrëdhënie bashkëshortore dhe se ajo thjesht shkon tek ai për t’u kënaqur me një jetë të re, të sigurt, të qetë dhe të kënaqshme.
Shumica e njerëzve e neglizhojnë edukimin dhe përgatitjen e vajzave për një jete të re me një burrë, që nuk e njeh më herët dhe nuk ia njeh karakterin dhe tiparet e tij. Ky burrë do të bëhet gjatë natës dhe ditës njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj, kënaqësia e tij dhe respektimi i tij do të bëhet për bashkëshorten derë prej dyerve të Xhenetit. Pas kësaj nuk mbetet për atë grua gjë tjetër veçse përkujdesja për pesë kohët e namazit, të agjërojë një muaj në vit dhe të mbrojë nderin e saj, derisa të thërritet në Ditën e Gjykimit dhe të zgjedhë cilën derë të dëshirojë ajo prej Xhenetit. Na përcjell imam Ahmedi nga Abdurrahman ibën Aufi, i cili thotë: Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ajo grua që i fal pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin dhe e respekton burrin e saj, i thuhet hyn në Xhenetin e Allahut prej cilës derë dëshiron". Po ashtu hadithin e përcjell Ibën Hibani në Sahihun e tij, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë. Për këtë shkak ajo obligohet të përgatitet me të vërtetë dhe seriozisht për martesën. Duhet të veprojë, të mendojë dhe të kontribuojë rreth asaj, se si ta arrijë këtë shpërblim të madh, i cili ecën paralelisht dhe i përgjigjet gjithë asaj që e veprojnë burrat prej nënshtrimeve, si xhihadin, namazin me xhemat dhe ditën e Xhumasë.
Një ditë shkoi Esma bint Jezid ibën es-Seken el-Ensarije, radijallahu anha, e njohur edhe me emërtimin hatibja (ligjëruesja) e grave, tek Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut. Allahu të dërgoi për të gjithë njerëzit, burra dhe gra, dhe ne të besuam ty dhe Zotin tënd. Ne gratë jemi të përkufizuara, të mbyllura mes katër mureve, jemi mbajtëse dhe kujdestare e shtëpive tuaja, bartëse e fëmijëve tuaj, por ju o burra u dalluat dhe u parapëlqyet ndaj nesh me prezencën e bashkësisë dhe xhemateve, me prezencën e xhenazes, me vizitën e të sëmurëve, pastaj u dalluat dhe u parapëlqyet ndaj nesh me shkuarjen në Haxh pas Haxhi, dhe më e madhe se kjo, shkuarjen në luftë për hir të Allahut. Një burrë prej jush, kur merr rrugën për në Haxh, apo Umre, apo Xhihad, ne mbesim në shtëpitë tuaja, kujdesemi për pasurinë tuaj, edukojmë fëmijët tuaj, qepim rrobat tuaja. Prandaj, a marrim pjesë edhe ne gratë në atë çka ua ka dhënë Allahu prej të mirave dhe shpërblimeve? – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u kthye me trupin e tij, dhe tha: "A dini ndonjë grua, që ka pyetur për çështjet e fesë së saj më mirë sesa kjo grua".
Gratë thanë: O i Dërguari i Allahut, nuk e kemi paramenduar, se një grua mund të bëjë një pyetje të tillë. Pastaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: "O ti Esma, kupto prej meje atë çka do të them. Tregoju gjithë grave të tjera, se ajo grua që është bashkëshorte e mirë ndaj burrit të saj, e respekton dhe i nënshtrohet urdhrave të tij, ia plotëson të gjitha dëshirat e tij, është e barabartë me krejt atë që vepron burri". U kthye Esmaja dhe e madhëronte me vete Allahun duke përsëritur fjalinë: "është e barabartë me krejt atë që vepron burri, është e barabartë me krejt atë që vepron burri". (Bejhakiu, në librin e tij Shuab el Iman)
Të parët që duhen dhe detyrohen të kujdesen për këtë edukatë të dëshiruar dhe synuar janë prindërit. Ata janë të parët që do të mallkohen dhe akuzohen, në rast se e neglizhojnë dhënien e kësaj edukate vajzës së tyre, dhe janë të parët që do të mallkohen nga ana e vajzës së tyre, kur ajo nuk do të mund ta kryejë rolin e saj të duhur si bashkëshorte. Si rezultat i kësaj edukate ajo ndoshta do të kthehet në shtëpinë e babës së saj, por me një epitet të ri, si e shkurorëzuar apo e ndarë. Sipas një studimi zyrtar, viti i parë i martesës është viti kur edhe ndahet më shumë burri prej gruas së tij. Në vazhdim do t'i cekim disa manifestime të neglizhencës në edukatën e fëmijëve rreth botëkuptimit të fjalës bashkëshortësi dhe disa parafytyrime të gabuara të grave rreth martesës dhe nevojave të saj.
- Te disa njerëz ekziston një bindje, që martesa nuk ka rëndësi të madhe dhe nuk është e domosdoshme, derisa vajza është e lumtur, e respektuar, e qetë në shtëpinë e babasë së saj, dhe nuk i mungon as sendi më i vogël. Shpërndarja e këtij besimi në mesin e vajzave vjen si pasojë e dëgjimit të problemeve martesore, dhe ankesave të disa grave të divorcuara, prej të cilave disa janë të vërteta, por në shumicën e rasteve janë gënjeshtra, vetëm e vetëm ta mbrojnë veten prej fjalëve të njerëzve. Ky është edhe shkaku i largimit të vajzave prej idesë së martesës, posaçërisht kur është e re dhe me përvojë të pakët, dhe kur mbështetet në edukatën e shoqeve të saja dhe mjeteve të informimit, duke mos e harruar këtu edhe neglizhencën dhe preokupimin e prindit, që ta përmirësojë atë ideologji të gabuar.
- Disa prej vajzave martesën e njohin thjesht vetëm si ceremoni dhe protokoll. Kur përmendet martesa ajo fillon të flasë vetëm për anën materiale që nuk vlen aspak. E neglizhon dhe e harron, dhe askush s'i tërheq vërejtjen asaj për anët e tjera martesore, që padyshim se gjurmët e saja janë më të mëdha në jetën bashkëshortore, si p.sh.: menaxhimi dhe administrimi i punëve shtëpiake, mënyra e sjelljes me burrin dhe me familjen e tij, mënyra e veprimit të saj në fazën e re që do të ballafaqohet me të. Disa prej vajzave pasi martohen nuk dëshirojnë të binden se gjendja e tyre është ndryshuar, dhe se nuk është më vajza e babit, por është bërë bashkëshorte, e cila është përgjegjëse për veprat dhe sjelljet e saj para njerëzve. Njerëzit në shumicën e rasteve i pranojnë dhe i falin disa vepra dhe gabime prej një vajze të pamartuar, në krahasim me një grua të martuar, ku nuk pranohen veprat dhe gabimet e saj aq lehtë, po sikur ta kishte kaluar edhe vetëm një natë si e martuar.
- Shumica e vajzave në ëndrrat e tyre e imagjinojnë bashkëshortin me cilësi dhe veti të plota, që realisht ato veti nuk gjenden tek asnjë njeri asnjëherë. Prandaj lindin edhe problemet kur vjen një djalosh e kërkon dorën e saj dhe ajo e refuzon për shkak se nuk i përngjan princit të ëndrrave të saj. Ndonjërin e refuzon se është i varfër, tjetrin se është i vogël, apo hundën e ka të madhe, apo është i trashë, e kështu me radhë, kurse prindërit e saj për fat të keq e mbështesin plotësisht dhe e respektojnë lirinë e të drejtës së saj në zgjedhjen e burrit të vet. Në vazhdim ajo e humb shansin për t’u martuar me një burrë, i cili e respekton, e nderon, ia mbron dynjanë dhe fenë e saj, ia plotëson të drejtat e saj, dhe ia ngre pozitën asaj tek Allahu.
- Në disa shtëpi është nëna ajo, e cila merr përgjegjësinë e plotë për përkujdesjen e shtëpisë. Ajo gatuan, ajo pastron, ajo ia drejton dhe ia rregullon vajzës shtratin, ia lan rrobat, dhe çka është më e keqja nuk e mëson vajzën e tyre për përgjegjësitë e saj ndaj shoqërisë, si pjesëmarrjet, urimet, ngushëllimet, lidhjet farefisnore etj. Prandaj shumë shpejt pasi ajo martohet ballafaqohet me një problem shumë të madh. Ajo detyrohet t'i kryejë personalisht të gjitha këto detyra, në shtëpi apo jashtë saj, e pastaj ndoshta edhe lind fëmijë, e nuk di se si ta ushqejë, e ta pastrojë, dhe në fund detyrohet që ta thërrasë nënën e saj që ta ndihmojë dhe të plotësojë rolin e saj në përgjegjësisë e përkujdesjes së shtëpisë së vajzës së vet. Kurse për sa i përket burrave të këtyre vajzave në kësisoj rastesh hasim burra që bëjnë durim me gratë e tyre, dhe hasim burra që nuk bëjnë durim, dhe fillojnë problemet mes tyre, ku mundet të përfundojnë edhe me ndarje mes bashkëshortëve, e në fund ata që akuzohen janë prindërit, e në veçanti nëna.
- Janë disa vajza, të cilat besojnë se martesa është ëndërr e ëmbël, fillimi i një tregimi për një dashuri të bukur, dhe se ajo është porta e lumturisë, duke mos u munduar aspak për arritjen e saj, dhe se martesa është vetëm aventurë, kënaqësi, dashuri, rehati etj. Të gjitha këto premtime janë fjalë dhe ide, që i ngulitin djemtë në mendjen e vajzave, dhe mosreagimi i prindërve në përmirësimin e këtyre ideve të gabuara bëhet shkaktar i problemeve bashkëshortore. Kur ajo vajzë e porsamartuar ballafaqohet me realitetin, ajo sheh se krejt ato premtime ishin ëndrra dhe iluzione.
Pra, martesa është një përgjegjësi e vazhdueshme në jetë dhe nuk është vetëm kënaqësi, por është edhe vepër dhe këmbëngulje në arritjen e lumturisë, e cila ndoshta dallon prej asaj që e ka parafytyruar një vajzë, mirëpo lumturia në martesë ka shumë forma dhe lloje të tjera plotësisht të kundërta me atë që e parafytyrojnë vajzat në mendjen e tyre.
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”