Konaku i shëndoshë, me vjehërr e nuse të devotshme
Pa vjehërr të vetëdijshme e të devotshme, e pa nuse të vetëdijshme e të devotshme, nuk mund të ketë konak, shtëpi e familje të shëndoshë.
Për hir të nuseve të devotshme
Vjehrrat kundër nuseve, një luftë e çnjerëzishme!
Nusja bëhet vjehërr kur marton djalin e saj. Kur është nuse, ankohet, e kur bëhet vjehërr hakmerret. Kujt i hakmerret veçse një nuseje që dje vetë ajo ishte nuse! Gjithnjë me tendencën se, vjehrrat janë mendje-ndritura, ndërsa nuset mendje-errëta. Po, sepse djalin ia mori nga dora. Jo, po nusja është në shtëpi të huaj, ndërsa vjehrra në shtëpi të vet! Çudi, sa shpejtë harroi se ajo që sot është vjehërr, dje ishte nuse, e nuk donte më shumë se të jetonte e qetë me burrin e saj. Edhe ajo dje ndihej e huaj, por ja që sot, kaluan vite, e Zoti e furnizoi, por jo, nuk është mirënjohëse!
Jo, po ndoshta në mendime i sillen idetë sesi ajo dje, kur ishte nuse, tentonte të bëhej "zot shtëpie", druhet se edhe nusja që sapo mori djali i saj, e synon atë. Ç'gjykim i përgjithësuar. Jo, njerëzit ndryshojnë: ka të mirë dhe të këqij, ka të ndershëm dhe të pandershëm. Prandaj, dhe ka një ditë, e cila quhet: Dita e Gjykimit.
Vallë, a vetëm ajo vjehërr ka djalë, ndërsa nusja nuk ka prindër e as familje? Ashtu siç dje, nuse, e sot që është vjehërr, la familjen, edhe kjo sot që ende është nuse e re, la familjen për të jetuar me një familje të huaj. Po! Sakrifikon që të ambientohet me atë familje, për hir të ligjit dhe traditës. Ato vjehrra ndonëse kërkojnë që nusja e djalit të tyre të bëhet rob i shtëpisë; shërbëtore e pagabueshme. Po, edhe në traditën shqiptare kur merret një nuse thonë: e morëm robin. Si mund t'i thuhet rob një nuseje, që Zot ka Allahun, po edhe familje që përkujdeset për të? Jo, ajo është robëreshë e devotshme në adhurim vetëm ndaj Allahut xh.sh., dhe nuk është e zënë rob në luftë!
Ç'kontradiktë! Vetë vajza e asaj vjehrre, që luftë të çnjerëzishme i shpallë nuses së djalit të saj, e përgatit vajzën e vet të bërë nuse për vjehërr tjetër, që të tregohet e padëgjueshme dhe të mos respektoj vjehrrën e saj, nëse ajo sillet keq. Po, madje edhe bën çmos që vajza e saj e bërë nuse, të ndahet nga prindërit e burrit. Deri ku mund të shkoj çnjerëzia e një njeriu!
Jo, po këtu pjesë faji ka edhe djali i kësaj nëne e bërë vjehërr! E mbron të ëmën e vet, sepse sipas bindjeve të tij: nëna është nënë, ndërsa nusja është nuse, kështu që, nusja duhet të rrijë kokulur, sikur të ishte e blerë në pazar. Jo! Ajo nuk është rob i askujt, madje as i prindërve të saj. Lind i lirë dhe i pavarur, sepse edhe nënat kanë lindur prej nënave të tyre. Njeriu i parë nuk lindi, por u krijua! E, krijues është vetëm Allahu xh.sh..
Për habi, se, ka aso nusesh, megjithëse i rrinë kokëlarte dhe trime vjehrrave të tyre, në mbrojtje të dinjitetit dhe personalitetit të tyre, çuditërisht, ato vjehrra – vjehrrat e këtilla, bëhen të njerëzishme dhe të respektueshme.
Ku është drejtësia në këtë mes: ke morr nuse për të jetuar me të, apo ke morr nuse që t'ia mbushësh egon të ëmës?
Kështu nuk shkruan askund, veçse në librat e njerëzve që dikur gruan e konsideronin më të ligë se vetë djalli. Kjo nuk është larg mendjes për "mendjen shqiptare", sepse dëgjohet shpesh fjala: gruaja e ka shti djallin në shishe. Kjo do të thoshte, sipas asaj që thonë, se gruaja është më e djallëzuar se vetë djalli!
Për hir të vjehrrave të devotshme
Nuset kundër vjehrrave, një luftë e pamoralshme!
Ti kishe nënë që të lindi, të ushqeu, u përkujdes për ty dhe u rrite. E sot more një djalë, që një nënë si ty, e lindi, e ushqeu, u përkujdes për të dhe e rriti. Po edhe ti nesër nënë do të bëhesh! Edhe vjehërr. Nuk ke fare mëshirë për ato nëna që me mund dhe pagjumë rritën foshnjat e tyre? Po ti nuk u linde ashtu siç je sot, e rritur, e zgjuar, dhe e zhvilluar. Jo, ishe foshnje. Sikur vetëm pak të sillje në kujtesë kohën kur ti nuk dije të ecje, ndërsa nëna të rrinte pranë; e sikur të dëgjoje rrëfimet sesi nëna nuk bënte gjumë të rehatshëm çdoherë që ti lëvizje në gjumë, apo kur trishtoheshe… Sa të mëshirshme janë nënat, të bëra sot vjehrra për nuset e tyre!
A vetëm ti nënë ke, që e do dhe të do? Sigurisht që nëna të dashka më shumë se sa e dashke ti! Po ta doje, si duhet një nënë, do të ishe e mëshirshme edhe ndaj nënave tjera. Apo pse nënat e të tjerëve janë njerëz të huaj! Jo, nuk është e huaj, ti u bashkove me lulen e zemrës së saj, djalin. Ti po jeton në kopshtin e asaj nëne. Po, edhe ato janë nëna, që ti e quan "vjehërr", e s'ka nënë që me mund nuk rriti fëmijët e saj, edhe burrin tënd!
Ti dole prej shtëpisë tënde. Mos paç vëlla, do të kesh djalë. E ai djalë një ditë do të martohet. Edhe ai djalë, do të jetë lule e zemrës sate; je e mëshirshme sot me vjehrrën, që nesër, nusja e djalit tënd të jetë e mëshirshme ndaj teje. E, nëse ke vëlla, nuk do të ndiheshe rënd, sikur reja, nusja e vëllait tënd, ta luftonte dhe ta mundonte nënën tënde? Si do të kërkoje drejtësinë dhe mëshirën prej kësaj nuseje, kur vetë ti nuk je e drejtë dhe e mëshirshme ndaj nënës së burrit tënd?
Pse moj vajzë, moj e bërë nuse, e hap derën e dënimit, të vuajtjes e të dhembjes? Pse ia vështirëson jetën djalit të kësaj vjehrre, burrit tënd? E detyron të bëj zgjedhjen mes nënës së tij dhe teje! Ti sot erdhe, por ai me nënën e vet u gjet, lindi, u rrit dhe sot u bë burrë, e vazhdon ta ketë nënë e të jetojë me të! Mos ia ngushto kraharorin, e ka nënë, në Ditën e Gjykimit prej tij llogari do të kërkohet. Mos ia këput kësaj nëne lulen e zemrës, të paktën, mos ia dëmto! Duaje sot si nënë, nënën e burrit tënd, që nesër të ndjehesh gruaja më e lumtur.
Ajo nënë, që ti u bëre nuse e djalit të saj, po të të mos donte, djalin e saj do ta ndëshkonte. Jo, po ajo është e devotshme, ajo është e vetëdijshme se edhe vetë nuse ishte. Kur të këshillon a të sugjeron diçka, ajo e bën sepse të konsideron sikur të ishe bija e saj. Ti u zgjodhe që të jesh reja e asaj shtëpie, konsideroje veten pjesë të saj, mos u ndje sikur të kanë rrëmbyer. Edhe e ëma jote, që të lindi, po të mos ndjehej pjesë e shtëpisë ku ti u rrite, vallë, ku do të ishe, e ku do të përfundoje!
Edhe vjehrra e kupton vetminë tënde, dhembjen e largësisë prej familjes tënde, vështirësitë për t'u ambientuar me rrethin e ri, e këtë dhembje mos ia interpreto me dhunë. Shprehu e mos lufto. Jo luftë, përderisa ke gjuhë që lëvizë e flet; ndryshe për çfarë do të vlente gjuha!
Thirri ndërgjegjes, mos lufto kundër saj, që të mos luftohet nesër kundër teje. Njerëzit shkruajnë, por edhe mend mbajnë. Ashtu siç je sot, mendon, ndjen e vepron për dikë, nesër, të tjerët do të mendojnë, ndjejnë e veprojnë ndaj teje. Dije se, secili njeri korr atë që mbjell.
Pastroje zemrën, që gjuha të flet pastër, e do të të kuptoj vjehrra e devotshme!
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”