Në fjalorin e "Webster's Third New International Dictionary", lumturia është një gjendje në të cilën njeriu ndihet mirë, është e karakterizuar me emocione të këndshme në një kohë të shkurtër dhe me një dëshirë natyrale për vazhdimin e mëtejshëm të këtyre emocioneve. Në këtë term ka edhe sinonime që përkufizojnë lumturinë, si: gëzim i zgjatur, gëzim i plotë, bekim, hare.Gëzim i zgjatur: është një fjalë shumë letrare që tregon diçka më shumë, si: gëzim më të gjatë ose lumturi të përsosur.Gëzim i plotë: i referohet në këtë rast lumturisë më të madhe, lumturia e të bekuarit.Bekimi: sugjeron kënaqësinë e thellë të dashurisë së pastër ose pranimin nga Zoti.Hare: kjo fjalë mund të përdoret për një lumturi të plotë dhe të siguruar.Disa studentë të edukimit e përkufizojnë lumturinë si një vazhdimësi e ndjenjës ose e gjendjes së kënaqësisë dhe burimin e lumturisë nga ndjenja e qëndrueshme e të qenit mirë, mirësisë së jetës dhe mirësisë së fatit të njeriu
Burimet e lumturisë
Individë të ndryshëm ose grupe të ndryshme njerëzish kanë ide të ndryshme lidhur me mënyrat më të mira për të arritur lumturinë. Megjithatë, janë disa teori dhe spekulime të ndryshme të cilat shumë njerëz i konsiderojnë si burimet e lumturisë. Këto mund të klasifikohen si më poshtë:1- Pasuria2- Grada dhe pozicioni3- Arritjet e larta në edukim [edukimi akademik dhe titujt e nderit]4- Fama [p.sh.: në politikë, në arte, në sport, në shkencë, etj.] Lumturia në pasuri Pasuria është, me sa duket, elementi më i afërt, në qoftë se nuk është sinonimike, me lumturinë përderisa shumë njerëz e besojnë këtë. Ky kuptim është i rrënjosur thellë në zemrat e shumë personave duke pasur parasysh se shumica e njerëzve kudo në botë janë të dhënë për përvetësimin e pasurisë. Ata e shohin pasurinë si shkakun e parë të lumturisë me qëllimin se të dyja këto, lumturia dhe pasuria janë të gërshetuara. Sa të gëzuar janë ata burra dhe gra që zotërojnë kompani perandorake, gjerësi të mëdha toke dhe prona, depozita të mëdha bankare, etj.Me të vërtetë shumë janë ata persona që zotërojnë miliona dhe biliona por janë duke vuajtur për të patur një moment paqeje në mendjen e tyre. Kjo vjen si rezultat i frikës që ata kanë për pasurinë e tyre dhe frikën që kanë se mos po bëhet ndonjë çrregullim politik, ndonjë lëvizje e tregut, luftë, plaçkitje, therje, etj. Dhe nuk është vetëm kjo që i lë pa gjumë natën këta njerëz por është edhe tensioni, ankthi mendor, ataket e zemrës dhe vdekja. Shumë shpesh dëgjojmë në media lajme të tilla, si:- Humb pasurinë dhe jetën pas një ulje financiare në tregti.- Një tregtar nga Tokio qëllon veten, me sa duket pas humbjes së parave në tregti.- Njeriu më i pasur i Australisë u dërgua me nxitim në spital në gjendje kritike dhe të dielën pësoi një atak zemre.Duhet kuptuar dhe pranuar që lumturia nuk ka të bëjë asgjë me grumbullimin e pasurisë.
Ky është përfundimi më real që mund të arrijmë. Me materialet e mjaftueshme nga jetët e shumë njerëzve është më e lehtë për të aprovuar thënien tonë: "Pasuria nuk sjell lumturinë!"
Përktheu: Erisa Haspepa
Vërtet, Karuni ishte nga populli i Musait, por ai u sjell me kryeneçësi ndaj tyre.
Dhe Ne i dhamë atij gjithë thesaret e begatitë, aq sa çelësat ishin një peshë e madhe për t’u mbajtur nga një grup i madh burrash të fortë. Kur populli i tij i tha atij: “Mos u ngazëlle (me mosmirënjohje ndaj Mirësisë së Allahut). Vërtet, Allahu nuk i do ata që ngazëllehen." (Sure El-Kasas: 76)
"E ai (Karuni) doli para popullit të tij me kryelartësinë e tij..." (Sure El-Kasas: 79)
Kur ai ishte në kulmin e lavdisë së tij, njerëzit u shprehën se e kanë zili dhe menduan se sa të lumtur do të ishin në qoftë se do të ishin në vend të tij. Por, njerëzit e zgjuar nuk u hutuan nga pasuria e stërmadhe e Karunit, sepse ata e kishin kuptuar se pasuria e kësaj bote është e përkohshme dhe ishin të sigurtë se pasuria e vërtetë është shpërblimi i Allahut në botën tjetër për besimtarët dhe për ata që kryejnë vepra të mira. [shih në Kur'an suren El-Kasas: 80]Karuni ishte mendjemadh dhe u paraqiste para njerëzve të popullit të vet si "zot i një pasurie të madhe". Ata e admironin fuqinë e tij por harronin realitetin se si ishte. E gjithë kjo ishte një "lumturi iluzioniste" ose një lumturi e përkohshme tamam si një ëndërr ose si një film.Por si ishte përfundimi? Çfarë ndodhi me shkëlqimin, pasurinë, krenarinë dhe arrogancën?"Kësisoj Ne bëmë që atë ta përpijë toka bashkë me vendbanimin e tij. Pastaj ai nuk pati asnjë grusht njerëzish ta ndihmonin atë përveç Allahut, as nuk ishte prej atyre që mund të shpëtojnë vetveten." (Sure El-Kasas: 81)
Kristina Onasis
Këtu gjendet një histori tjetër e rëndësishme e cila provon padyshim se pasuria, çfarëdo sasie që të jetë ajo, nuk mund të jetë në gjendje të sjellë lumturinë e vërtetë! Kjo është një histori që për shumë vjet ka ndenjur në mendjet e shkrimtarëve, reporterëve dhe gazetarëve nëpër libra dhe nëpër faqet e gazetave dhe revistave!Kjo është historia e Kristina Onasis, vajza së të famshmit dhe grekut më të pasur Aristotle Onasis, i cili zotëronte flota anijesh dhe aeroplanësh, liqene dhe ishuj, prona të mëdha, depozita bankare të stërmëdha, etj. Mbas vdekjes së të atit Kristina ishte e vetmja që mund të trashëgonte gjithë pasurinë përveç gruas së dytë të të atit, Zheklin Kenedit (Jacqueline Kennedy). Trashëgimia arrinte në biliona dollarë përveç gjërave të tjera, si: flotat e anijeve dhe aeroplanëve, liqenet dhe ishujt, pronat e mëdha, depozita bankare të stërmëdha, etj. Çfarë trashëgimie!!! Sigurisht, sipas gjykimit, arsyetimit, ndjenjave dhe kriterit të shumicës së njerëzve, ai që trashëgon një pasuri të stërmadhe si kjo duhet të jetë njeriu më i lumtur në tokë - por a ishte kjo e vërtetë, a ishte e lumtur Kristina? Përgjigjen do ta gjejmë më poshtë duke kuptuar se si do të vazhdojë jeta e saj.Kristina ishte e martuar me një amerikan gjatë kohës kur babai i saj ishte gjallë, por vetëm disa muaj më pas martesa mbaroi me divorc. Pas vdekjes së të atit, ajo u martua për së dyti me një grek por martesa e tyre zgjati vetëm disa muaj, të mos themi disa javë! Kristina qëndroi larg martesës për disa kohë. Me sa duket kërkonte lumturinë jashtë martesës. Por, prapë nuk e gjeti lumturinë dhe pas disa vitesh e gjeti përsëri veten duke e kërkuar lumturinë në martesë. Kësaj here ajo e zgjodhi bashkëshortin e saj nga një vend krejt tjetër, nga Rusia komuniste. Kushdo që e njihte stilin e saj perëndimor të jetës, ky hap i saj me të vërtetë e çudiste dhe ia shtonte kureshtjen se çfarë do të ndodhte më tej. Kur u pyet njëherë nga një gazetar për këtë veprim të saj, gazetari mori një përgjigje të gatshme e cila ishte e thjeshtë, e shkurtër por e sinqertë: "Jam duke kërkuar lumturinë!"Pasi dy martesat e saj të para ishin me burra nga perëndimi, dhe meqënëse ato dështuan, ajo mendoi se duhet ta kërkonte lumturinë nga lindja. Pra, edhe kësaj here ajo po provonte fatin e saj megjithëse nuk kishte asgjë të garantuar. Kur gazetari e pyeti herën tjetër duke i bërë përsëri të njëjtën pyetje, ajo iu përgjigj duke replikuar me të njëjtën përgjigje: "Jam duke kërkuar lumturinë...!"Por, a ishte ajo me të vërtetë e lumtur nga martesa në Rusi? Kurrë! Ajo qëndroi me rusin më shumë se një vit dhe u nda! Ky ishte fundi i një martese të ankthshme.Por ajo nuk u dorëzua. U kthye përsëri në Evropë dhe mendoi t'i jap vetes edhe një mundësi të fundit duke zgjedhur për bashkëshort një industrialist francez. Pra, ajo u martua me katër burra nga vende krejtësisht të ndryshme për një periudhë kohore prej dy vitesh! Sa jetë e mjerueshme dhe e pasuksesshme! Në një festë që bëri për martesën saj të katërt u pyet nga një gazetar se a ishte ajo gruaja më e pasur dhe përgjigjja e saj e sinqertë ishte: "Po! Jam gruaja më e pasur por më e palumtura..."Organizimi i martesës me industrialistin francez u zhvillua siç ishte planifikuar por iu deshën vetëm disa muaj dhe gjithçka mori fund!Pasi nuk e gjeti lumturinë në martesë ajo vendosi që të mos martohej më dhe të përpiqej që ta gjente lumturinë "vetëm". Por, lumturia ishte e pamundur për të, edhe vetëm, dhe ajo e kaloi pjesën tjetër të jetës e dëshpëruar, plot mërzi dhe zhgënjime duke udhëtuar shpesh nëpër qytetet më të mëdha të botës. Në fund ajo u gjend e vdekur brenda një hoteli në Argjentinë. Kush e vrau? Ajo kishte kryer vetëvrasje! Çfarë fundi i trishtueshëm për një grua shumë, shumë të pasur!Pra, a ishte në gjendje pasuria e saj të blente lumturinë? KURRË, ME TË VËRTETË KURRË! Marrë nga libri: "The way to happiness"
Autor: Ghalib Masri dhe Nathif Xhama Adam
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”