Me martesë ti nuk fiton vetëm bashkëshorte, por tërë botën. Prej atij momenti e deri në fund të jetës tënde, bashkëshortja jote do të jetë bashkudhëtari yt, partneri dhe shoku më i mirë. Bashkë me ty, ajo do t’i ndajë momentet e tua, ditët dhe vitet. Ajo do ta ndajë gëzimin dhe pikëllimin tënd, sukseset dhe dështimet e tua, ëndrrat dhe frikët e tua. Kur je i sëmurë, ajo do ta ofrojë kujdesin më të mirë, ndërsa kur ke nevojë, ajo do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj me qëllim që të ndihmojë. Kur ke ndonjë sekret, ajo do ta ruaj, kur ke nevojë për këshillë, ajo do ta japë. Ajo gjithmonë do të jetë me ty. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që do të shohin sytë, do të jetë ajo. Madje edhe gjatë ditës kur ajo nuk është fizikisht prezente, ajo do të jetë me ty, sepse ti do të jesh në mendjen e saj, në duanë e saj, në zemrën e saj... Kur shkon për të fjetur, gjëja e fundit që do ta shikosh, do të jetë ajo. Shkurt, ajo do të jetë bota jote e tërë dhe ti do të jesh bota e saj e tërë. Përshkrimi më i mirë i afërsisë ndërmjet bashkëshortëve të cilin ndonjëherë e kam lexuar, është ajeti në Kuran, në të cilin Allahu subhanehu ve te’ala thotë: “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” (El-Bekare, 187) Me të vërtetë bashkëshortët janë sikurse petkat për njëri tjetrin, sepse ata njëri tjetrit i ofrojnë mbrojtje, rehati, përkrahje dhe stoli, pikërisht sikurse petkat që e zbukurojnë njeriun. Paramendojeni udhëtimin në Alaskë gjatë dimrit, pa rroba adekuate. Bashkëshortët tanë na japin mbrojtje, rehati dhe përkrahje të ngjashme në rrugëtimin e jetës në planetin Tokë, ashtu siç e bëjnë këtë rrobat gjatë udhëtimit nëpër Alaskë. Prej të gjitha relacioneve njerëzore, relacioni ndërmjet burrit dhe gruas është e veçantë dhe unikate; dashuria dhe kujdesi, intimiteti dhe afërsia, mëshira dhe përdëllimi si dhe paqja dhe qetësia që i mbushin zemrat e bashkëshortëve janë thjesht të papërshkrueshme. Shpjegimi i vetëm racional që mund t’i sqarojë këto ndjenja të jashtëzakonshme të njeriut është ajo se ky është caktim i Allahut subhanehu ve te’ala. Allahu xh.sh. në Kuran ka thënë: '' Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut.” (En-Nahl, 72) Vetëm Allahu i Gjithëfuqishëm, i Cili posedon fuqi të pafundme dhe mëshirë, mund të krijojë dhe të gdhend këso ndjenja të jashtëzakonshme dhe të bekuara në zemrat e bashkëshortëve. Madje, Allahu subhanehu ve te’ala i përkujton ata që i kërkojnë shenjat e Allahut në univers, se ndjenjat që i ka mbjellë në zemrat e bashkëshortëve në të vërtetë janë një prej shenjave të Tij që duhet t’i nxit njerëzit që të besojnë në ekzistencën e Tij. Pikërisht ashtu siç thotë Allahu në Kuran: '' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë." (Rum, 21) Allahu xh.sh. e di se zemra e njeriut është organ dinamik, nganjëherë është e dobët ndërsa nganjëherë e fortë. Është e vërtetë se ndjenjat mund të ndryshojnë, posaçërisht pas një kohe të caktuar. Po ashtu, dashuria mund të thahet dhe të zbehet me kalimin e kohës. Kjo do të thotë se lidhja bashkëshortore mund të dobësohet nëse nuk është kultivuar drejtë. Lumturia martesore nuk merret hë për hë, dashuria e vazhdueshme kërkon dhënie të pandërprerë nga të dyja anët. Që të mbetet e gjallë pema e dashurisë dhe që të vazhdojë të rritet edhe më tej, nevojitet që ta kultivojmë, ta ujisim dhe ta ushqejmë tokën e saj. Përkujtoju se edhe Pejgamberi ynë s.a.v.s. ka gjetur kohë që të dalë në shkretëtirë dhe të garojë me bashkëshorten e tij Aishen r.a. Ajo nganjëherë e kalonte në fillim e që më pastaj ai ta kalonte atë. Po ashtu, dije se Pejgamberi s.a.v.s. e kishte dërguar bashkëshorten e tij që t’i shikojë abisinasit e rinj se si i lozin lojërat e tyre popullore me shtiza. Shprehja e emocioneve është e patjetërsueshme me qëllim që lidhja martesore mos të shkatërrohet dhe të ndryshket. Dije se Allahu xh.sh. inshallah do të shpërblejë për çdo emocion dhe për çdo ndjenjë të shprehur ndaj bashkëshortes tënde, ashtu siç ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: “Njeriu do të shpërblehet për çdo vepër, nëse e bën me qëllim që ta arrijë kënaqësinë e Allahut, madje edhe për vënien e kafshatës së bukës në gojën e bashkëshortes së tij.” Kurrë mos e nënçmo vlerën e gjërave të vogla, siç është për shembull të ushqyerit e gruas, t’i hapet asaj dera e veturës etj. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte zakon që ta vendoste gjurin e tij, me qëllim që ta ndihmojë bashkëshorten e tij që të hipë mbi deve. Gjithmonë gjej kohë që të faleni bashkërisht. Përforcimi i lidhjeve me Allahun xh.sh. do të thotë përforcim i lidhjes ndërmjet juve dyve. Kjo është garancia më e mirë që lidhja juaj martesore të mbetet e fortë. Po ashtu duhet ta përmendim se Pejgamberi s.a.v.s. i ka përgëzuar me lajme të mira ato çifte që zgjohen dhe ngrihen natën dhe të cilët falen bashkërisht. Pejgamberi s.a.v.s. madje i nxiste bashkëshortët se cili do të ngrihet i pari për ta zgjuar tjetrin, madje edhe duke i hedhur ujë të ftohtë në fytyrë. Përpiqu që gjithmonë që me gjithë fuqinë tënde të jesh i mirë për bashkëshorten tënde, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Bisedo me të, buzëqeshi asaj, kërkoje mendimin e saj, pyete për këshillë, rehatohuni bashkërisht me të dhe gjithmonë dije se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më të mirët në mesin tuaj janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre.” (Sahihu Et-Tirmizi, ibn Madxhe). Në fund, është e zakonshme që bashkëshortët të betohen se do ta duan dhe do ta respektojnë njëri tjetrin deri në vdekje. Unë nuk mendoj se ky betim nuk është i mirë, por nuk mendoj se edhe mjafton. Nuk mjafton vetëm ta duash bashkëshorten tënde. Duhet ta duash edhe atë që ajo e do, si p.sh. familjen e saj. Mos u bën sikurse kolegu im i cili e ndjente veten keq që prindërit e bashkëshortes së tij vinin te ai për disa javë, edhe pse ai në mënyrë të qetë i kishte thënë: “Unë nuk i dua prindërit e tu” dhe normal se edhe ajo e hidhëruar iu kishte përgjigjur: “Edhe unë nuk i dua prindërit e tu.” Gjithashtu, nuk mjafton që ta dojë deri në vdekje. Dashurisë kurrë nuk duhet t’i vijë fundi, sepse ne muslimanët besojmë në jetën pas vdekjes, në ahiret, ku ata të cilët kanë bërë vepra të mira dhe të cilët kanë qenë bamirës, do të bashkohen me bashkëshortët e tyre dhe me pasardhësit e tyre. Allahu subhanehu ve te’ala në Kuran ka thënë: '' hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja''. (Ez-Zuhruf, 70) Shembulli më i mirë me këtë rast është Pejgamberi s.a.v.s., dashuria e të cilit ndaj Hatixhes e cila ishte bashkëshortja e tij për 25 vjet, është përhapur te të gjithë ata të cilët ajo i kishte dashur dhe kishte mbetur e tillë, edhe pas vdekjes së saj. Madje, edhe shumë vjet pas vdekjes së saj, sa herë që e therte ndonjë cjap në shtëpinë e vet, Pejgamberi s.a.v.s. ia dërgonte një pjesë të cjapit familjes dhe miqve të Hatixhes. Po ashtu, sa herë kur mendonte se vizitori para dyerve të tij do të mund të ishte motra e Hatixhes, Hala, ai e luste Allahun: ''O Allah, le të jetë ajo Hala.”
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”