Nëse hedhim një vështrim të shpejtë në publikimet e televizionit, radios, gazetave, revistave dhe forumeve elektronike, kur kanë të bëjnë me raportet bashkëshortore gjatë dekadës së fundit, na bëjnë të qartë se kemi një problem të vërtetë në jetën bashkëshortore, i cili në gjeneratat e mëhershme nuk u shfaq deri në këtë shkallë. Shkaku për këtë ndoshta është fjala e gjysheve tona: “Ka humbur bereqeti sot”.
Përkundër faktit që jetesa në të kaluarën ishte e vështirë dhe më e rreptë, ata kishin më shumë dashuri, afërsi dhe qëndrueshmëri, gjëra këto që i fitonin me metodat që i njihnin asokohe. Ndërkohë sot kur kemi më shumë dije, filozofojmë më shumë, kemi më shumë fuqi dhe teknologji, kemi më pak rehati dhe lumturi në jetën tonë. Problemet bashkëshortore janë shtuar, jeta është bërë e zorshme dhe më pak normale, ndaj lidhjet tona shoqërore janë më të ftohta dhe të fabrikuara.
Në një tubim u fola shoqeve të motrës sime me këto fjalë: “Gjeni atë që është fetar dhe i moralshëm, çdo e mirë materiale e jetës mund të ndryshojë, ndërsa bërthama e fesë mbetet. Ai që është fetar të nderon në mirësi dhe nuk të bën padrejtësi në vështirësi”. Mirëpo ato më sollën tregime dhe rrëfenja, që vërtetonin injorancën, keqbërjen dhe padrejtësinë e disa burrave që njihen tek njerëzit si praktikantë të fesë. Fatkeqësisht në shumë raste realiteti dëshmon një padrejtësi, kur klasifikohen disa njerëz se qenkan fetarë, ndërsa njohin vetëm anën e jashtme të tyre, pa njohur fare jetën praktike të tyre: a ke jetuar me të, a ke udhëtuar me të, a ke pasur allishverish me të?! Ja çfarë mashtrimi të bën pamja e jashtme dhe njohja e cunguar!
Këto raste na bëjnë të meditojmë më shumë mbi hadithin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Kur t’ju vijë ai, feja dhe mirësjellja e të cilit ju pëlqen, martojeni” dhe të bëjmë pyetjen: Pse i Dërguari bëri ndarje midis fesë dhe mirësjelljes, ndërsa dihet se ai fliste fjalë kuptimplota dhe sikur ato dy fjalë të kishin një kuptim të njëjtë me siguri do t’i shprehte me një fjalë? A thua është një theksim shtesë për rëndësinë e mirësjelljes, që peshon sa rëndësia e fesë në një martesë? Apo është një aludim, se një njeri mund të jetë fetar, por i varfër në mirësjellje, sepse fillimisht s’ka arritur ta kuptojë mirë këtë fe? Apo është një bashkim midis besimit me zemër (feja) dhe sjelljes në këtë botë me mirësjellje? Apo u jep shenjë pikërisht burrave, se feja ju jep më shumë të drejta juve sesa grave në shikim të parë, kurse në realitet ato janë përgjegjësi të shumëfishuara dhe se keqpërdorimi i të drejtave mund ta shndërrojë burrin në një zullumqar dhe diktator e jo bashkëshort i dashuruar, do të përdredhë qafën e gruas, ashtu si i ka përdredhur tekstet fetare. Kurse sikur feja dhe mirësjellja të bëheshin bashkë, atëherë mirësia dhe respekti do të mateshin në proporcion me atë që burri bën për gruan dhe jo në proporcion me atë që ai pret prej saj, sepse e dimë që “më i miri ndër jush është më i miri për familjen”. Kësisoj konceptet e burrërisë do të shndërrohen në një ngarkesë lodhëse dhe në një llogari dhe jo në një nder që shfaqet me lartësi dhe muskuj.
Ditët e sotme, jeta moderne, globalizimi dhe krizat na kanë shkaktuar pasoja të egra, të cilat kanë çelur hapësirë për ankesa, qarje të shpirtit dhe frustrime. Burri ngushtohet me situatën e keqe ekonomike dhe me problemet e punës, apo edhe të Umetit, ashtu që frymëmarrjen e parë te familja dhe te gruaja do ta nxjerrë duke i ngarkuar edhe ata me një pjesë të fajit dhe njëkohësisht do të injorojë detyrimet e dashurisë dhe mbikëqyrjes ndaj tyre. Boll i kam problemet me stresin sesi do të vazhdojë jetesa dhe nuk kam kohë të dëgjoj fjalime të llojit: “Shtëpitë e lumtura”, “Si t’ia shprehësh dashurinë bashkëshortes”, “Si ta përhapësh gëzimin nëpër shtëpi...” etj. Po qe se gruaja përpiqet të shprehë dashurinë apo të jetë romantike në jetën bashkëshortore, përgjigjja do të jetë: Ngadalë se nuk jemi më adoleshentë!! Sikur dashuria paska një kohë të caktuar gjatë jetës dhe nuk qenka ndjenjë e vazhdueshme, as nuk paska natyrë ripërtëritëse. Këta nuk e kanë kuptuar ajetin e martesës, i cili shënohet në shumë ftesa dasmash, por ende nuk ka arritur të bëhet rregullore e jetës bashkëshortore. Ai që mendon thellë për fjalët “dashuri” dhe “mëshirë” të përmendura në ajetin e sures Rum: “Prej argumenteve të Tij është se nga vetja juaj krijoi bashkëshortet që të gjeni prehje tek ato dhe futi midis jush dashuri dhe mëshirë”, do ta kuptojë dallimin mes prirjes së brendshme për pëlqim, që është simpatia dhe ndjenjës që vjen si rezultat i sjelljes praktike të vazhdueshme, që është e lidhur me mëshirën, e që është dashuria. Këtë e mësojmë nga komenti i Ibën Abasit, radijallahu anhuma: “Dashuria është burri ta dojë gruan, ndërsa mëshira është ta mëshirojë duke mos i bërë keq asaj. Dashuria dhe mëshira nuk janë ndonjë dhembshuri momentale, por janë një burim i butësisë së përhershme, mirësjelljes së lartë dhe jetesës së ndershme”. Arsyetimi se “jam tip nervoz”, situatat e vështira, pleqëria, fëmijët etj., janë prej arsyeve që gjenden të gatshme dhe shumë të lehta, mirëpo dijetarët na kanë tërhequr vërejtjen: “Umeti do të ketë mirësi, përderisa nuk arsyeton vetveten”.
Është e lehtë t’i quajmë gratë mendjelehta, që janë të lidhura pas dashurisë së titruar nëpër serialet turke dhe perëndimore, madje për këtë t’i përshkruajmë të trasha në mendje, të marra dhe me logjikë sipërfaqësore pa analizuar shkaqet, që i detyruan gratë tona të lidhen me “Gjymyshin dhe Mehmetin”, ndërsa një ndër shkaqet fshihet mu te humbja e ndjenjës për dashurinë e dhembshurinë në jetën e vërtetë. Këtij zjarri i hedh edhe më shumë benzinë qëndrimi i disa burrave, se “s’ka si bëhet më mirë”, “asaj që nuk i pëlqen le t’i bjerë murit me kokë” dhe “le të pijë ujë supermarketi”...!
Megjithëse dashuria është një ndër themelet kryesore të fesë dhe kulturës islame ne po dridhemi nga të studiuarit dhe thellimit në të, ndërkohë që ligjet e reja në ministritë e arsimit së shpejti do të fusin lëndën e edukatës seksuale për fëmijët tanë, kurse ata fillimisht nuk dinë si të dashurojnë dhe si të sillen me gratë, duke filluar me nënat dhe motrat e tyre e duke mbaruar me nuset dhe bijat e tyre, në të ardhmen.
Dashuria është një ndër themelet kryesore të kësaj feje, ndaj raportin më të plotë midis robërve dhe Zotit të tyre, Allahu e përshkroi me ndjenjën e dashurisë: “...i Do dhe e duan...”. Pse nuk tha: e nderojnë, i binden apo i kanë frikë? Pse e zgjodhi pikërisht dashurinë Allahu, që të përshkruajë lidhjen më të fortë dhe litarin që nuk këputet midis Tij dhe robërve të Tij? Komentuesit thonë: “Pasimi i vërtetë dhe puna për Allahun nuk arrihen pa dashuri, dashuria është çelësi për të fituar dhe arritur shkallët më të larta tek Allahu”.
“Burrat nuk janë emocionalë” është një arsye, që burrat e shprehin me qëllim që t’i ikin detyrimeve emocionale kundrejt familjes! Bëjmë pyetjen: Si u arrit të priten emocionet nga jetimi dhe i shkreti që kishte humbur nënën dhe babanë, kurse ata të dy janë shkolla e parë që ia mëson njeriut dashurinë? Ai nuk kishte vëllezër, as krah e as mbështetje? Egërsohej nga errësira e zemrave të hallkut, ndaj i braktiste duke shkuar me dhen, apo duke u vetmuar në shpellë. Pastaj doli para dynjasë për ta mbushur me dashuri dhe emocione si pejgamber, bashkëshort, baba dhe mësues. Ai, paqja dhe bekimet qofshin me të, na ka lajmëruar, se do të vijnë njerëz që do të krenohen se janë zemërgurë dhe të vrazhdë, ndaj duke kryer shtyllën e fundit të kësaj feje, në Haxhillëkun e Lamtumirës i ftoi qartë: “Silluni mirë me gratë, ato nuk i nderon kush përveçse i ndershmi dhe nuk i përçmon përveçse i poshtri”.
Ai e puthte zonjën Aishe në ballë, vraponte me të, lozte me të, thumbohej madje edhe shpirti kur i doli ishte duke pastruar dhëmbët me misvakun, që ajo ia kishte zbutur me pështymën e saj...!
O burra, dija fitohet duke e kërkuar, ndërsa dashuria duke e kultivuar. Kush mbjell dashuri do ta korrë atë dhe kush mbjellë ngurtësi dhe vrazhdësi do t’i korrë gjithashtu, ose do të shohë gruan e tij të rendi pas një dashurie të supozuar virtuale në televizion!
Nuk kemi nevojë të importojmë e as të titrojmë romantikën. Ne kemi nevojë të ngjallim trashëgiminë tonë romantike dhe ta praktikojmë atë. Ashtu burrat do të mund të dalin nga shtëpitë e bijave të Hatixhes dhe Aishes për t’u përballur me lodhjet dhe ngacmimet e dynjasë në përditshmëri. Nëse ecet kështu, sa e mirë qenka romantika dhe lum për të dashuruarit.
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”