A të kujtohet...nëse ndodhte një problem i vogël në shtëpi, filloje ta zmadhosh e ta gjeneralizosh, gjë që të shtiu të marrësh vendime të padrejta kundrejt meje.. Nuk mjaftove me kaq po sa të ndodhte problemi menjëherë linja telefonike fillonte të punon pa ndalur për t’i treguar çdo gruaje dhe personi, i publikoje sekretet, duke e rritur edhe më shumë problemin , duke e gropuar edhe me thellë hendekun...u zmadhua çështja ....dhe zgjedhja u bë më e vështirë
Asnjëherë anija si shtëpi unike nuk do të ndalet në brigjet e lumturisë vetëm se me durim dhe sakrificë, e këto konsiderohen si kurban për kapitenin e anijes...
Shtëpia asnjëherë nuk do të jetë e përsosur përderisa nuk ballafaqohet me përvoja. E del nga këto ballafaqime në shenja dhe sinjale që ia qartësojnë rrugën e familjes së shquar. Një fjalë e urtë thotë: “S’ka të mençur përveç se me përvojë”. Shumë prej metodave që janë të dobishme që me bashkëshortin t’i eliminoni barrierat janë: Dialogu, debati dhe qortimi.
Këto konsiderohen barëra për ta pastruar dhe filtruar dëmin prej zemrave, dalje prej monotonisë së kohës, andaj është e patjetërsueshme të bëjmë një seancë të qetë ku do të ketë dialog, qortim të bukur, kuptimplotë dhe objektiv larg nga retorika e gabuar dhe ëndja e epshit që ndoshta do t’i përmirëson marrëdhëniet dhe do ti ngritë në nivel të lartë dhe përsosmëri të dëshiruar.
Në këtë letër të qetë që quhet “Portet e lumturisë”, i lë lexuesit në duart e tij një dialog që është zhvilluar në një qosh të shtëpisë ku rolet kryesore i kanë shumë burra e gra... Ndoshta këto fjalë të shpien drejt një qortimi kuptimplotë dhe objektiv, ndoshta këto fjalë të jenë një model që do të pasohet, lusim All-llahun që këto fjalë të jenë nevojë e çdo familje për ta përmirësuar atmosferën familjare dhe bashkëshortore dhe t’i shndërrojë këto fjalë për mua dhe juve mjet lundrimi që do të na dërgon deri tek portet e lumturisë të përjetshme, ngaqë All-llahu është I Vetmi I Cili mund ta bëjë këtë.
Grua ime e dashur: Po të sjellë përvojën time dhe po i qëndisë shkronjat e mia e dashtë Zoti t’iu jep pranim dhe të hapë në zemrën tënde çdo dyer që është e mbyllur...
E dashur grua: Këto fjalë qortimi nuk i kam shkruar vetëm e vetëm që anija e dashurisë të qetësohet në tokën e sigurisë, bregun e adhurimit, dhe portin e dashurisë dhe vullnetit të mirë...
E nderuar grua: Këtë letër po ta dërgojë ty duke shpresuar se do të gjenë pranim dhe të arrijë atë çfarë kam shpresuar, po e dërgoi me postën e mallëngjimit, po e lë në shtëpinë e dashurisë, po e zbukuroi me lule arsyetimi para se të bie në duart tuaja.....
E dashur: Ditët e para të martesës ishin simbol i feminilitetit, mësuese e virtyteve dhe adhurimit dhe një kurorë në ballin e edukatës... mirëpo me kalimin e ditëve pash nga t’i gjëra që më nxitën t’i shkruaj këto fjalë qortuese dhe këshilla, që t’i llogaritësh kujtime të kaluara dhe të harruara- me lejën e All-llahut.
E dashura ime, a të kujtohet: nëse ndodhte një problem i vogël në shtëpi, filloje ta zmadhosh e ta gjeneralizosh, gjë që të shtiu të marrësh vendime të padrejta kundrejt meje.. Nuk mjaftove me kaq po sa të ndodhte problemi menjëherë linja telefonike fillonte të punon pa ndalur për t’i treguar çdo gruaje dhe personi, i publikoje sekretet, duke e rritur edhe më shumë problemin , duke e gropuar edhe me thellë hendekun...u zmadhua çështja ....dhe zgjedhja u bë më e vështirë.
A të kujtohet e dashura ime: Kur kërkoje nga unë mobilje dhe orendi shtëpiake luksoze dhe të shtrenjta...ndërsa unë t’u arsyetoja se nuk mund t’i sigurojë gjithë këto kërkesa sepse të ardhurat mujore menxi na arrijnë për gjërat e mjaftueshme dhe të nevojshme dhe për disa lukse të vogla të cilat janë të patjetërsueshme... Ju e dinit këtë që më parë. Mirëpo përse fytyra ishte e zymtë, përse zemërimi, mërzitja, hidhërimi, sikurse unë mos të isha tjetër vetëm se një ATM (bankomat).. A nuk e dije se kujdesi për shtëpinë dhe pasojat e përgjegjësisë bien mbi mua në jetën e përditshme dhe kjo është një realitet, ndërsa t’i shpreson në imagjinata ose marrëzira.
A të kujtohet e dashura ime: edhe pse kjo skenë përsëritej pothuajse çdo ditë. Çdoherë që kam hyrë në shtëpi kur u kthehesha prej pune, aroma e qepëve me mirëpriste para se të më mirëprisje ti, shpresoja në një gotë ujë të ftohtë apo ndonjë lëng të freskët e në vend të kësaj gjeja një fytyrë të zymtë, buzë të thara, sytë të fryra dhe flokët të shkapërderdhura, pas gjithë kësaj e parfumosur me aromë qepe...
E dashura ime: Jam mësuar me këtë pamje dhe me këtë erë... Por jam i lumtur gjatë ditëve të posaçme...dasmat, synetimet dhe festat...mos më pyet përse! Betohem në All-llahun se jam shumë i lumtur... nga bukuria që nuk e shikoj përveç se në këto ditë dhe netë... nga parfumi aromatik që nuk e nuhas vetëm se në ato netë dasmash dhe gazmendesh.
E dashura ime: Po të pyes për Zotin..Vallë ke punë me një krijesë pa ndenja, pa emocione??!! Apo po merresh me një robot prej metali??!!
E dashur: Të lutëm ke mëshirë për mua...unë jam një njeri që e dëshiron bukurinë, elegancën, spitullimin, nazet dhe pispillosjen nga e dashura e tij, megjithëse kjo në kohët e sodit është bërë një kërkesë tepër e vështirë apo e parealizueshme.
E dashur: Unë kam nevojë për fjalë të bukëra, kontakte emocionuese, ndjenja dhe pasion të ngrohtë e të më gazmohet syri dhe zemra ime të kënaqet.
A nuk e dinë e dashur: Paraqitja e pahijshme para burrit tënd dhe pamja trishtuese është shkaku kryesorë për marrëdhëniet e këqija martesore, andaj kjo gruaje është e denjë për një jetë përplot ankthe, shqetësime dhe e meriton neglizhencën e bashkëshortit të saj.
E dashur: Mos me bënë jetesën me ty të detyruar, ngaqë kur të jesh i detyruar lejohet të hahen edhe cofëtinat.
E dashur: Bëhu ashtu siç thotë poeti: “Dashamirëse dhe ngrohtësi i japin burrave kur ata vetmohen, e kur të dalin nga shtëpia ata janë të turpshme.
Shpresojë të jetë kështu, ëndërrojë, andaj të lutëm ma mundëso një gjë të tillë.
A të kujtohet e dashura ime: kur të befasova me një dhuratë simbolike si pasqyrim i asaj se çfarë kisha në mendjen dhe zemrën time...papritmas shikimi i mospërfilljes u shfaq... shigjetat e përbuzjes u drejtuan nga unë..vallë çfarë kam vepruar...çfarë krimi kam bërë?!
Më pyete me arrogancën e saj: Cili është shkaku?! Prej kur t’i ke filluar të më dhurosh dhurata?! Sa është çmimi i kësaj dhurate?! Prej nga është? Shkaku i dhuratës është dashuria që kam ndaj teje, prej sot kam hapur një faqe të re të jetës, çmimi është: vlerësimi dhe besnikëria.. ndërsa e blerë në tregun e dashurisë- u përgjigja.
E lëvizi kokën e mahnitur dhe përsëri më pyeti nga cili dyqan dhe nga cili trend është?
I thashë: Kjo është dhuratë, përse po insiston kaq shumë.
Ajo tha: Po mos të kishte ndonjë çmim shumë të lirë do ma tregoje shumën.
Thashë në vetvete: çfarë mund të them: Më mjafton All-llahu I Cili është I Vetmi që meriton të adhurohet.
.............
A të kujtohet e dashura ime: admirimi i asaj shkrimtare e cila ka filluar të shkruan në librat dhe artikujt e saj kundër burrave dhe ka filluar të ankohet për kujdestarin e burrave mbi gratë... dhe propaganda e egër e saj për barazimin e grave me burrat... Nuk e dinë e gjora se ajo ka sfiduar dhe shpif në urtësinë, drejtësinë dhe forcën e All-llahut. All-llahu është Krijuesi i gjithçkaje, ai i dinë se gjithsecilit cilët kushte i përshtaten, përndryshe burri le të ngel shtatzënë dhe le të lind, nuk mund të gjesh, ky është krijimi i All-llahut, andaj si mund të kërkojë kjo e gjorë barazim.
A të kujtohet e dashura ime: kur me fqinjën tonë bisedoje me telefon, e ja përmendje gjendjen dhe jetën tënde të mjerueshme, pakënaqësinë tënde ndaj kësaj gjendjeje...por pasi që vëreje se jam futur në shtëpi e uleje zërin dhe e ndryshove tematikën e bisedës... jo nga frika e All-llahut e as nga respekti ndaj meje, por nga frika e ndonjë fjale të keqe oj nënë e fëmijëve.
E dashur: kjo është mungesë e largpamësisë dhe vizionit, bashkëjetesës së keqe, mungesë e besnikërisë, të gjithë këto tregojnë për besimin e dobët dhe mungesën e arsimimit. Përkundrazi gruas së mençur i obligohet që t’i fsheh sekretet e burrit të saj, ta shërrojë problemin dhe ta zgjedhë me një zgjedhje radikale pa ndërhyrjen e asnjërit, kjo është jeta jonë personale dhe liria jonë është e kufizuar me rregullat e Sheriatit.
A të kujtohet e dashura ime: hidhërimet e shumëta dhe mungesa e falënderimit. Ngaqë ty të mungon kënaqësia me atë çfarë ke. Gjithmonë bëjë vepra të mira dhe mirë ndaj teje...e nuk kërkojë nga ju lëvdata e as falënderime por këtë e bëjë duke shpresuar tek All-llahu, pastaj shohë tek ju përmirësim dhe pranim, ndoshta ndonjëherë nuk arrijë t’i plotësoj kërkesat apo harrojë, ti më thua: prej ditës që të kam njohur skam parë asnjë të mirë nga ty. Me të vërtet e ka thënë të vërtetën i Dërguari i All-llahut kur ka thënë: “Ndoshta ndonjëra nga ju ngel tek prindërit e saj pamartuar gjatë kohë, më pas All-llahu e bekon me bashkëshortë dhe evlat, e më pas bashkëshorti e zëmëron e me një zemërim të vogël, e kjo mohon dhe thotë: Asnjëherë në jetën time nuk kam parë ndonjë të mirë nga ty”. (Transmeton Ahmedi ndërsa hoxha i nderur Albani e klasifikon si hadith te vërtet)
Sa të ëmbla janë lëvdatat dhe falënderimi.
A të kujtohet e dashura ime: të krenuarit e shpeshtë ndaj meje për kryerjen e obligimeve shtëpiake, mirëpritjen e mysafirëve të mi dhe se po mi plotëson nevojat personale.....prapë vazhdon të krenohesh, ndërsa e ke harruar fjalën e të Lartësuarit ku thotë: “O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar”. [Bekare 264] dhe fjalët e të Dërguarit të All-llahut të cilat i transmeton Ebu Dherri: “Tre njerëzve All-llahu ditën e gjykimit: nuk do t’i shikon dhe nuk do t’i pastron nga gjynahet përkundrazi do të kenë dënim të dhimbshëm”, në mesin e tyre e ceki edhe “personin i cili krenohet tepër”.
A të kujtohet e dashura ime: Ti nuk më ke ngritur për të falur namazin e qoftë edhe njëherë, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga martesa jonë.
Ku je ti me fjalën e All-llahut: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara”. [Maide 2]
Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila e zgjon burrin e saj për të falur namaz e nëse ai refuzon e spërkat me ujë në fytyrë.
Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila jep qafore dhe bylyzëk lëmoshë për jetimët e myslimanëve.
Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila ka arritur ta ndihmon burrin e saj që të udhëzohet në rrugën e All-llahut, të jetë besnik ndaj këtij udhëzimi, ta nxisë për të kërkuar dituri, ta shtyjë për t’i thirrur njerëzit në rrugën e All-llahut....
Ku jeni ju nga ajo gruaje: e cila arriti te jetë dado dhe edukuese e suksesshme e të nxjerrë gjenerata të vlefshme për myslimanët.
E dashur: Unë kamë ëndërruar që t’i të kesh dert thirrjen në rrugë të All-llahut, të preokupohesh me dertin e myslimanëve... e jo me dertin e fustaneve, modës, pedikyrit, manikyrit dhe revistave të pavlerë.
A të kujtohet e dashura ime: listën e kërkesave në mëngjes, sikurse këto kërkesa të ishin send i domosdoshëm në jetën ti e pa këto kërkesa nuk ka jetë.
E dashur: Jam lodhur nga kjo metodë, po prej të drejtave tuaja është që unë t’i plotësojë kërkesat, por ku është kujdesi për ndjenjat, përse nuk merren në konsideratë emocionet.
E dashur: Ka prej grave që nuk kujdesën vetëm se për vetveten, qëllimi i vetëm është plotësimi i kërkesave dhe egoizmi i saj, assesi nuk të llogaris prej tyre.. Vallë a je e lumtur që baza dhe thelbi i marrëdhënieve mes nesh të jene gjërat materiale!!! Kjo e dobëson dashurinë time në zemër dhe e forcon mekanizmin e zëmrës për ndarje... A dëshiron të arrijë shkallën e falimentimit, atë krenari që kam në fytyrë t’ia jap ta nënçmoi secili!!! A je e lumtur që unë të futëm në borxh deri në fyt për shkak të disa lukseve të rreme!! A je e lumtur që të bëhem i ashpër dhe agresiv ndaj teje e të jetojë jetën në tension dhe ankth!! Dije se nëse të sëmurit i thuhet se sëmundja është vetëm në njërën dorë dhe se shërimi është me prerjen e asaj dore, i sëmuri pajtohet që t’ia presin atë dorë dhe aspak nuk shqetësohet.
A të kujtohet e dashura ime: Disa shqetësime që i shfaq momentet kur të ftojë për në shtrrat, ashtu siç burri e thërret gruan e tij për të shijuar atë që All-llahu e ka lejuar, ndërsa ti refuzon duke u arsyetuar me lodhje dhe rraskapitje, e ndonjëherë tjetër me pagjumësi apo sëmundje. E dashura ime a nuk i ke dëgjuar fjalët e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: “Në qoftë se burri e thërret gruan e vet në shtrat për marrëdhënie (seksuale), kurse ajo nuk vjen (refuzon) dhe ai hidhërohet në të , atëherë mëlaqet e mallkojnë këtë grua deri në agim (sabah)”.
A të kujtohet e dashura ime: Mërzia, pakënaqësia dhe fytyra e zymtë në momentet kur të lajmërova për mysafirët e mi se do të vinë në gosti për darkë. Këmbët e tuaja u rënduan, fytyra u prish dhe buzëqeshja humbi...s’ka dyshim se t’i përgatite ushqim shumë të shishët mirëpo pa vullnet dhe shpirt... E dashur, përse e gjithë kjo pakënaqësi.
A të kujtohet e dashura ime: Dalja prej shtëpisë pa lejen time...sikurse mos të ekzistoja fare. A nuk i ke dëgjuar fjalët e Imam Ahmed ibën Hambelit kur është pyetur për një gruaje e cila e ka nënën e sëmurë? Ai ka thënë: “Respekti dhe bindja ndaj bashkëshortit është më obligim nënë, përveç nëse i është lejuar nga ana e burrit”.
E dashur: Deri kur ky mosrespektim dhe mospërfillje ndaj urdhrave të mija, deri kur ky rebelim ndaj bindjes time përderisa nuk të urdhërojë për mëkat.
A të kujtohet e dashura ime: Kur u futa në shtëpi dhe një turmë grash tek ti kishin ardhur në vizitë, unë të pyeta: A është filania aty? U përgjigje po.
E dashura bashkëshorte: Unë të kamë ndaluar që ajo gruaje të futet në shtëpinë time, dhe kjo është e drejtë e imja. Vallë a nuk e ka dëgjuar hadithin e të Dërguarit ku thotë: “Ata si shpagim ndaj jush obligohen që askënd që e urreni mos ta fusin në shtëpinë tuaj”.
A të kujtohet e dashura ime: kur fëmijët tanë bënë një gabim, ndërsa t’i shpejtove për te shkopi, fillove të flasësh fjalë të egra saqë edhe shejtani turpërohet t’i dëgjon, sikurse mos ta kontrollonim situatën do t’i ndodhte fëmijëve ndonjë përfundim i keq. Po të pyes për hir të Zotit: A është kjo metodë islame e edukimit për trajtimin e gabimit, apo është metodë barbare dhe shtazarake!! Fëmija është fryti i zëmrës time dhe tënde, mushkëria jonë e cila ecë në tokë, mbi gjithë këtë është një thesar i çmuar i umetit, të nesërmen ai është mbartës i teuhidit, edukues dhe respektues i prindërve. Në të ardhmen me lejen e All-llahut është një vepër e mirë....nëse arrinë ta edukosh mirë, apo një vepër e keqe nëse e edukon keq.
A të kujtohet e dashura ime: se ti je shkolla e parë e fëmijës, e dinë se fëmija është sikurse një copë balte që mund ta formatizosh ashtu siç dëshiron, andaj të lutem zgjedh si dëshiron të jetë fëmija jot... nëse ti arrinë t’i edukosh mirë edhe ata do sillen mire ndërsa e kundërta me të kundërtën.
A të kujtohet e dashura ime: admirimi i asaj shkrimtare e cila ka filluar të shkruan në librat dhe artikujt e saj kundër burrave dhe ka filluar të ankohet për kujdestarin e burrave mbi gratë... dhe propaganda e egër e saj për barazimin e grave me burrat... Nuk e dinë e gjora se ajo ka sfiduar dhe shpif në urtësinë, drejtësinë dhe forcën e All-llahut. All-llahu është Krijuesi i gjithçkaje, ai i dinë se gjithsecilit cilët kushte i përshtaten, përndryshe burri le të ngel shtatzënë dhe le të lind, nuk mund të gjesh, ky është krijimi i All-llahut, andaj si mund të kërkojë kjo e gjorë barazim.
E dashur: nëse nuk të pëlqen që te kesh kujdestarë mbi veprimet, veshjet, ushqimin, shtëpinë, ecjen, hyrjen dhe daljen... apo dëshiron të burrërohesh, të jesh vulgare dhe e vrazhdë... ose je injorante, nuk ndalesh në kufijtë e All-llahut, nuk e respekton urdhrat dhe ndalesat e tij, apo je mohuese e librit të All-llahut “Burrat janë përgjegjës për gratë”.
E dashur: Gruaje racionale është ajo e cila i dinë të drejtat dhe obligimit e saj.
E dashur: E ke parë mbretëreshën, ajo është ulur në fronin e saj ndërsa të gjithë vrapojnë pas saj për t’ia plotësuar dëshirat. Fëmija e respekton dhe nderon, bashkëshorti ia plotëson kërkesat, dëshirat dhe nevojat e saj, babai mundohet ta nderon, ndërsa vëllai mundohet ta respekton.
E dashur: të gjithë përpjekjet janë të unifikuara dhe bashkuara vetëm e vetëm për të respektuar dhe në shërbimin tënd.
E dashur: Kujdes që mos të humbësh atë që All-llahu ta ka dhuruar pra feminitetin,emocionet, transparencën, ndjenjat e buta, pasionin, mëshirën dhe dhembshurinë, e kujdes nga vrazhdësia, egërsira, dhuna.
E dashur: Të lutëm pranoi këto qortime ngaqë është thënë: Qortimi është “Sapuni” i zemrave. Dije se sinqeriteti dhe transparenca është hapi i parë i suksesit në jetën martesore.
E dashur bashkëshorte: E presë një letër urgjente që në vetvete mbanë fjalë qortuese, që t’ia falim njeri tjetrit, ta tolerojmë e të jetojmë në bashkëjetesë dhe lumturi. Po unë dhe ti të jetojmë në brigjet e lumturisë, oj e dashura ime...
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”