Shumë të rinj mendojnë, se periudha e fejesës është periudhë e zhvillimit të emocioneve mes djalit dhe vajzës. Gjatë këtij stadi, të dy palët përpiqen t`i bëjnë lidhjet mes tyre sa më të bukura dhe romantike, duke harruar se objektivi i parë i stadit të fejesës është njohja më e thellë me palën tjetër. Kjo bëhet, duke grumbulluar sa më shumë informacion dhe duke vlerësuar aftësinë e tij/saj si shok/shoqe jete. Prandaj, mbledhja e informacionit mbi palën tjetër është një ndër mjetet më të rëndësishme për realizimin e objektivit të parë të fejesës. Kjo realizohet nëpërmjet dy mënyrave themelore:
1 – Forma e drejtpërdrejtë
2 – Forma indirekte
Forma e drejtpërdrejtë do të thotë, që palës tjetër t`i shtrosh pyetje në formë direkte, ku vajza e pyet djalin dhe djali vajzën. Është shumë e rëndësishme, që bisedat gjatë fejesës të jenë të kësaj natyre, edhe pse kjo nuk do të thotë që pyetjet të jenë të ngjashme me ato të hetuesve. Ajo që synohet është, që si djali dhe vajza të ndërgjegjësohen mbi objektivin e fejesës dhe mbi çfarë duhet të interesohet. Një fakt i tillë i bën këto biseda pozitive dhe i shërben objektivit të fejesës, i cili është njohja më e thellë.
Pyetjet direkte
Ndër pyetjet më të vlefshme, të cilat mund të shtrohen gjatë kësaj periudhe, janë ato që përcaktojnë personalitetin e palës tjetër, e mandej të faktorëve që kanë ndikuar në formimin e këtij personaliteti. Por vlen të përmendim, se natyra e pyetjeve lidhur me personalitetin, ndryshon nga djali tek vajza dhe anasjelltas. Fillimisht do të merrem me vajzën, edhe pse disa pyetje do të jenë të përbashkëta. Pyetjet e vajzës që ia adreson djalit, duhet të fokusohen kryesisht në:
a) Aspektin fetar:
Pyet mbi farzet dhe sa është i rregullt me kryerjen e tyre, sidomos namazin e sabahut, agjërimin, haxhin dhe zekatin nëse është i pasur. Pyet mbi namazet nafile, leximin e Kuranit, sadakanë, agjërimin nafile. Është shumë e rëndësishme të njihen faktorët e përkushtimit në fe, roli i familjes, roli i xhamisë, shoqëria dhe mediat.
b) Të pyesësh mbi identitetin, do të thotë mbi ambiciet e tij për të ardhmen, objektivat, me çfarë merret aktualisht, cilat janë preferencat dhe hobet e tij.
c) Kur ta pyesësh mbi idetë, e pyet mbi mendimin e tij rreth fesë, politikës, lidhjeve bashkëshortore të suksesshme, lindjen e fëmijëve dhe edukimin e tyre, parimet dhe vlerat e përgjithshme si: dashuria, miqësia, sinqeriteti, amaneti dhe zemërgjerësia.
d) Lidhur me aftësitë e tij, pyetet mbi hobin, lidhjet me sportin, leximin dhe çfarë lexon, vendet ku argëtohet, çfarë programesh ndjek në TV, faqet më të preferuara të internetit, nëse flet anglisht dhe nëse njeh ndonjë zanat.
e) Kur ta pyesësh mbi sjelljet e tij, pyete se çfarë e tërheq dhe i bën përshtypje tek shokët, me të cilët shoqërohet, pyete mbi sjelljet e tij pozitive dhe ato negative, të cilat mund të ndikojnë në jetën bashkëshortore si; nervozizmi, fjalët e pakta, koprracia dhe dyshimet. E gjitha kjo duhet të realizohet me pyetje indirekte dhe jo të drejtpërdrejta. Pyete nëse është njeri i hapur, nëse është racional apo emocional, realist apo idealist, i pëlqen të ndjekë një axhendë apo është rastësor..
f) Lidhur me ambientin, pyetjet mbi marrëdhëniet e tij me familjen, deri ku do të shkojë ndërhyrja e tyre në jetën e tyre bashkëshortore, lidhjet e tij me shokët dhe cilët janë ata, sa ndikon shoqëria në lidhjet në çift. Atij i duhet marrë informacion edhe mbi lidhjet me punën, orët që kalon në punë, sa ndikon puna në marrëdhëniet e tij me familjen, si e rregullon kohën mes punës dhe familjes, sa ndikojnë të gjithë këto faktorë në personalitetin e tij, lidhjet e tij me vëllezërit dhe xhaminë etj...
Gjatë bisedës një rëndësi të veçantë ka mënyra se si drejtohen pyetjet. Vajza duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që pyetjet të mos i ngjajnë hetuesisë, duke e vënë në siklet djalin. Është mirë që të fillojë ajo e parë të flasë mbi veten dhe idetë e saj në një fushë të caktuar dhe pastaj të kërkojë dhe mendimin e djalit.
Rruga e gjurmimit
Të gjithë e dimë se mundësia e mashtrimit dhe maskimit është tepër e madhe gjatë këtij stadi. Secila nga palët orvatet të duket sa më mirë, prandaj nevojitet përdorimi i mënyrës indirekte në shtrimin e pyetjeve.
Kështu, rruga indirekte ka të bëjë me mbledhjen e informacionit rreth djalit nga vendi ku punon, shokët e tij, të njohurit, familjarët, komshinjtë, xhamia e lagjes ku jeton.
Pyetjet indirekte kanë të bëjnë me aspektet negative në personalitetin e tij, të cilat vështirë të zbulohen gjatë bisedës së drejtpërdrejtë. Kur pyesim mbi çështjet e besimit, pyesim lidhur me marrëdhëniet e tij me gjynahet e rënda, me femrat, konsumin e alkoolit, bixhozin, drogën dhe kryerjen e farzeve.
Lidhur me identitetin e tij, na intereson sa i suksesshëm është në punë, serioziteti, mendimi i eprorëve, kolegëve dhe arritjet e tij në punë.
Nëse e pyet mbi idetë fetare, interesohu nëse ka përqafuar ide të tilla si afetarizmi, tekfirizmi apo terrorizmi.
Kur ta pyesësh mbi gjendjen e tij ekonomike, mund ta pyesësh për hobin, ku e kalon kohën e lirë etj..
Lidhur me sjelljet e tij, pyete mbi sjelljet negative, nëse është nevrik, shan dhe bërtet, nëse është koprrac, dyshues apo hipokrit.
Për të njohur mjedisin ku është rritur, pyetet për familjen, punën, shokët, vendet që frekuenton.
Kjo periudhë kërkon kohën e saj të nevojshme dhe nuk duhet të mjaftohemi me mendimin e dy tre personave. Grumbullimi i informacionit nga drejtime të ndryshme na garanton besueshmërinë e tij dhe na jep një ide sa më të plotë mbi personalitetin e personit në fjalë.
Unë i bëj thirrje çdo prindi, që dëshiron ta shohë bijën e tij nuse, që të mos e neglizhojë këtë hap të rëndësishëm, të mos e injorojë mbledhjen e informacionit të bollshëm lidhur me djalin që ka kërkuar dorën e vajzës, të mos mashtrohet me ato që thotë djali dhe t`i kushtojë kohën e duhur këtij stadi.
Pasi të jenë mbledhur informacionet e duhura nga rrugët indirekte, vihen para informacioneve të mbledhura në rrugë direkte, gjë e cila do të minimizonte çdo përpjekje për të na hedhur hi syve.
Pas fejesës... vetëm ndjenjat e zemrës nuk mjaftojnë për martesë.
Shumë të rinj dhe të reja përjetojnë lëkundje dhe hezitim, para se të hedhin hapin e martesës dhe kjo ndodh për shkak të disa problemeve:
Problemet gjatë periudhës së fejesës
Nuk kemi krijuar një mendim të plotë mbi palën tjetër dhe jetës së ardhshme në çift.
Dy të fejuarit nuk kanë qëndruar me njëri-tjetrin (në kuadrin fetar) për t`u prezantuar më mirë, gjë e cila do i ndihmonte për një vendim të drejtë.
Shpeshherë fejesa përfundon me martesë, edhe pse njëra palë, ose të dyja, nuk janë plotësisht të bindur për këtë hap, gjë e cila shkakton një zinxhir problemesh pas martese.
Mbi ç`baza merret vendimi për martesë?
Një vendim kaq i rëndësishëm duhet të bazohet në tre kritere kryesore:
1 - Kriteri racional.
Si djali dhe vajza duhet të kenë arritur një bindje të caktuar, lidhur me aftësitë e palës tjetër për të qenë shok i jetës, shok i ëndrrave dhe ambicieve, shok i gëzimeve dhe hidhërimeve, shok i sukseseve dhe dështimeve.
2 - Kriteri i zemrës dhe ndjenjave.
Vlen të dihet, se zemrat e njerëzve pajtohen dhe gjejnë prehje me simotrat e tyre. Djali mund të duket i përshtatshëm si shoqërisht, fetarisht, moralisht dhe ekonomikisht. Sakaq, vajza nuk ndihet e qetë me këtë djalë. E njëjta gjë vlen dhe për palën tjetër, vajzën, e cila mund të ketë tiparet dhe karakteristikat e duhura, por që djali nuk ndihet rehat dhe komfort me të. Shkaku mund të jetë i kuptueshëm, siç mund të jetë ndonjë e metë fizike, mënyrë komunikimi, lëvizje të trupit etj... Por mund të ketë të bëjë edhe me familjarët dhe mentaliteti, kurse në disa raste kjo mund të mbetet mister. Në çdo rast, duhet të respektohen ndjenjat e zemrës dhe të mos mjaftohemi vetëm me vlerësimin racional dhe logjik.
3 – Kriteri viziv dhe pamor
Bindja dhe pranimi i pamjes së jashtme të palës tjetër. Kjo ndodh, sepse bukuria është diçka relative. Me pamje të jashtme nuk kam qëllim vetëm atë bukurinë fizike, por edhe mënyrën si flet, si shikon, intonacionin e zërit, lëvizjen e duarve, si qëndron ulur, pra gjuhën e trupit. Ato ose duhet të jenë të pranueshme dhe na rehatojnë, ose jo.
Pyetja që mbetet është: A duhet që bindjet e mësipërme të plotësohen 100 %? Cila është periudha ideale e fejesës?
Padyshim që për të arritur këto bindje, nevojitet kohë, e cila është relative nga një person tek një tjetër. Koha e përshtatshme për të marrë vendimin, është ajo kur bindjet arrijnë një përqindje të logjikshme dhe të arsyeshme.
Gabime të rëndomta
Një ndër gabimet më të rëndomta, që hasen tek të fejuarit, është se pala tjetër do të ndryshojë për mirë pas martese. Njëri nga të fejuarit, mund të ketë një të metë të madhe, për të cilën bën kushedi sa premtime se do të ndryshojë pas martese. Madje, mund të marrë edhe hapa konkretë, për t`i bërë qejfin palës tjetër. Por kjo nuk ka asnjëherë garanci.
Sado e madhe të jetë dashuria dhe forca e personalitetit, askush nuk e ka në dorë ta ndryshojë palën tjetër, përveç vullnetit të çeliktë dhe të sinqertë nga vetë personi me probleme. Nëse ai nuk do të ndryshojë para martese, nuk do të ndryshojë as pas saj. Ndryshimi është i mundur gjatë zhvillimit të botës sentimentale mes të fejuarve, gjë e cila e shtyn t`i bëjë qejfin palës tjetër dhe kështu ndodh ndryshimi. Por pas martese, ndjenjat sentimentale pësojnë rënie – gjë e cila është normale – dhe secili i kthehet botës së tij para martese. Kështu, nuk kemi ndryshim, pasi mungon vullneti i brendshëm dhe i fuqishëm, i cili nuk mungonte gjatë fejesës.
Një gabim tjetër është injorimi i qetësisë dhe zhvillimit të ndjenjave, ose besimi se kjo do të ndodhë pas martese. Unë jam nga ata, që besojnë se nëse ndjenjat dhe emocionet nuk zhvillohen gjatë fejesës, është e vështirë të zhvillohen pas martese, kur dhe përgjegjësitë shtohen.
Në fund, pasi të jenë marrë të gjithë masat, fjala i mbetet namazit të istihares, i cili përbën një çështje kyçe, para se palët të marrin një vendim të caktuar.
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”