Islami i ka dhënë gruas të drejta si dhe obligime. Ndër obligimet më të rëndësishme është dëgjueshmëria e saj ndaj burrit. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: "Burri yt është Xheneti yt apo Xhehenemi yt”, që don të thotë, se gruaja e cila i bindet burrit do të hyjë në Xhenet dhe nëse nuk i bindet do të hyjë në Xhehenem. Ja disa hadithe që e urdhërojnë gruan t’i bindet burrit të saj: I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
"Po të kisha mundësinë të urdhëroja dikë t’i përkulet (bëjë sexhde) dikujt tjetër, do të urdhëroja që gruaja t’i përkulet burrit të saj.” "Nëse gruaja vdes deri sa burri është i kënaqur me të, ajo do të hyjë në Xhenet.” "Kur gruaja i fal pesë kohët e namazit, agjëron gjatë Ramazanit, e mbron nderin e saj dhe e dëgjon burrin e saj, ajo mund të hyjë në Xhenet nga cila derë të dëshirojë”. "… Ajo që e kënaq (burrin e saj) kur ai e shikon atë, e dëgjon atë kur ai e urdhëron, dhe që nuk është kundër dëshirave të tij lidhur me të apo pronën e tij duke bërë diçka që ai nuk e pëlqen”. "Nëse burri e thërret gruan e tij në shtrat (për marrëdhënie intime), kurse ajo refuzon dhe bën që ai të flejë i hidhëruar, engjujt do ta mallkojnë atë deri në mëngjes”.
Gruaja duhet të sjellë lumturi në jetën e burrit dhe nuk duhet të jetë arrogante e ta ngrisë zërin e saj. Gruaja duhet çdoherë ta respektojë burrin e saj dhe mos t’ia prishë gëzimin dhe jetën e tij. Ajo duhet të jetë e angazhuar në pastërti dhe ta bëjë veten tërheqëse për burrin e saj, të kujdeset për familjen dhe të afërmit e tij.
Ajo nuk guxon të agjërojë vullnetarisht pa lejen e burrit, nuk duhet të lejojë që dikush të hyjë në shtëpi pa lejen e tij, nuk duhet ta lëshojë shtëpinë pa miratimin e tij dhe duhet të kujdeset për të dhe për edukimin e fëmijëve të tyre. Nëse burri i nënshtrohet Allahut, xhele shanuhu, dhe e trajton gruan e tij me dashuri dhe mirësi, gruaja në asnjë mënyrë nuk duhet që të pranojë urdhëra nga prindërit e saj kundër dëshirës së tij. Transmetohet nga Theubani, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selam, ka thënë: "Nëse gruaja i kërkon burrit të saj shkurorëzim duke mos pasur arsye të fortë, aroma e Xhenetit do të jetë e ndaluar për të”.
Megjithatë, nëse prindërit e saj e urdhërojnë që t’i bindet Allahut, xhele shanuhu, në kryerjen e namazeve në kohët e caktuara, duke ia thënë të vërtetën, duke ia plotësuar të drejtat e saj dhe e këshillojnë të mos i harxhojë paratë e saj me pakujdesi, atëherë ajo duhet t’i respektojë dhe t’i dëgjojë ata.
Pos kësaj, nëse burri i saj kërkon nga ajo që të kryejë ndonjë vepër që Allahu, xhele shanuhu, e ka ndaluar, ose e ndalon në atë që Allahu, xhele shanuhu, e ka urdhëruar, atëherë ajo nuk duhet ta dëgjojë atë, sepse Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "(Besimtari) Nuk duhet t’i bindet krijesës kur përfshin mosbindje ndaj Krijuesit”. Gabimi më i keq që mund ta bëjë një grua është pakujdesia në veshmbathje dhe zbukurim, veçanërisht kur burri i saj kthehet nga puna, kurse asaj i vjen ende era nga kuzhina dhe flokët nuk i ka të rregulluar. Gruaja nuk duhet që ta përshëndesë burrin e saj me ankime të vazhdueshme. Ajo duhet të përgatit ambient të rehatshëm duke e ulur zhurmën e fëmijëve, të kundërmoj aromë të mirë dhe ta befasoj burrin me gjellërat që ai i pëlqen. Thënë shkurt, gruaja duhet ta shëndërrojë shtëpinë në parajsë për burrin e saj. Gruaja që e dëgjon burrin dhe i bindet atij nuk i zbulon sekretet e tij sepse atëherë do ta humbë besimin e tij. Ajo është e dëgjueshme në urdhërat e tij sepse përndryshe do ta ngjallë hidhërimin e tij. Gruaja e mirë asnjëherë nuk shfaq gëzim në vuajtjet e tij e as pikëllim në gëzimin e tij, sepse e para është mungesë e vëmendjes ndërsa e dyta është mosrespektim i burrit.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ”Sikur t’i dinte gruaja obligimet ndaj burrit, nuk do të ulej kur servohet dreka dhe darka, derisa të largohet nga ai.” Sahihul Xhamia: 5259
Dhe, po ashtu s’ka dyshim se shtëpia në të cilën ka mirësi, butësi, dashuri dhe kujdes, së bashku me edukimin korrekt islam do të ketë efekt të pamasë në njeriun. Pra, ai do të jetë – nëse do Allahu – i suksesshëm në marrëdhëniet e tij dhe në çdo çështje – qoftë ajo kërkim i diturisë, tregti, përfitim material, apo tjetër pos kësaj.
Burri musliman duhet të gjejë prehje në të qenit me gruan e tij. Prandaj, kjo bëhet përgjegjësia e saj, sipas fjalëve të Allahut, që ta kultivojë këtë prehje dhe të kultivohet kjo ndjenjë e sigurisë, rehatisë dhe paqes në shtëpi. Ajo është e cila dikton disponimin me të cilin do të udhëhiqet shtëpia.Gjithashtu, gruaja muslimane është mbrojtje për burrin e saj musliman, njeriun e saj. Dhe, ai poashtu është burim i mbrojtjes dhe i sigurisë për të. Prandaj, ajo e ka përgjegjësinë dhe mbrojtjen e fshetësive të tij, mbrojtjen e pasurisë së tij, mbrojtjen e fëmijëve të tij si dhe mbrojtjen e shtëpisë së tij nga njerëzit të cilët ai nuk i dëshiron brenda në të.Gruaja muslimane duhet të kuptojë se përgjegjësia e saj në shtëpi është mënyrë e adhurimit të Allahut. Kjo është pjesë e mbajtjes së detyrës ndaj Allahut.Burri musliman dhe gruaja muslimane dhe besimtari e besimtarja janë ndihmues të njëri-tjetrit në devotshmëri. Prandaj, nëse burri musliman e sheh gruan e tij duke devijuar, bëhet obligim i tij që ta udhëzojë atë në fjalët e Allahut dhe në Sunet. Njëjtë, nëse burri devijon, atëherë bëhet përgjegjësi e saj që ta udhëzojë atë. Kjo është diçka që është e qartë dhe duhet të bëhet. Dhe ajo duhet të përpiqet që ta bëjë atë ‘dashuri’ për të, duke ia treguar rëndësinë e namazit dhe rëndësinë e gjërave të cilat ai i neglizhon.
Sa më shumë ta respektojë gruaja burrin, aq më tepër ai do të jetë i dashur me të dhe sa më shumë që të pajtohet me të aq më gjatë ai do të qëndrojë me gruan e tij. Gruaja nuk mund ta arrijë këtë vetëm se nëse iu jep përparësi kënaqësive të tij përpara kënaqësive të veta dhe dëshirave të tij përpara dëshirave të veta, në atë që e pëlqen apo në atë që e urren.
E lus Allahun që të na jep sukses dhe të na udhëzojë në atë që Ai e do dhe me të cilën Ai është i kënaqur!
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”