Dashurojmë dhe duam që të na dashurojnë. Duam të ndihemi gjithmonë të tillë.
Por jeta, shqetësimet e ndryshme që sjell ajo, mund të na largojnë nga kjo ndjenjë, duke na bërë më të ftohtë, më të largët për njëri-tjetrin. Allahu e vlerëson shumë këtë ndjenjë si ndjenjën më të bukur dhe është pikërisht dashuria e tij ndaj nesh kur na fal mëkatet; është dashuria e Tij për njeriun kur krijoi femrën. Allahu i lartësuar në Kuran thotë:"Dhe prej shenjave të tij është se Ai krijoi për ju nga vetë vetet tuaja bashkëshorte që të preheni tek ato e mes jush krijoi ngrohtësi dhe mëshirë.
Me të vërtetë që këtu kaajete për një popull që mendon" (30: 21).
Vëzhguesi i këtij ajeti do të gjejë se ai përfshin anë të ndryshme të jetës sentimentale mes burrit dhe gruas. Ana e parë që ai përfshin është qetësia shpirtërore, e cila,nëse arrihet,lëshon gëzim e hare, i dhuron njeriut të gëzojë shëndet psikik, duke e ndihmuar atë të përballet me çështjet e jetës dhe kapërcimin e vështirësive. Kështu, burri rigjeneron aftësitë e tij në punë dhe gruaja e rrit përkujdesjen e saj ndaj fëmijëve; familja i ofron shoqërisë një brez fëmijësh me të cilët mund të mburren ata dhe vetë vendi.
Ngrohtësia dhe mëshira që rrjedhin edhe nga emrat e Allahut,"El Uedudu, Err Rrahim"
janë gjëja më e bukur e lidhjes martesore.
Ndikimi më i rëndësishëm i tyre në shpirtin njerëzor është ngritja e moralit.
Tërë këto shenja janë edhe synimet kryesore të jetës bashkëshortore, pa të cilat nuk mund të ketë qëndrueshmëri në familje dhe as njeriu nuk do të mund të qëndronte mbi sipërfaqen e tokës.Atë që Allahu e përmend në tërësinë e dashurisë mes bashkëshortëve,ka kaluar në kohë atë që sot thonë psikologët, të cilët theksojnë domosdoshmërinë e dashurisë në jetën e njeriut si dhe nevojën e çdo njeriu për të ndier dashurinë e të tjerëve. Kjo nevojë njerëzore është burimi i shëndetit psikik së njeriut.
Ata gjithashtu theksojnë edhe rëndësinë e dashurisë dhe ngrohtësisë në pesë vitete para të jetës së njeriut dhe mospërballjen e tij me kriza sentimentale që ai të mund të rritet i shëndetshëm nga ana psikike. Për të njohur nevojën e madhe të njeriut për dashuri, u zhvillua një studim që nxjerr në pah masën e rëndësisë së kësaj nevoje.
Kur u privuan nga dashuria
Ky studim u bë mbi një grup fëmijësh që ata morën dhe i ndanë në dy grupe.Grupi i parë u rrethua nga ngrohtësia, përkujdesja e dashuria përkrah ushqimit të mirë.
Ndërsa grupi i dytë u ushqyen me ushqim të të njëjtit nivel të grupit të parë,por ata u privuan nga dashuria, ledhet, ngrohtësia dhe përkujdesja.Rezultatet e studimit treguan se rritja fizike në fëmijët e grupit të parëshoqërohej me shëndet psikik dhe moral të lartë,ndërsa tek fëmijët e grupit të dytë, një pjesë e mirë e tyre vdiqën dhe tek ata që mbetën gjallë, u shfaqën shenjat e sëmundjeve psikike, duke bërë një jetë me moral të dobët.
Pesë vitet e para
Sa e ngjashme është jeta e bashkëshortëve me jetën e këtyre fëmijëve.
Martesat që janë të rrethuara me përkujdesje, ngrohtësi e dashuri,individët e tyre jetojnë në mirësi të përhershme, jetojnë, rriten e lindin fëmijë të shëndetshëm sidomos nga ana psikike, ndërsa martesat që privohen nga dashuria,një pjesë e tyre vdesin dhe mbarojnë e ato që mbijetojnë,jetojnë me dhembje dhe konflikt të përhershëm.
Sa e ngjashme është jeta bashkëshortore dhe rritja e saj me jetën dhe rritjen e fëmijës.
Nësebashkëshortët nuk e fillojnë atë me dashuri, ngrohtësi e përkujdesje, shumë shpejt do të rrënohet e vdesë. Ndërtesa e jetës së njeriut fillon nga një pikë uji.Kështu, edhe ndërtesa e jetës bashkëshortore fillon me tullën e parë.
Pesë vitet e para të saj konsiderohen shtylla kryesore për pjesën tjetër të ndërtesës, për të përfunduar me sukses apo dështim.Është tepër e lehtë për njeriun të martohet, por tërë vështirësia qëndron në ruajtjen e dashurisë për gjatë viteve të gjata të martesës. Kjo kërkon një mund të madh, bashkëveprime mbështetje prej të dy bashkëshortëve.
Në proverbat popullore thuhet se një dorë e vetme nuk duartroket, kështu edhe përpjekjet që bën një person i vetëm pa shokun e tij të jetëspër të ruajtur lumturinë bashkëshortore, do të ishin të kota nëse ato nuk do të mbështeten e të gjejnë përpjekje të njëjta apo edhe më të shumta nga pala tjetër.
Por, si do të mund të ruajë njeriu dashurinë gjatë viteve të martesës?
Ç'i bën disa martesa të jetë të lumtura e disa të tjera të dëshpëruara?
Allahu i lartësuar ka vënë të drejta bashkëshortore që sigurojnë vazhdimësinë e jetës familjare dhe realizon lumturinë mes dy bashkëshortëve.
Nëse ka të drejta që janë të veçanta për burrin, si për shembull, e drejta e bindjes dhe edukimi i fëmijëve apo të tjera të veçanta për gruan, si për shembull, mehri (dhurata e martesës që burri i jep gruas), banesa etj, ka të tjera të drejta të përbashkëta ku të dy bashkëshortët kontribuojnë së bashku në realizimin e tyre.
Lumturia nuk arrihet vetëm kur njëri kryen detyrimin e tij e tjetri jo.
Këto janë të drejta që nëse secili kryen detyrën e vet, do të ishte shkak për vazhdimësinë e dashurisë që ka lindur në fillim të martesës, madje do të vazhdojë të mbetet e tillë për pjesën tjetër të jetës, lulëzimi I saj do të vazhdojë për tërë jetën.
Një nga të drejtat më të rëndësishme të përbashkëta është edhe bashkëjetesa e mirë.
Kjo bashkëjetesë ka lidhje me marrëdhëniet mes bashkëshortëve, qofshin ato sentimentale apo edhe fizike, ku tërë qëllimi është që secili prej tyre të përpiqet të lidhet, të kuptojë, të afrojë dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira mes tij dhe bashkëshortit të tij në jetë.
Profeti (a.s) e ka përmbledhur këtë me thënien e tij:"Nuk lejohet dëmi ndaj tjetrit e as ndaj vetes".
Pra, asnjërit prej bashkëshortëve nuk i lejohet të dëmtojë tjetrin e as të bëhet shkakqë tjetri t'i bëjë dëm. E duke qenë se ky parim njerëzor, për të cilin Profeti (a.s) porosit që të sundojë në marrëdhëniet njerëzore me tërë dimensionet e tij, është logjikedhe parësore që të jetë e të bëhet kushtetuta e që rregullon marrëdhëniet mes bashkëshortëve.
Hapa praktikë për të rifreskuar dashurinë
Nëse do të shikonim ajetin kuranor: "Për ju bëri nga vetë vetja juaj bashkëshorte, që të
preheni tek ato", mund ta afronim me burrin kur kthehet në shtëpi dhe e gjen gruan e tij të pastër e tërheqëse, duke e pritur me fjalë të ëmbla, ushqim e përkujdesje që ai të prehet tek ajo e të hedhë tej dynjanë dhe problemet e saj pas shpine, ta harrojë e mohojë atë. Ka hyrë në shtëpizën e tij të ngrohtë që të gjejë ngrohtësi dhe mëshirë së bashku. Kështu, edhe gruaja, kur burri i saj kthehet tek ajo pas mungesës në punë, e pret atë me mall dhe ngazëllim që tek ai të rigjejë sigurinë, përkujdesjen, mbrojtjen dhe dashurinë, duke harruar lodhjen e saj, zhurmën e fëmijëve dhe kërkesat e shtëpisë, të prehet në shtëpizën e saj të ngrohtë e të hedhë pas krahëve në harresë e mohim dynjanë dhe hallet e saj. Mendo bashkë me mua, si do të mund të jetë një familje kur kreu i saj dhe ndihmësja e tij do të kenë këtë moral të lartë, shpirt të pastër dhe ngrohtësi? Si do të jetë reflektimi i tyre në edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve përderisa babai është në kulmin e zemërbardhësisë së tij dhe nëna në kulmin e ngazëllimit të saj? Fëmijët patjetër do të gjejnë tek ta vend për të diskutuar,shaka, lojë dhe mësim.
Por, kur kjo shtëpizë bashkëshortore do të jetë e ndezur në zjarr, bashkëshortët nuk do të kenë asnjë mundësi të qetësohen. Njëri do të privojë tjetrin nga këto momente hyjnore të qetësisë e prehjes. Patjetër që kjo do të pasqyrohet në jetën e bashkëshortëve dhe rolit të tyre në përkujdesjen e familjes dhe të fëmijëve. Në ajetin kuranor "që të preheni" që është në kohën e tashme, nënkupton vazhdimësi në rinovim ditë pas dite. Kështu, në ajetin kuranor"Për ju ne bëmë nga vetë vetja juaj", pra, gruaja dhe burri janë një i vetëm në çdo gjë, pra,nga vetë vetja jote krijoi një bashkëshorte që të prehesh tek ajo. Përngjasimi i gruas me vendprehjeje është përngjasim i bukur. Ashtu si edhe shtëpia që ka nevojë herë pas here për rikonstruksion e lyerje, edhe jeta bashkëshortore ka nevojë për rikonstruksion të vazhdueshëm, sidomos pas moshës tridhjetë vjeçare, sepse burrat mendojnë se gratë e tyre pas moshës tridhjetëvjeçare bien në plogështi dhe fillojnë e merren me edukimin e fëmijëve, duke lenë pas dore burrin. Kjo mund t'i bëjë ata të hedhin sytë në vend tjetër.
A nuk e di se gjysma e problemit është për shkak të tij dhe rolit të tij në rikonstruksionin e banesës bashkëshortore? A mund t'i hedhim një sy këtyre hapave praktikë, që kujtdo të mund tia rifreskojë jetën e tij bashkëshortore?
Hapi i parë: Kërkoi ndihmë Allahut që të ndryshojë zemrën e gruas tënde dhe udhëzimin e saj.Allahu i lartësuar përmend mirësitë e tij ndaj profetit Ejub (a.s) dhe thotë: "E ne ta ndreqëmgruan tënde". Ndreqja e gruas ishte udhëzimi i saj nga Allahu dhe mbrojtja e tij. Kështu duhet t’I drejtohet me lutje Atij që ka në dorë zemrën e njeriut.
Hapi i dytë: Rinovo veten tënde para syve të saj që të të ndiejë ty.
Disa burra ndoshta nuk i ndërrojnë rrobat e tyre që i kanë me vite. Kjo mund të ndodhë deri në rrobat e gjumit e as që mund të bëhet fjalë për rregullimin e paraqitjes së tij para gruas. Atëherë, si do mund të kërkojë që ajo të mbajë bukurinë e saj para tij? Ai, me natyrën e tij, është bërë si uji i ndenjur që nuk do vonojë shumë e do të qelbet. Allahu i lartësuar thotë: "Ato (gratë) kanë të njëjtat të drejta sikurse edhe detyra", pra, ka po ato të drejta, sikurse edhe të drejtat që i kërkohen t'i respektojë.
Kështu, ndërroji rrobat dhe pamjen tënde herë pas here,veçanërisht ato me të cilat ulesh para gruas tënde.
Hapi i tretë: Ndërro fjalorin tënd kur të flasësh me të.
Duhet të fshish sa të mundesh tërë fjalët e vjetra të jetës tënde e të përdoresh herë pas here fjalë të reja. Mos lavdëro me të njëjtat fjalë që përdor përherë punën e saj në shtëpi, por mundohu të shprehësh kënaqësinë tënde për punën e saj me një përshkrim të ri, më të mprehtë. Për shembull, në vend që të thuash parullën e përhershme: "Shtëpia sot qenka e rregulluar dhe e pastër.", mund të thuash: "A kemi ndonjë rast apo miq sot?" E ajo patjetër do të thotë: "E pse?", mund t'i thuash: "Rregulli dhe pastërtia e thonë këtë."
Profeti Muhamed a.s
ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo
e cila kur e sheh të gëzon.
Kur e urdhëron, të bindet.
Dhe kur je në mungesë
(në udhëtim),
ajo të ruan ty në veten e saj
dhe në pasurinë tënde.”
-----------------------------
Dy gjera zgjidhin
edhe problemet
qe ne dukje jane te pazgjidhshme:
1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh
veten ne vend
te pales perballe.
Dy gjera sjellin zgjidhje:
1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-----------------------------
Gjëja më e rëndësishme
që mund te bëjë një burrë
për fëmijët e tij,
është te dojë nënën e tyre.
------------------------------
Mos mbani shpresa joreale
(Para martesës).
Njerëzit shpesh kanë
ide joreale
për burrin (gruan)
e ardhshëm të tyre,
posaçërisht përsosmëri
në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet
dhe mund të sjell probleme
dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu,
i krijoi njerëzit si qenie
të papërsosura,
që do të thotë se gjatë jetës
mund të bëhen
shumë gabime.
Duke pasur parasysh
jopërsosmërinë e njeriut,
ne do të jemi përzemërsisht
të befasuar dhe të kënaqur
kur burri /gruaja është
më i/e mirë
se sa kemi shpresuar.
(dashuri nuk eshte te gjesh
njeriun perfekt
por te mesohesh
ta shohesh si te tille)
----------------------------
Prej moralit të mirë
të gruas muslimane
është respektimi i
prindërve të burrit,
posaçërisht kur ata
janë të moshuar.
Gruaja e devotshme
e respekton familjen e burrit,
prindërit dhe motrat e tij,
i viziton ata
dhe me këtë vepër
gëzon burrin e saj
dhe afrohet tek Allahu.
---------------------------
Shprehja dashurine
gruas tende,
i thuaj shpesh qe e do,
mos i harro ditët e shënuara,
si për shembull
përvjetorin e martesës,
sepse nje harres e tillë
është një gabim trashanik
që i lëndon shumë femrat,
beji nje surprize
qe do ti mbetet
perhere ne kujtese
(gjate dites,
nje shetitje me karroce,
mund te jete nje ide gjeniale.
Ndersa ne mbremje
nje dark romantike
ne nje lokacion te vecante)
---------------------------
Diplomat është ai burrë
që kujton gjithmonë
ditëlindjen e një gruaje,
por s’mban mend kurrë
moshën e saj !
------------------------
Dashuria eshte dobesia
me fisnike e shpirtit.
Dashuria eshte poezia
e ndjenjave.
Ajo shikon jo me sy,
por me shpirt.
Te dashurosh
do te thote te jetosh.
Dashuria nuk eshte art .
Eshte ndjenja me sublime
qe te ngren lart.
--------------------------
Qendroji prane bashkeshortit e sidomos ne momente te veshtira,perkrahe dhe mbeshtete mos harro se ai eshte njeriu me i rendesishem ne kete bote per ty.
-------------------------------
Psikologët pohojnë se...
70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
-----------------------
Theksoji të mirat e burrit tënd Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).
-------------------------
Nusja me vjehrren shkonin keq. Aq keq,sa nusja shkon tek farmacisti dhe i kerkon t'i japenje helm qe ta helmonte vjehrren pa e marre vesh njeri.Farmacisti i dha nuses nje pluhur."Kete pluhur hidhja cdo dite nga pak ne gjelle,por mbaje mire muhabetin me vjehrren buzeqeshi dhe sillu mire qe te mos dyshoje njeri".Nusja filloi t'i hidhte nga pak ne gjelle cdo dite nga pluhuri i bardhe dhe filloite sillej mire me vjehrren,te ciles i kishte mbetur vetem nje muaj jete.Pasi kalon nje muaj,vjen perseri tek farmacisti dhe i thote :"Dua kunderhelmin e ketij helmi. Tani vjehrra ime ka ndryshuar.Eshte bere njeri i mire !Shkojme shume mire bashke,nuk mund ta le te vdese".Farmacisti i vjeter i pergjigjet :"Nuk ka nevoje per kunderhelm. Helmi qe te dhashe ty,ishte thjesht kripe".
-------------------------
Përdori emrat më të mirë për gruan/burrin tënd. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë!
---------------------------
Ne kete bote per nje burre,nuk ka gje me te bukur, dhe me te cmuar, sesa nje grua e mire,e devoteshme, dhe e sinqerte.
------------------------
Kujdes… kujdes në xhelozinë dhe qortimet e tepërta. Shmangu veprimeve të cilat ndezin xhelozinë e bashkëshortit tënd dhe i turbullojne idetë e tij. “Kujdes xhelozinë, sepse ajo është çelësi i shkurorëzimit, e kujdes qortimet e tepërta sepse ajo lind urrejtjen.”
-----------------------
Kujtimet plaken njesoj sic plakemi edhe ne. Por ka disa kujtime qe sado te largeta,nuk do te duken kurre te vjeteruara,nuk do te zhduken kurre..!
-------------------
Të gjithë kemi lindur
për të qënë të rëndësishëm për dikë.
------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:
''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''Jo,Mbret i vertet eshte ai qe as e njohim e as na njeh,qe ka nje shtepi te vogel ne te cilen gjen strehe,te ardhura qe i mjaftojne dhe nje bashkeshorte te mire.
(Profeti a.s ka thene:Po te jesh i kenaqur me ate qe ke,do te jesh njeriu me i pavarur ne bote)
------------------
“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.
------------------
Mos u marto me nje burre/grua per interesa te kesaj bote sepse nuk ka hajr ne nje martese te tille.Le te jete qellim kryesor devotshmeria dhe dashuria!
---------------
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë.
Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)
-------------
Femra nuk eshte princesh ne vetvete...
Por me respektin dhe dashurine e mashkullit
ndihet e tille ;)
-------------
Kurre nuk kerkova per dike qe te me jepte yjet e nates, do doja thjesht ti shikonim bashke
-----------
Nje Burre i pakulturar i thote gruas:Mbylle gojen se na ç'mende. Nje Burre i kulturuar i thote:-Zemer, dukesh shume simpatike me gojen mbyllur !
-----------
Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.
Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.
Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.
Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.
Ndoc Gjetja - Pleqerishte
-----------------------
“ Një mashkull ëndërron
të gjeje femrën perfekte
dhe një femër ëndërron
të gjeje një mashkull perfekt.
Por harrojnë se Zoti
i krijoi të dy për të
kompletuar njeri - tjetrin.”