PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Dhjetë mënyra për rritjen e lumturisë në martesën tënde

Dhjetë mënyra për rritjen e lumturisë në martesën tënde dhe bërjen e saj të suksesshme.Nusja dhe dhëndrri të emocionuar dhe të mahnitur me dasmën dhe martesën, vetëm disa muaj më vonë, e kuptojnë se martesa nuk është detyrë e lehtë, por ajo merr shumë mund dhe durim. Këshillat e mëposhtme janë për burrin dhe për gruan që të marrin shumë shpërblime në këtë lidhje të mrekullueshme dhe të ndërlikuar.

 

Hyj në martesë me qëllim të pastër
Të dy bashkëshortët duhet të hyjnë në martesë me qëllimin e pastër: për kënaqësinë e  Allahut, xhele shanuhu, me shpresë që ta fitojë mirësinë dhe bekimin e Tij. Vetë martesa është një akt i adhurimit dhe secili nga bashkëshortët do të shpërblehet. Allahu do të jetë i kënaqur me ta dhe ky do të jetë elemeneti më vendimtar i sigurimit të paqes, stabilitetit dhe lumturisë në jetën martesore. Është e rëndësishme të ceket se kur akti i adhurimit vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë bëhet e domosdoshme të përtërihet nijeti dhe të qëndrohet në rrugën e drejtë duke fituar shumë dobi.

 

Përkujto se burri yt është edhe vëllai yt në Islam
Shumë muslimanë i trajtojnë njerëzit tjerë jashtë shtëpisë me mirësi dhe sinqeritet, por pastaj sillen në mënyrë krejt tjetër kur vijnë te bashkëshortët e tyre. Muslimanet duhet gjithmonë ta kujtojnë se burri i tyre është gjithashtu një vëlla në Islam. Siç dihet, burri (gruaja) ka të drejta jashtë këtyre por duhet të jetë një kuptim i qartë i të drejtave të vëllazërisë dhe atyre në martesë.

 

Mos mbani shpresa joreale
Para martesës, njerëzit shpesh kanë ide joreale për burrin (gruan) e ardhshëm të tyre, posaçërisht përsosmëri në të gjitha aspektet. Kjo rrallë ndodh në realitet dhe mund të sjell probleme dhe shqetësime të panevojshme. Ne duhet ta dimë se Allahu, xhele shanuhu, i krijoi njerëzit si qenie të papërsosura, që do të thotë se gjatë jetës mund të bëhen shumë gabime. Duke pasur parasysh jopërsosmërinë e njeriut, ne do të jemi përzemërsisht të befasuar dhe të kënaqur kur burri ynë është më i mirë se sa kemi shpresuar.

 

Theksoji të mirat e burrit tënd
Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t’i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.” (Muslimi).

 

Bëhu shoku më i mirë i burrit
Mundohu të kujtosh se çfarë mendon ose bën shoku më i mirë për burrin tuaj. Kjo nënkupton ndarjen e interesave, përvojave, ëndrrave, dështimeve dhe mërzitjeve. Kjo mund të nënkuptojë kuptimin e dëshirave dhe jodëshirave të burrit dhe përpjekjen për ta kënaqur atë në çdo mënyrë të mundshme. Shoku më i mirë është gjithashtu dikush që është i sigurtë për t’i besuar dhe për t’u mbështetur në të. Bashkëshorti duhet të jetë shok që njeriu dëshiron ta mbajë gjatë gjithë jetës.

 

Të kalosh kohën e veçantë me të
Nuk është e mjaftueshme të ndani shujtat, punët e përditshmë dhe bisedat e shkurtra së bashku. Bashkëshortët, gjithashtu, duhet të gjejnë kohë të përqëndrohen për ta forcuar lidhjen e tyre. Shpesh çifti është i zënë me detyrat e tyre të ndara dhe harrojnë të punojnë në njërin prej elementeve më të rëndësishme në jetë. Koha e veçantë mund të jetë edhe diçka modeste, bisedë e gjatë, të ecurit e gjatë në natyrë(shëti), etj..

 

Shprehni ndjenjat shpesh
Ky mund të jetë koncept shumë ‘perëndimor’ dhe diçka që disa njerëz vështirë mund ta plotësojnë, por është e rëndësishme të jesh i hapur dhe i sinqertë për ndjenjat positive dhe negative. Komunikimi duhet të jetë gjithmonë i hapur dhe edhe ndonjë shqetësim mund të nxis vëmendjen e bashkëshortit shumë shpejt. Arsyeja e kësaj është se ajo që fillon si shqetësim i vogël mund të rritet në problem të madh nëse nuk drejtohet siç duhet. “Tretmani i qetë” nuk ka qenë kurrë ilaç për diçka.

 

Pranoj gabimet dhe kërko falje
Ashtu si e lusim Allahu të na falë neve kur gabojmë, ashtu duhet të veprojmë edhe me bashkëshortin. Njeri i fortë është ai i cili e pranon gabimin, kërkon falje nga tjetri dhe punon shumë për t’i ngritur pikëpamjet e tij për të ndryshuar. Kur personi nuk dëshiron ta bëjë këtë, atëherë do të ketë pak përparim dhe rritje në martesën e tij.

 

Kurrë mos i paraqit gabimet e të kaluarës
Mund të jetë shumë e prekshme për personin tjetër t’ia kujtosh gabimet e kaluara. Në Islam, përgjithësisht, nuk është e pëlqyeshme të jetohet në të kaluarën. Dikush mund t’i kujtojë gabimet që janë bërë në mënyrë që ato të mos përsëriten më, por kjo s’duhet të bëhet jashtë mase. Natyrisht, si njerëz, ne s’jemi në pozitë t’i gjykojmë personat tjerë. Këshilla mund të ipen, por jo në mënyrë të dëmshme.

 

Befasoni njëri-tjetrin kohë pas kohe
Kjo nënkupton të sjellim në shtëpi ndonjë dhuratë të vogël ose lule, përgatitjen e një shujte të veçantë, të vishesh dhe ta zbukurosh vetveten (kjo s’vlen vetëm për femra), etj.. Pak imagjinatë mund të bëjë shumë. Ideja është të ndryshojmë pak në  martesë dhe ta largojmë rutinën e mërzitshme që mund të ndikojë negativisht në martesë. Të kesh sens për humor Ky aspekt i veçantë mund të sjellë atmosferë në shtëpi. Gjithashtu, duhet të kuptosh se kjo karakteristikë i pëlqen burrit tënd dhe për këtë shkak ai kërkon ta kalojë kohën me ty.

 

Disa këshilla për diskutime dhe mospajtime
Fillo me qëllimin për ta zgjidhur çështjen. Nëse të dy bashkëshortët e kanë këtë qëllim dhe planifikojnë të këshillohen së bashku, ka më shumë mundësi se do të ketë zgjidhje të suksesshme. Përkujto se duhen dy veta për t’u grindur. Nëse vetëm një person zgjedh të mos sjellë prova, atëherë s’do të ketë argument. Përgjithësisht, ai që ka gabuar flet më së shumti. Të dy bashkëshortët nuk duhet të zemërohen në të njëjtën kohë. Nëse njëri prej bashkëshortëve zemërohet, më së miri është që tjetri të mundohet të mbetet i qetë dhe i përmbajtur. Kurrë mos i bërtisni njëri-tjetrit përveç kur digjet shtëpia. Natyrisht, djegia e shtëpisë nuk ndodh shpesh, e kështu duhet të ndodh edhe me bërtimën. Kurrë mos shko për të fjetur me një diskutim të pazgjidhur. Kjo është njëra prej gjërave më të këqija që mund të ndodhin në martesë dhe duhet të largohet sa më shumë që mundet. Kjo shkakton cënimin e ndjenjave dhe përgjithësisht acaron problemin. Nëse njëri bashkëshort duhet të fitojë, le të fitojë bashkëshorti juaj. Mos u mundo të fitosh vetë; kjo është arsyeja kryesore që diskutimet bëhen të nxehta.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an)