PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Leter dashurie,nje te ngjashme mund te shkruani edhe ju

 E dashura ime,

 Me mungon ..e dashur.. si gjithmone! Por sot eshte me e veshtire se dite te tjera, sepse deti ka kenduar per mua, e kenga ishte ajo e jetes sone sebashku. Me duket se te kam kenduar , nderkohe qe shkruaj kete leter, e ndjej profumin e luleve nder fusha, qe gjithmone me kane kujtuar Ty. Tashme keto gjera me lejne indferent. Vizitat e tua jane bere teper te ralla, e disa here kam dyshimin se pjesa me e rendesishme e imja, po me rreshqet lehtazi larg edhe perse une sfrocohem.Naten kur jam vetem, te therras.. e gjithmone dhimbja ime arrin kulmin. Ti mundesh akoma te gjesh menyren per tu rikthyer tek une. Mbreme naten te kam pare ne enderr... Ishe ne breg te detit.... era fershellekte mes flokeve te tu , e ne sy kishe ende ndricimin e perendimit te diellit... Mbetem i mahnitur duke te shikuar mbeshtetur ne gur. Sa e bukur je...nje bukuri qe s'e kam gjetur ne asnje femer tjeter. Ngadale eci drejt teje dhe kur me ne fund kthen veshtrimin e me shikon, kuptoj qe edhe te tjeret ishin mahnitur e po te shikonin. ~ E njeh?~ pershperisnin ziliqar, e nderkohe qe ti me buzeqesh, pergjigjem me pastertine e te vertetes:

Me shume se zemren time...! Te arri dhe te mbeshtjell me krahet e mi..rrethoj kete moment me shume se cdo tjeter. Eshte momenti per te cilin jetoj, e kur ti i pergjigjesh perqafimit tim, leshoj veten ketij momenti ... Me ne fund serish kam paqe....Ngrej doren dhe te cek faqet nderkohe ti ul koken dhe mbyll syte. Duart e mia jane te ashpra mbi lekuren tende te bute, e per nje cast pyes veten ne se do te kthehesh mbrapsh (pendohesh), por e di qe s'do jete keshtu... Nuk e kam bere kurre, e ne momente si keto qe kuptoj drejtimin e jetes sime. ( Une jam ketu, per te dashuruar, per te shtrenguar ne krahet e mi, per te te mbrojtur..) Jam ketu per te mesuar nga ty, e te marr ne kembim dashurine tende... Jam ketu , sepse nuk ka asnje vend tjeter ku dua te jem...!(Behuni romantik/e...nje leter te ngjashme mund ti shkruani te fejuares/it tuaj.Nuk e imagjinoni se cfare ndikimi pozitiv do te kete nje veper e tille,permes se ciles ia ben te ditur njeriut te zemres se sa i rendesishem jeni per te.)

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free