PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Mjete për ta përfituar burrin

Këto më poshtë janë mjete të rëndësishme për të përfituar burrin, mirëpo kurrë mos haro se mjeti më i rëndësishëm është frika prej All-llahut [subhanehu ve teala].

 

1- Telefonoi nëse vonohet në punë dhe interesohu për te.

 

2- Lavdëroi gjërat që i blenë ai.

 

3- Përgadite ushqimin që i pëlqen.

 

4- Ndëroja vendin mobiljeve në shtëpi her pas here.

 

5- Bën kuiz mes anëtarëve të familjes pas namazit të sabahut.

 

6- Përkujtoja punët në mëngjes.

 

7- Participo në brengat e tij dhe konsultim.

 

8- Parfymose her pas here, sidomos ditën e xhuma.

 

9- Bëhu e logjikshme në kërkesat tuaja dhe kujto fjalën e urtë: "gruaja vetëm burrin e dëshiron, e kur ta arrijë burrin, i dëshiron të gjitha gjërat".

 

10- Mundohu të mësosh gjëra të reja në kuzhinë, në përgaditje të ushqimeve, në art, që të sheh burri yt te ti gjëra të reja.

 

11- Duhet ngjallur nocionin: "ne nuk ndahemi për dunja", për këtë nuk duhet kundërshtuar gjatë emërtimit të ndonjë fëmije ose blerjes së ndonjë mobiljeje ose përgaditjes së ndonjë ushqimi.

 

12- Ndërrimi i pamjes her pas here, duke i rregulluar flokët në mënyra të ndryshme ose duke përdorur mikjazh ose gjëra tjera, nëse burrit i pëlqen një gjë e tillë.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free