PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Nje grua e keqe

Disa gra i bëjnë burrat e tyre të mos i pëlqejnë për shkak të paedukatës së tyre dhe fjalëve të këqija. Për shembull, ata përballen me burrat e tyre duke ja përmendur gabimet e tij, qofshin ato fizike, financiare ose anasjellta. Ajo mund t’ja kujtojë atij këmbët e tij ose gjatësinë e trupit, ose për shembull, ta turpërojë atë sepse ai është i varfër apo nuk është i shkolluar. Ajo grua kurrë nuk është një grua që inkurajon. Në vend që të hesht për gabimet e tij, ajo ja përmend ato dhe e nënçmon atë me këte.

 

Ka qenë një grua e paedukatë e cila kurrë nuk e linte rahat burrin kur vinte në shtëpi derisa ai e la. Ajo ja përmendte gabimet e tij dhe i bërtiste atij shpesh, kështu ai e kërcënoi atë që ai do ta merrte një grua tjetër, kështu që do të gjente rehati. Ajo qeshi dhe i tha atij: “Kush martohet me ty? Ti je i varfër? Nëse ti të më ftoje tani të martohesha me ty nuk do të pranoja”. Ai e pyeti veten: “Edhe nëse unë të mos isha burri i saj, ajo nuk është e lejuar të ma thotë një gjë të tillë, sepse unë jam musliman. Pasuria dhe varfëria janë nga Allahu dhe kështu edhe krijimi”.

 

Ai pastaj mori këshillën e një prej shokëve të tij i cili u përpoq t’ia lehtësonte gjërat. Ai i tha: “Unë do të bëj një kontratë fallse martese për ty me një grua që nuk ekziston dhe t’i thuaji asaj për martesën tënde dhe lavdëroji sjelljet dhe cilësitë e mira të gruas tjetër. Tregoji asaj që dasma bëhet së shpejti dhe tregoja asaj nëse ajo nuk të beson ty”. Ai shkoi prapa shtëpie dhe trokiti në derë që ajo e hap derën si zakonisht dhe ajo e pyeti atë: “?farë të solli kaq herët? Ai i gëzuar dhe lehtë ulet, aty ku ulet zakonisht dhe ajo e pyet prapë: “Pse je kaq i gëzuar sot dhe ke vënë parfum?” Ai i tregoi asaj dhe ajo nuk e besoi atë duke thënë: “Kush do të martohet me ty? Ti duhet të falenderosh Zotin që unë kam qenë e durueshme me ty”. Ai e la që ajo ta përmend listën e gjatë të gabimeve që ajo ka parë tek ai dhe kur ajo mbaroi ai i tregoi kontratën e martesës. Ajo qau dhe e kuptoi gabimet e saja të mëparshme që kishte bërë me të. Ajo u përpoq të kërkonte ndjesë për sjelljen e saj dhe për të qënurit e paedukatë, por kërkoi që ta divorcionte gruan tjetër. Ai i tha se do të mendonte!

 

Jahja bin Muadh ka thënë: “Vështro një nga tre situatat me besimtarin: Nëse nuk ke dobi, atëhere mos e dëmto, nëse nuk e bën të lumtur atëhere mos u bë e mërzitshme dhe nëse nuk e falenderon atëhere të paktën mos e ndëshko”.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free