PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Miku i panjohur në mesin e motrës sime

Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo.

 

Duke lexuar titullin e kësaj teme sigurisht nëpër kokë shkojnë shumë mendime. Mendohet se bëhet fjalë për melekun e vdekjes apo për ndonjë ngjarje.Në të vërtetë do të flasim për një mik të motrave muslimane, e inshaAllah na mundëson Allahu e flasim edhe për mikeshën e vëllait musliman!Do të flasim për një mik që prej kur ky mik bëhet pjesë e jotja, motra ime, është miku më i vlefshëm, është prehje, është qetësues, shoqërues në udhëtimet me ty, është aty kur je e sëmurë dhe shëndosh dhe miku më i mirë i jetës.

 

Shpesh ke lexuar për këtë mik se sikur të urdhëronte dikë Allahu t’i bëj sexhde dikujt do të  urdhëronte ty, oj motra ime, ti bësh sexhde këtij miku të ri të panjohur:

 

“Sikur ta urdhëroja dikë për t'i bërë sexhde dikujt tjetër (përveç All-llahut), do ta urdhëroja gruan për t'i bërë sexhde burrit të saj.” (Tirmidhiu)

 

Ky mik është ndër njerëzit më të dashur tek ti, ndër njerëzit që më së shumti të qetëson, ndër  njerëzit që më së shumti rri, fle dhe zgjohesh me të, të ushqen dhe kujdeset për ty, brengoset kur ti s’je mirë dhe gëzohet kur ti gëzohesh.Allahu thotë në Kur’an:“Burrat janë përgjegjës për gratë...” (Nisa: 34)

 

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” (Suretu Rum: 21)

 

Tash ndoshta e kuptove motra ime kush është ky mik i panjohur që bëhet miku yt më i dashur...Ky mik është bashkëshorti yt, njeri që ndoshta më përpara se ke njohur fare. E prej kur Allahu ka caktuar që ti të jesh bashkëshorte e këtij miku, vendose kurorë sipas dispozitave islame, ai u bë  miku yt më i dashur.Për këtë mik i cili ka shumë vlerë dhe me respektimin e të cilit fitojmë xhenetin, Muhamedi,  salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:“Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, e ruan moralin e saj dhe  dëgjon burrit e saj, do t'i thuhet asaj: hyn në Xhenet nga cilado derë". (Ibën Hibbani, Taberaniu, Ebu Nu'ajm)

 

Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo. Bëju për të grua e devotshme. Ruaju, mos e hidhëro, që pastaj hyritë e Xhenetit të mallkojnë ty.

 

Këtë mik që ka kaq vlerë, këtë mik të mirë në jetën tënde, oj motra ime e dashur, që është më i vlefshëm se diamanti dhe të gjitha të mirat e dynjasë, ruaje mos të humb, ruaje, mos e hidhëro!Me humbjen e këtij miku ke humbur diçka të madhe dhe me hidhërimin e këtij miku hidhëron Allahun.Bëhu bareshë në shtëpinë e këtij miku dhe bareshë e familjes së tij! I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "Burri është bari në kopenë e tij dhe përgjegjës për familjen e tij. Dhe gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për familjen (fëmijët)" (Buhariu, Muslimi).

 

Bëje, motra ime, këtë mik të kënaqur sepse nëse ndahesh nga ai duke qenë nga ti i kënaqur Xheneti është i yti inshaAllah. Muhamedi, salAllahu alejhi veselem, ka thënë:"Secila grua e cila vdes, ndërsa burri i saj është i kënaqur me të, do të hyjë në Xhenet." (Tirmidhiu, Ibn Maxhe)Ky mik kaq me vlerë është bashkëshorti besimtar i sinqertë i cili ia ka frikën e Allahut subhanehu ve teala.

 

Motra ime, më në fund të këshilloj: ke frikë Allahun dhe respektoje Atë së bashku me këtë mik të ri nëse do të hysh në xhenetet e Tij.Allahu thotë në Kur’an:“Hyni në Xhenet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar (përfundimi i mirë është) Xhenete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.”

 
Lus Allahun, subhanehu ve teala, që motrave të mia muslimane t’iu dhurojë nga një mik të devotshëm, mik të sinqertë, mik që ia ka frikën e Allahut, subhanehu ve teala, e motrave që veç janë duke u shoqëruar me këtë mik t’iu dhurojë jetë të lumtur në nënshtrimin e urdhrave të Allahut subhnanehu ve teala!O Allah, begatoj motrat tona me lumturi bashkëshortore!

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an)