PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

FEJESA

Fejesa nënkupton kërkesën për tu martuar sipas mënyrës së njohur nga njerëzit. Fejesa i paraprin martesës dhe është ligjëruar nga Allahu xh.sh. para lidhjes së kurorës, në mënyrë që dy bashkëshortët të njohin njëri-tjetrin dhe më pas të marrin hapin e martesës më të sigurtë dhe më të vetëdijshëm.

Me kë lejohet fejesa?

 

Lejohet fejesa me një grua vetëm kur plotësohen këto dy kushte:
Fejesa gjatë periudhës së pritjes

 

Ndalohet fejesa e gruas gjatë periudhës së pritjes si pasojë e vdekjes së burrit të saj apo divorcit, qoftë ai divorc me të drejtë kthimi apo përfundimtar. Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e divorcit me të drejtë kthimi, ndalohet fejesa e saj, sepse ajo konsiderohet ende nën mbrojtjen e burrit të saj, i cili ka të drejtë ta kthejë në çdo kohë.

 

Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e divorcit përfundimtar, ndalohet fejesa e saj në mënyrë të drejtëpërdrejtë, sepse burri ka sërish të drejta mbi të dhe mund ta kthejë atë me anë të një kurorëzimi të ri. Në qoftë se një burrë tjetër fejohet me të, atëherë shkelen të drejtat e burrit të parë. Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme në lidhje me fejesën e saj në mënyrë të nënkuptuar dhe mendimi më i saktë është lejimi i saj.

 

Në qoftë se gruaja është në periudhën e pritjes si pasojë e vdekjes së burit të saj, lejohet fejesa e saj në mënyrë të nënkuptuar, por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Kjo sepse lidhja martesore e saj ka përfunduar me vdekjen e burrit dhe ai nuk ka të drejta mbi të pasi është i vdekur.

 

Ndalohet fejesa e saj në mënyrë të shpallur, sepse nga njëra anë duhet të respektohet hidhërimi i saj dhe mbajtja e zisë për burrin e vdekur dhe nga ana tjetër duhet të respektohen ndjenjat e familjarëve dhe trashëgimtarëve të të ndjerit. Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk është mëkat për ju që tu propozoni për martesë grave në mënyrë të tërthortë ose duke e mbajtur të fshehtë në veten tuaj. Allahu e di se ju do tua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por mos u premtoni diçka tjetër fshehurazi, përveçse tu thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se Allahu e di çfarë fshehni në ndërgjegjen tuaj, prandaj frikësohuni prej Tij.” (El-Bekare, 235)

 

Nga konteksti i ajetit, është e qartë se me “gra” nënkuptohen ato gra që janë në periudhën e pritjes si pasojë e vdekjes së burrave të tyre.
 

1. Të mos ketë asnjë pengesë fetare për martesën e saj momentalisht.

 

2. Të mos e ketë paraprirë dikush tjetër me një fejesë të ligjshme, ose dikush tjetër para tij ka kërkuar dorën e saj dhe ende nuk i është dhënë përgjigje. Në qoftë se ka ndonjë pengesë fetare, dmth të jetë e ndaluar fejesa me të për ndonjë arsye ndalimi të përhershme ose të përkohshme ose të jetë e fejuar me dikë tjetër, atëherë ndalohet fejesa me të.
Propozimi për martesë në mënyrë të tërthortë” ka për qëllim rastin kur një burrë thotë diçka që nënkupton diçka tjetër. P.sh. kur ai thotë:“Dua të martohem” ose “Dëshiroj që Allahu xh.sh. të ma lehtësojë të gjej një grua të mirë” ose “Allahu do tju japë të mira (mirësi).”

 

Lejohet ti jepen dhurata gruas gjatë periudhës së pritjes si shenjë e shprehjes së fejesës së nënkuptuar. Lejohet, gjithashtu, lavdërimi i vetes dhe i veprave të lavdishme personale para gruas që është në periudhën e pritjes, për të nënkuptuar fejesën me të.

 

Këtë e ka bërë edhe Ebu Xhafer Muhammed ibn Ali ibn Husejni. Sukejne bint Hundhele tregon:“Më kërkoi leje Muhammed ibn Ali pa përfunduar periudha e pritjes nga vdekja e burrit tim, duke më thënë: “Ju e dini afërsinë time tek Profeti (a.s.) dhe Aliu (r.a.) si dhe pozitën time tek arabët.” Unë i thashë: “Allahu të faltë o Ebu Xhafer, ti je burrë me vlera të mëdha. A do të fejohesh me mua gjatë periudhës sime të pritjes?” Ai muë përgjigj: “Vetëm po të tregoja afërsinë time tek Profeti (a.s.) dhe Aliu (r.a.).”

 

Tregohet se Profeti (a.s) shkoi tek Umu Selma, e cila ishte në periudhën e pritjes pas vdekjes së burrit të saj, Ebu Selemes, dhe i tha:“Ju e dini se unë jam i Dërguari i Allahut dhe i përgjedhuri i Tij si dhe pozitën time të lartë tek populli im.” Ky ishte gjykimi për fejesë. Këtë e ka transmetuar Darakutniu. Hadithi ka shkëputje në vargun e transmetimit 9hadith munakatia), sepse Muhamed El Bakir ibn Ali nuk ka jetuar në kohën e Profetit (a.s).

 

Duke konkluduar mund të themi se kërkimi i dorës në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjatë periudhës së pritjes në të gjitha rastet është i ndaluar, ndërsa realizimi i fejesës lejohet në rastin e periudhës së pritjes, si pasojë e divorcit përfundimtar ose vdekjes së burrit. Ndalohet mendimi i fejesës gjatë periudhës së pritjes si pasojë e divorcit me të drejtë kthimi.

 

Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme rreth realizimit të fejesës gjatë periudhës së pritjes, në qoftë se kurorëzimi bëhet pas përfundimit të saj.

 

Maliku ka thënë:“Duhet të ndahet prej saj, pa marrë parasysh nëse ka kryer marrëdhënie me të apo jo”.

 

Shafiu ka thënë:“Kurorëzimi është i vlevshëm, pavarësisht se ka bërë mëkat duke shpallur fejesën gjatë periudhës së pritjes, pasi këto janë dy gjëra të ndryshme”.

 

Juristët muslimanë kanë rënë dakord se çifti duhet të ndahet, në rast se kurorëzimi dhe kryerja e marrëdhënieve intime janë bërë gjatë periudhës së pritjes. Lind pyetja: A lejohet që të martohen më vonë pas ndarjes? Maliku, Lejthi dhe Euaziu mendojnë se nuk lejohet martesa e tyre më vonë. Shumica e dijetarëve mendojnë se, nëse burri dëshiron, atij i lejohet që të martohet me të pas kalimit të periudhës së pritjes.

 

 

 

 

Fejesa me një grua të fejuar

 

Ndalohet fejesa e një burri me të fejuarën e dikujt tjetër, sepse kjo konsiderohet shkelje e të drejtave të të fejuarit të parë dhe ofendim i tij. Kjo mund të shkaktojë përçarje dhe armiqësi në mes të familjeve dhe prish rendin dhe qetësinë. Ukbeh ibn Amir tregon se Profeti (a.s) ka thënë: Besimtari është vëlla i besimtarit, prandaj nuk lejohet që ai të blejë diçka që vëllai i tij e ka blerë ose të fejohet me të fejuarën e vëllait të tij, derisa ai ta lëjë atë.”

 

Ky hadith është transmetuar nga Ahmedi dhe Muslimi. Ky nuk merret në konsideratë, sepse këtu është përmendur sipas përdorimit të zakonshëm të tij, por këtu nuk është synuar ky kuptim prandaj ndalohet edhe kërkimi i dorës së një gruaje të cilën e ka kërkuar më parë një jobesimtar apo një i shthurur. Ndërsa disa nga Shafitë dhe Euzaiu e kanë marrë për bazë kuptimin direkt të fjalës “vëlla”, kështu që e kanë lejuar kërkimin e dorës së një gruaje të cilën e ka kërkuar më parë një jobesimtar. Sheukani thotë: “Në fakt kjo është ajo çka duhet nga hadithi.”(Vëllazëri për të cilën bëhet fjalë këtu është vëllazëria islame në bazë të besimit islam).

 

Ndalimi përfshin si rastin kur e fejuara e pranon fejesën ashtu edhe rastin kur kujdestari i autorizuar prej saj e pranon këtë fejesë.

 

Lejohet kërkimi i dorës së një gruaje nga një person tjetër nëse refuzimi për të parin shprehet haptazi (drejtëpërdrejt) apo ppranimi shprehet në mënyrë të nënkuptuar, si p.sh. kur ajo thotë: “skam ndonjë kundërshtim për ty”, kur i fejuar i dytë ska dijeni për fejesën e parë, kur ajo nuk pranon dhe refuzon ose kur i fejuari i parë i ka dhënë leje të dytit për tu fejuar.

 

Tirmidhiu tregon se Shafiu, në lidhje me kuptimin e këtij hadithi, ka thënë:“Në qoftë se dikush fejohet me një grua dhe ajo është e kënaqur me të dhe anon nga ai, atëherë askush tjetër nuk mund të fejohet me të fejuarën e tij.””
 

Në qoftë se dikush nuk e di nëse ajo është e kënaqur me të fejuarin e parë dhe anon nga ai, atëherë atij i lejohet fejesa me të. Në qoftë se personi i dytë fejohet me të pas përgjigjes së të parit dhe pastaj martohet me të, ai bën mëkat, por martesa është e vlevshme, sepse në këtë rast ndalohet fejesa që nuk është kusht për vlefshmërinë e martesës. Martesa nuk prishet për shkak të fejesës jo të vlefshme. Daudi ka thënë: <span>“Kur martohet me të i fejuari i dytë, kurorëzimi prishet, pa marrë parasysh nëse ka kryer marrëdhënie me gruan apo jo."

 
Shikimi i të fejuarës

 

Në mënyrë që jeta bashkëshortore të jetë e mbushur me gëzim dhe lumturi, burri duhet që ta shikojë gruan para fejesës për të parë bukurinë e saj dhe, nëse i pëlqen, të vendosë për tu fejuar me të. Nëse nuk i pëlqen, atëherë ai mund të shikojë dikë tjetër për tu fejuar me të. Njeriu i mençur nuk ngutet për të marrë ndonjë vendim, pa u siguruar nëse është i mirë apo jo.

 

Eamashi ka thënë:“Çdo martësë që bëhet pa e parë gruan, ka përfundim të hidhur.”

 

Feja islame nxit dhe e pëlqen shikimin e gruas me të cilën dikush kërkon të fejohet.

 

Xhabir ibn Abdullah tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Në qoftë se ndonjëri nga ju dëshiron që të fejohet me një grua dhe ka mundësi të shikojë tek ajo çfarë e shtyn atë për tu martuar, le ta bëjë atë.”(Hadith Hasen; Sahih El Xhami 506)

 

Xhabiri ka thënë: “Kur kam dashur të fejohem me një grua nga fisi Benu Selemeh, jam fshehur për të parë tek ajo çfarë më shtyu për tu fejuar me të.” Transmeton Ebu Davudi.

 

Fakti që është fshehur për ta parë atë grua tregon se lejohet shikimi i gruas që dëshiron të fejohesh me të, edhe pa dijeninë e saj, qoftë edhe nëse ajo nuk e lejon këtë.

 

Mugira ibn Shube tregon se i kishte thënë Profetit (a.s) se ishte fejuar me një grua. Profeti (a.s) e kishte pyetur: “A e ke parë?” Ai i tha: “jo. Profeti (a.s) tha: “Shko dhe shikoje, sepse vetëm kështu mund të vazhdoni (mund të vazhdojë në mes jush dashuria dhe harmonia).”Transmeton Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili e ka vlerësuar hadithin si të besueshëm. (Hadith Sahih; është përmendur më parë)

 

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s) pyeti një burrë që ishte fejuar me një grua nga Ensarët duke thënë:“A e ke parë?” Ai tha “Jo. Profeti (a.s) i tha: Shko dhe shihe atë, sepse gratë e ensarëve kanë një shenjë në sy.” (Hadith Sahih)

 

 

 

Shikimi i burrit nga gruaja

 

E drejta e shikimit nuk u përket vetëm burrave, por edhe grave. Gruaja ka të drejtë ta shikojë të fejuarin për ta pëlqyer atë, sikurse edhe burri e shikon gruan për ta pëlqyer. Umeri ka thënë: <span>“Mos i martoni vajzat tuaja me burra të shëmtuar. Ato kanë të drejtë ti pëlqejnë burrat e tyre, sikurse ata dëshirojnë ti pëlqejnë gratë e tyre.”

 

Njohja e cilësive
 

Çfarë thamë më sipër vlen për të parë nëse personi në fjalë është i bukur apo i shëmtuar. Por sa i përket cilësive morale, ato mund të njihen me anë të përshkrimit ose duke pyetur ata që jetojnë me këtë person, fqinjët e tij ose dikë tjetër të besueshëm nga të afërmit, si p.sh. nënën ose motrën. Profeti (a.s) ka dërguar Umu Sulejmin për të parë një grua dhe i ka thënë: “Shikoi asaj leqet e këmbëve dhe merru erë supeve të saj.” Në një transmetim tjetër: “Mrru erë dhëmbëve të saj.”(Transmeton Ahmedi, Hakimi, Taberaniu dhe Bejhekiu)

 

Gazaliu thotë në librin e tij “Ihja Ulumid-din”: <span>“Bukurinë dhe cilësitë morale të një femre mund ti përshkruajë vetëm një njeri i sinqertë, i besueshëm dhe i aftë të dallojë çfarë duket dhe çfarë fshihet. Ky njeri nuk duhet që të anojë nga ajo duke e tepruar në lavdërim dhe as ta ketë zili deri në atë masë sa mos ti shprehë cilësitë e saj të mira. Njeriu për nga natyra anon për të zmadhuar cilësitë e mira apo të këqija të një femre në rastin e martesës. Janë të paktë ata që thonë të vërtetën dhe në shumicën e rasteve përdoret mashtrimi dhe joshja për tu martuar. Ai që i druhet shikimit të një gruaje të huaj duhet të ketë kujdes të madh në këtë rastë.”

 

Ndalimi i të ndenjurit vetëm me të fejuarën

 

Ndalohet të ndenjurit vetëm me të fejuarën, sepse ajo konsiderohet e ndaluar për burrin derisa të bëhet kurorëzimi. Feja islame ka lejuar vetëm shikimin e të fejuarës dhe ajo mbetet e ndaluar për të, pasi nuk garantohet se gjatë të ndenjurit vetëm nuk mund të ndodhë diçka që Allahu xh.sh. e ka ndaluar. Në qoftë se me të fejuarën ndodhet një i afërm i saj (i cili duhet të jetë nga ata persona me të cilët kësaj gruaje sipas Sheriatit nuk i lejohet martesa me ta siç janë: babai, vëllai, xhaxhai etj.), atëherë lejohet që ata të qëndrojnë bashkë, sepse në praninë e të afërmit nuk mund të ndodhë diçka e ndaluar. Xhabiri (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: <span>“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit të mos rrijë vetëm me një grua pa praninë e një të afërmi të saj, sepse i treti i tyre është djalli.”
 

Amir ibn Rabia tregon se Profeti (a.s) ka thënë: <span>“Mos të rrijë vetëm një burrë me një grua të huaj, sepse i treti i tyre do të jetë shejtani, vetëm nëse me ta ndodhet një i afërm i saj.”(Këto dy hadithe janë transmetuar nga Ahmedi).

 

 

Rreziku i pakujdesisë për të ndenjurit e të fejuarve vetëm dhe dëmet e tij
 

Shumë njerëz e neglizhojnë këtë gjë dhe i lejojnë vajzat ose të afërmet e tyre të qëndrojnë vetëm me të fejuarit pa asnjë kontroll. Shpesh të fejuarit dalin vetëm dhe shkojnë ku të kenë dëshirë pa mbikëqyrjen e askujt. Si rezultat i kësaj, ndodh që gruaja të humbasë nderin, të prishë moralin dhe të nëpërkëmbë dinjitetin, duke u shtuar këtyre gjërave edhe mundësinë e prishjes së fejesës dhe mosrealizimit të martesës.

 

E kundërta e kësaj ndodh me një grup njerëzish fanatikë, të cilët nuk e lejojnë të fejuarin ta shikojë të fejuarën e tij gjatë fejesës dhe atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta pranojë këtë dhe të bëjë kurorëzimin pa e parë gruan e tij dhe ajo pa e parë atë deri natën e martesës. Shikimi i njëri-tjetrit natën e dasmës mund të sjellë për të dy supriza të paparashikuara dhe mund të ndodhë ajo që nuk është planifikuar dhe çifti të ndahet.

 

Disa njerëz mjaftohen me shikimin e fotografive, por kjo realisht nuk është e mjaftueshme për tu siguruar dhe nuk e përshkruan të vërtetën në mënyrë të detajuar. Zgjidhja më e mirë është mënyra të cilën e ka ligjëruar Islami, pasi ajo e respekton të drejtën e secilit prej bashkëshortëve për ta parë njëri-tjetrin duke evituar të ndenjurit e tyre vetëm me qëllim ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të tyre.

 

 

Prishja e fejesës dhe pasojat e saj

 

Fejesa i paraprin aktit të martesës dhe në shumë raste pasohet me pagimin e mehrit tërësisht ose pjesërisht dhe me dhurimin e stolive të ndryshme, me qëllim forcimin e kësaj lidhjeje të re.

 

A lejohet që i fejuari, e fejuara ose të dy bashkë ta prishin fejesën? A kthehen gjërat që i janë dhuruar të fejuarës?

 

Fejesa është vetëm premtim për martesë dhe jo detyrim për plotësimin e saj. Prandaj secili nga dy të fejuarit ka të drejtë që të tërhiqet nga premtimi që bën. Allahu xh.sh. nuk ka pëcaktuar ndonjë dënim material për atë që shkel premtimin, edhe pse kjo konsiderohet vepër e shëmtuar dhe një prej cilësive të hipokritit, përveç rasteve kur është e domosdoshme mosmbajtja e fjalës së dhënë.

 

Buhariu transmeton se Profeti (.a.s) ka thënë:“Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet, gënjen, kur premton, nuk e mban fjalën dhe, kur i besohet diçka, tradhëton.”

 

Abdullah ibn Umeri, në pragun e vdekjes, ka thënë: “Shikoni këtë burrë nga fisi Kurejsh, unë ja kam thënë një fjalë rreth vajzës sime për martesë dhe nuk dëshiroj që ta takoj Allahun me një të tretën e hipokrizisë, prandaj dëshmoj para jush se e kam martuar atë me vajzën time.” (Marrë nga libri: “Tedhkiret el Huffadh”)

 

Në qoftë se fejesa prishet, i fejuari ka të drejtë ta kthejë mehrin, sepse ai paguhet vetëm për martesë. Meqë martesa nuk u realizua, gruaja nuk ka asnjë të drejtë për mehrin, i cili duhet ti kthehet të zotit, sepse është e drejta e tij. Për sa i përket dhuratave, nuk lejohet kthimi i tyre kur nuk jepen në këbim të realizimit të martesës. Pasi personi e mer dhuratën, ajo konsiderohet pronë e tij dhe ai është i lirë të bëjë me atë çtë dojë. Është e papranueshme si nga ana fetare, ashtu edhe nga ana logjike kthimi i dhuratës tek dhuruesi pa pëlqimin e personit që e zotëron dhuratën, pasi kjo përbën shkelje të të drejtave të pronësisë së tij.

 

Në qoftë se dhurata është dhënë për të zëvendësuar diçka tjetër ose përfituar diçka prej saj dhe kjo nuk është bërë, lejohet kthimi i saj. Dhuruesi ka të drejtë të kërkojë kthimin e dhuratës së tij që është dhënë në këmbim të martesës, përderisa ajo nuk do të realizohet. Kjo mbëshetet në hadithet në vijim: Autorët e Sunenit transmetojnë nga Ibn Abasi (r.a.), se Profeti (.a.s) ka thënë: “Nuk lejohet që dikush të dhurojë diçka që atij ja kanë dhuruar të tjerët dhe të dhurojë diçka dhe pastaj të kërkojë kthimin e saj, përveç kur prindi i dhuron fëmijës së tij.” (Hadith Sahih, Ebu Davud, 3539)

 

Selimi tregon nga i ati se Profeti (.a.s) ka thënë: <span>“Kush dhuron diçka dhe nuk kompensohet për të, ai ka të drejtë ta kthejë atë.”</span> (Hadith i dobët, Daif El Xhami, 5894)

 

Sipas librit “A’lam El Muveka’in”, përfundimi i nxjerrë nga krahasimi i këtyre haditheve është se: <span>“Nuk lejohet që dikush të kërkojë kthimin e dhuratës së tij, kur ajo nuk është dhënë në këmbim të diçkaje tjetër. Lejohet kthimi i dhuratës kur ajo është dhënë në këmbim të diçkaje tjetër apo përfitimi dhe personi që e ka marrë dhuratën nuk e ka bërë këtë. Të gjitha hadithet e përmendura më sipër merren për bazë dhe nuk ka asnjë mospërputhjeje midis tyre.”

 

Mendimi i juristëve muslimanë

 

Gjykatat veprojnë duke u bazuar mbi shkollën juridike hanefite, sipas së cilës lejohet që i fejuari ti kthejë të gjitha dhuratat që i ka bërë të fejuarës së tij, në rast se ekzistojnë ende. Kështu, bylyzyku, unaza, gjerdani, ora, etj., duhet ti kthehen të fejuarit, nëse ato ekzistojnë. Në qoftë se dhuratat nuk ekzistojnë, por kanë humbur, janë shitur, janë transformuar, kanë qenë ushqime dhe janë ngrënë ose pëlhurë dhe janë qepur rroba etj., atëherë i fejuari nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e tyre ose të diçkaje tjetër në vend të tyre. Me datë 13 korrik, 1933, Gjykata e Shkallës së Parë në qytetin Tanta të Egjiptit mori vendimin përfundimtar që përmban rregullat e mëposhtme:

 

1. Çfarë i jep i fejuari të fejuarës së tij, jo me qëllim shpërblimin e saj për kurorëzim konsiderohet dhuratë.

 

2. Dhurata pas pranimit të saj kalon në pronësinë e marrësit. Personi të cilit i jepet dhurata është i lirë të veprojë me të së të dëshirojë.

 

3. Në qoftë se dhurata prishet ose konsumohet, atëherë dhuruesi nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e saj. 4. Dhuruesi ka të drejtë të kërkojë vetëm kthimin e dhuratave të cilat ekzistojnë.

 

Malikitë e trajtojnë këtë çështje duke marrë parasysh se cila palë e ka prishur fejesën. Në qoftë se fejesa është prishur nga burri, atëherë ai nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e dhuratave. Në qoftë se fejesa është prishur nga vajza, atëherë burri ka të drejtë të kërkojë kthimin e të gjitha gjërave që ai i ka dhuruar asaj, pa marrë parasysh nëse ato ekzistojnë apo jo. Në qoftë se ato nuk ekzistojnë, atëherë duhet të zëvendësohen me të tjera, përveç rastit kur kjo bie në kundërshtim me zakonet ose ndonjë kusht të vendosur. Sipas Shafive dhuratat duhet të kthehen, pa marrë parasysh nëse ekzistojnë apo jo. Nëse ato ndodhen, kthehen siç janë e nëse jo, atëherë kthehet vlera e tyre. Ky mendim është i përafërt me mendimin e pëlqyer nga ne.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free