PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Mostolerimi i të metave të njeri-tjetrit

Polemika u nxeh, zërat u ngritën dhe pastaj pasoi vaji. Kështu rrodhën gjërat, qetësia kaploi dhomën bashkë me vuajtjet shpirtërore që i solli kjo ngjarje.

 

Motër muslimane! Çdo person, mashkull ose femër, ka të meta. Gruaja e mençur, e cila ka parasysh këtë fakt, nuk i shikon njerëzit në ndonjë mënyrë tjetër, ashtu siç nuk e shikon edhe bashkëshortin e vet.

 

Ajo e di se nuk është martuar me një bashkëshort të përkryer, sepse nuk ka njeri të përkryer, përveç pejgamberëve të Allahut. Si rezultat, ajo përdorë urtësinë e saj për t’i parandaluar rrugët dhe mjetet që e mërzitin dhe e zemërojnë bashkëshortin. Ajo gjithashtu kërkon rrugë dhe mënyra, të cilat ndihmonjë ta përfitojë dashurinë dhe respektin e tij.

 

Gruaja muslimane e kërkon shpërblimin e Allahut për çdo punë që bën në shtëpi për bashkëshortin dhe fëmijët. Ajo mbështet në ndihmën dhe udhëzimin e Allahut për ta drejtuar bashkëshortin e saj në destinacionin që është i kënaqur, duke përdorur fjalë të mira dhe dashuri të sinqertë.

 

Në të kundërtëm, shumë gra gabojnë për shkak të kuptimit të shtrembët të gjërave ose për shkak të të metave që kanë, kur mendojnë se e meritojnë këtë ose atë tretman, sepse ajo është ky ose ai person. E nderuara motër, më mire për juve është të kuptoni se keni edhe të drejta e edhe obligime. Në këtë mënyrë, si një grua e mençur muslimane, ju me durimin që e bëni shpresoni në shpërblimin e xhennetit. Pra, kur diçka nuk ju pëlqen, ju do të përmbaheni dhe do të duroni e me këtë meritoni shpërblimin e Allahut. Për më tepër, nëse hiqni dorë nga ajo që e dëshironi shumë dhe bashkëshorti juaj vepron në të njëjtën mënyrë, anija e familjes do të drejtohet në brigjet e sigurisë dhe qetësisë.

 

E nderuara motër, dije se çdo bashkëshort ka çaste të lumtura dhe çaste të lodhjes. Ju duhet të zgjidhni momentin e duhur për t’i diskutuar kënaqësitë dhe pakënaqësitë tuaja. Për më tepër, edhe nëse bashkëshorti juaj është nga njerëzit më të mire, dije se ai ndoshta nuk është në dijeni për disa ankesa tua, sidomos nëse është i angazhuar me punë. Si rrjedhim, nga ju le të dëgjojë vetëm fjalë të mira, të shoqëruara me buzëqeshje dhe mos nxito me kundërpërgjigje. Mos thuaj se kjo është shenjë dobësie. Nëse e meta që ju mërzit juve do të ishte e metë e juaja dhe nëse ai do t’ju këshillonte duke përdorur fjalë të ashpra dhe ngritur zërin, ju sigurisht nuk do ta pëlqenit këtë fare. Në anën tjetër, nëse ai u përkujton për të metat tuaja, duke përdorur këshilla të buta, ju natyrisht do ta pëlqeni këtë sjellje. Në fund, zgjidhni mënyrën më të mire që të tjerët dëshironi t’ju trajtojnë dhe preferoje bashkëshortin tuaj me këtë.

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free