PER NJE MARTESE TE LUMTUR :)
Dhurojani bashkeshortes/it nje histori,keshille,kompliment nga kjo faqe:)

Si ta mësoj fëmijën të jetë kritik me filmat vizatimorë

Vitet e fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të shtimit të kanaleve televizive të posaçme për transmetimin e filmave vizatimorë për fëmijë. Këto filma, ashtu siç përmbajnë skena dhe mesazhe pozitive, përmbajnë dhe të kundërtën e tyre, negativen dhe të dëmshmen. Prindërit, ndihen të shqetësuar ngaqë fëmijët mund të ndikohen nga konceptet e gabuara që përcillen nëpërmjet këtyre materialeve. Prandaj, në rreshtat në vazhdim, unë do të përpiqem t’ju ofroj një lojë të këndshme, e cila të fal kënaqësi dhe të ofron mundësinë të matësh aftësinë e fëmijës për të kuptuar atë që i shohin sytë. Shfrytëzo kohën  e lirë dhe ulu bashkë me djalin duke ndjekur një film vizatimor. Herë pas here, komentoji lëvizjet dhe aktet negative që performon heroi i filmit, sidomos në raste të tilla si:

* Kur njëri nga personazhet e filmit shan dhe ofendon një personazh tjetër, aq më tepër kur përdoren fjalë banale.

* Kur njëri nga personazhet performon diçka të pazakontë.

* Kur gënjen.

* Kur vjedh.

* Kur shkel parimet e besueshmërisë ose amanetit.

* Kur personazhet e filmit tallen ose ofendojnë njëri-tjetrin.

* Kur ironizohet një tjetër.

* Kur manifestohen akte mashtrimi.

Ndiqe filmin me qetësi dhe bëj komentet e tua, duke e lënë fëmijën të krahasojë mes asaj që sheh dhe asaj që dëgjon. Mandej ushtroje që të mos e pranojë dhe besojë gjithçka që sheh. 

Lojë e këndshme: 

Prindërit shqetësohen me faktin që fëmijët e tyre shohin shumë filma vizatimorë në gjuhë të huaja. Problemi rëndohet kur fëmija e kupton qartë atë gjuhë të huaj, e në këtë rast çdo politikë prindërore për t’ia kufizuar shikimin e filmave përfundon me dështim. Cila është zgjidhja në një rast të tillë?

1. Jepi fëmijës (fëmijëve) një laps dhe një letër.

2. Lëri ata të zgjedhin filmin që duan të shohin.

3. U thuaj se do të mungosh gjysmë ore dhe se kur të kthehesh, do i pyesësh për gabimet dhe shkeljet që ka bërë personazhi kryesor i filmit. Kërkoju që ti shënojnë gabimet në letër dhe se fëmija fitues do të shpërblehet.

4. Kij besim tek fëmijët dhe lëri vetëm, por pasi ti kesh nxitur për rivalitet. Të jeni të sigurt se do të befasoheni me rezultatin.

Po çfarë do të gjesh pasi të kthehesh?

* Do të befasohesh me gabimet dhe shkeljet e shumta në film.

* Do të befasohesh me të kuptuarit e fëmijëve si dhe dallimin e gabimeve dhe gafave të filmit.

Shumë mirë, mund të thellohesh në këtë lojë dhe tu thuash:”Pikturojeni gabimin, mandej korrigjojeni atë!” Le të shndërrohet në një konkurs dhe shfrytëzim fantastik i kohës së lirë. 

Atëherë, ajo që ke arritur me këtë lojë i dashur prind, është:

* I le fëmijët ta shohin filmin

* U mësove kritikën dhe u ndërtove një barrierë e cila pengon gabimet dhe mesazhet negative.

* Kur politika e ndalimit është e padobishme, e lë fëmijën ta shohë filmin dhe i mëson kritikën.

 

'' Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."(Kur'an) This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free